Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Koha e punës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 26300
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Koha e punës Empty
MesazhTitulli: Koha e punës   Koha e punës Icon_minitime27th November 2011, 01:28

Koha e punës

Me vetë faktin se punëtori në ndërmarje ka krijuar marëdhënie pune, e obligon atë që një kohë të kalon në organizatë në mënyrë që të e plotësojë kohën e caktuar të punës. Me nocionin kohë pune nënkuptohet koha gjatë ditës ose javës kur puntori është i detyruar të mbetet në punë në vendin e tij të punës dhe ti kryejë detyrimet e tij të parapara.

Regullimi i kohës së punës ka për qëllim jo vetëm sigurimin e një pune të caktuar e cila e cila nevojitet për realizimin e riprodhimit shoqëror, por edhe mbrojtjten e punëtorëve nga puna e tepër që do të ndikonte dëmshëm për shëndetine puntorit, si dhe me qëllim të sigurimit të kohës së lirë për jetën e tij personale.
Koha e punës Koha-ne-pune-300x195

Kohëzgjatja e punës njëkohësish është një nga të drejtat themelore të punëtorëve, ndaj nuk është gjë e rastit që ajo zë në të gjitha zërat bibliografikë nga fusha e së drejtë së puës për të drejtat dhe pozëtën e punëtorëve gjatë punës, një nga vendet e para gjatë prezentimit të problematikës së statusit, së punëtorëve gjatë punës në përgjithsi, për më tepër që në zhvillimin e përgjithshëm historik dhe të legjislacionit të madhënieve të punës, fillimet e këtij zhvillimi lidhen me kohëzgjatjen e punës dhe kufizimin e tij. Nevoja e kufizitimit të kohëzgjatjes së punës ishte një nga permisat themelore të luftës së punëtorëve për mbrojtjen e tyre në punë dhe të luftës kundër shfrytëzimit të tyre, shfrytëzim ky që rëndonte më së shumti pikërisht nga moskufizimi i kohëzgjatjes së punës, pikërisht ngase ajo ishte tepër e gjatë. Në të vërtetë, edhe ndërhyrjet e para të shtetit në regullimin e mardhënieve të punës filluan pikërisht me kufizimin e kohëzgjatjes së punës, së pari në dhjetë orë, e pastaj në tetë orë, me tendencë që të kufizohet më tutej, kështu që sot në shtet e Uniotin Evropian, ajo është nën 40 orë, në javë që është e paraparë si kohë më e gjatë e punës me konventat e ONP-së, minimumi i cili respektohet edhe në legjisëacionet e mardhënieve të punës në të gjitha shtet antare të kësaj organizate, si dhe në të shumtën e shteteve të cilat nuk jnaë atnare të saj.

Në Republikën e Maqedonisë, kohëzgjatja e ka një ritëm të vazhdueshëm të rënies. Pas kohëzgjatjes javore të punës prej 48 orë, të përcaktuar në periudhën e mbretërisë Jugosllave në përbërje të së cilës ishte edhe Maqedonia, kohëzgjatja e punës u kufizua për herë të parë në 8 orë me Dekretin për koëzgjatjen e punës, të nxjerë në nëntor të vitit 1919, dispozitë të cilën e mori edhe Ligji për mbrojtjen e punëtorëve, i nxjerë më 1922, me vërejtje që kohëzgjatja e punës për të punësuarit në lëminë e industrisë dhe xehetarisë parashikohej të ishte 48 oë në javë.

Pas shpërbërjes së RSFJ-së dhe pas shpalljes së pavarsië së Republikë së Maqedonisë, përcaktimi i këhëzgjatjes së punës u regullua me ligjin për mardhënie pune të Republikës së Maqedonisë, të vitit 1993, sipas të cili kohëzgjatja javore ishte e kufizuar në 40 orë.

Klasifikimi i kohëzgjatjes së punës



Duke u bazuar në disa kritere të cilat i njeh teoria e së drejtës së punës kohëzgjatja e punës mund të klasifikohet në disa lloje, edhe atë:

a) Për nga kohëzgjatja – e plotë, e shkurtër dhe e zgjatur

b) Sipas periudhës ditore se kur kryhet – orar ditor i punës dhe orar i punës së natës

c) Për nga mënyra se si bëhet caktimi dhe ndarja e tij- i njëhershë dhe i dy hershëm

Koha e punës sipas kohëzgjatjes



Kohëzgjatja e plotë e punës



Sipas dispozitave të LMP-së së Republikës së Maqedonisë neni 116, kohëzgjatja e javore e punës është 40 orë në javë dhe e cila është kohëzgjatje e plotë e punës, dhe cila nuk mund të jetë me e madhe se 40 orë në javë. Një javë punë zakonisht zgjat 5 ditë.

Me ligj dhe gjithashtu me marveshje kolektive kohëzgjatja e plotë e punës mund të përcaktohet edhe me orar më të shkurtër se 40 orë por me ksuht që ajo të mos jetë më e vogël se 36 orë në javë. Këtu bëjnë përjashtim ku kohëzgjatja e plotë e punës mund të jetë më e shkurtë se 36 orë në javë në bazë të ligjit ose e marveshje kolektive ose me akte tjera ligjore në ata vende pune në të cilat eksistojnë reziqe më të mëdha nga të cilat mund të pasojnë lëndime apo keqsime shëndetësore ndaj jetës së njeriut.

Kur kohëzgjatja e punës nuk është e caktuar me ligj ose me marveshje kolektive, si kohëzgjatje e plotë e pinës miret kohëzgjatja prej 40 orëve.

Punëdhënësi ka për obligim që të mbajë evidencë për kohëzgjatjen e plotë të punës. Ndërsa punëdhënësi i cili ka më shumë se 25 puntorë dhe tek i cili procesi i punës kryhet në të njejtin vend për të gjithë punëtorët, sipas LMP-së së RM, është i obliguar që të mbaj evidencë elektronile të kohës së plotë të punës dhe të kohëzgjatjes së punës mbi kohëzgjatjen e plotë të punës.

Kohëzgjatja e shkurtër e punës



Kohëzgjatja e shkurtës e punës është më e shkurtër se kohëzgjatja e plotë e punës dhe ajo zgjat më pak se 40 orë në javë. Puntori i cili punon më së paku se 40 orë në pajtueshmëri me regullat e sigurimit pensional dhe invalidor, regullat e sigurimit shendetsor i ka të gjitha të drejta ashtu si të punonte me khëzgjatje të plotë të punës[4].

Kohëzgjatja e punës mbi kohëzgjatjen e plotë të punës



Përveq kohëzgjatjes së plotë të punës, kohëzgjatja javore e punës 40 orë dhe kohëzgjatjes së shkurtër të punës, Ligji për mardhënie pune i Republikës së Maqedonisë parasheh mundësinë që punëtori të punojë mbi kohëzgjatjen e plotë të punës, përkatësisht më shumë se 40 orë në javë. Punëtori është i obiguar me kërkesë të punëdhënësit të kryej punë mbi kohëzgjatjen e plotë të punës atëherë kur:



Është ritur puna;
Kur është e nevojshme vazhdimi i kapacitetit afarist ose prodhues;
Kur është e patjetërsueshme të largohen mjete e punës të cilat janë të dëmtuara, e cila do të shkaktonte ndërpreje të punës;
Nëse është e nevojshme që të sigurohet siguria e njerëzve dhe pronës, si dhe sigurimi i të ardhurave;
Dhe me raste të tjera të përcaktuara me ligj ose me marveshje kolektive.
Koha mbi kohëzgjatjen e plotë të punës më së shumti mund të zjgasë 10 orë në javë ose 190 orë gjatë një viti, përveq për punët të cilat për shkak të specifikës së tyre gjatë kryerjes së tyre nuk mund të ndërpritet procesi i punës ose për ata për të cilat nuk ka mundësi organizimi i punës në ndëresa, në përputhshmëri me akt të qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ndërsa punëtorit i cili ka punuar më shumë se 150 orë nga koha e plotë e punës dhe i cili nuk ka munguar në punë më shumë se 21 ditë gjatë një viti, te i njejti punëdhënës, punëdhëësi është i obliguar që përskaj të të dhënave për rogë ti paguaj edhe bonus (dhuratë) me vlerë prej një roge mesatare në R.M.. Nëse punëdhënësi vë kohë më të gjatë se 190 orë në vjet është i obliguar që të bëjë riorganizimin e kohës së punës ose të vëndojë ndëresa[5]. Punëdhënësi është i obliguar të mbajë evidencë për kohën e punës mbi kohëzgjatjen e plotë të punës, dhe ata orë të i shënon veçmas në llogaritjen e rogës së punëtorit.

Në disa raste të cilat janë të parashikuara me ligj punëdhënësi nuk mund që të mbajë punë mbi kohëzgjatjene e pltoë të punës. Punëdhënësi nuk mund të mbajë punë mbi kohëzgjatje e plotë të punës në këta raste:



Kur puna mund të kryhet me organizim përkatës ose me ndarje e punës, ose me vëndësojen e ndresave;
Punëtorëve të gjinisë femërore, në pajtim me LMP-në e RM-së, për arsye të sigurisës ë shtatëzanisë, lindjes apo prindërisë;
Nënës me fëmijë gjer më 3 vjet dhe prindit i clili kujdeset vet per fëmijën gjer kur fëmiju ka 6 vjet, përveq kur punëtori jep deklaratë me shkrim se ai don të punëj punë mbi kohën e plotë të punës;
Punëtorit më të vjetër;
Punëtorit i cili nuk ka mbushur 18 vjet;
Punëtorit të të cilit sipas mendimit të mjekëve puna e tillë do tëe dëmtojë shëndetin e tij;
Kur punëtori ka kohëzgjatje të plotë të punës e cila ështënën 36 orë në javë për shkak të punës në vendin e punës, ku ka reziqe më të mëdhaja për lëndime ose dëmtime shëndetësore.
Punëtori i cili punon punë me kohëzgjatje të plotë ka të drejtë të bëjë marveshje për punë me kohë të shkurtër me punëdhënës tjetër, mirëpo me kusht që kjo puna e shkurtër të mos jetë më e gjatë se 10 orë në javë. Këtë punëtori mund ta bën vetëm me pajtueshmëri me punëdhënësin tek i cili është në mardhënie pune me kohëzgjatje të plotë të punës.

Orari i punës sipas kohës në të cilën realizohet



Në kontekst të këtij klasifikimi të orarit të punës, problemi reudktohet në çështjen se cila periudhë e ditës do të konsiderohet si punë të cilën punëtori e bën natën edhe cla ditën, ose siq themi zakonisht, puna e cilës periudhë do të knsiderohet punë ditore dhe dhe e cilës periudhë punë e natës.

Dallimi i punës së natës dhe punës ditore i ka rënjët e veta jo vetëm në ligjet e natyrësh dhe në ndryshimin e kohës, por edhe në përpjekjet për t’i realizuar sa më mirë të drejtat e punëtorëve përkatësisht që kët o ligje të natyrës dhe ndryshimet e kohë të mos ndikojnë në realizimin e këtyre rë drejtave[8].

Si punë nate sipas LMP-së të RM-së miret puna e kryer midis orës 22. 00 dhe orës 6. 00 të ditës së ardhshme. E nëse sipas renditjes së kohës së punë është përcaktuar puna e natës, për punë nate miren 8 orë të pandërprea pune ndërmjet orës 22 00 gjer më orën 7 të ditës s ë ardhshme[9]. Ai punëtor i cili punon së paku tre orë prej orarit të tij të plotë në orarin e punës së natë ka të drejtë për kujdes special të punës së natës. Ndërsa për ata punëtorë për të cilët sipas mendimeve të mjekëve puna e tillë, puna e natës, është e dëmshme për puntorin dhe nga puna e tillë punëtori mund të ketë pasoja shëndetësore, punëdhënësi është i obliguar që punëtorit të i gjejë punë të përshtatshme gjatë ditës. Punëdhënësi ndaj këtyre punëtorëve të cilët punojnë në ndrimin e natës duhet të ua plotësojë disa kushte, të cilat janë:



Pushim më të gjtaë;
Ushqim të përshtatqëm;
Udhheqje profwesionale të punëtorëve, përndryshe procesit të prodhimit;
Dhe kontrolle mjekësore


Kur puna kryhet me ndrime punëdhënësi është i obliguar sigurojë ndrime të punëtorëve, gjithashtu punëtori i cili punon në punë të natës mund që të punojë në ndrim të natës jo më shumë se një javë. Punëdhënësi e ka të ndaluar që të e përcaktoj një punëtor që të punojë në punë të natës nëse për atë person nuk ka krijuar kushte për udhtime gjer në punë dhe kthim përsëri në shtëpi.

Punëtori i cili punon gjer më 4 muaj punë me orar të natës kohëzgjatja e punës së tij nuk mund të zgjasë më shumë se 8 orë në ditë. Gjithashtu për punëtroin i cili punon punë nate dhe në të cilin vend pune eksistojnë shance më të mëdha për lëndime ose dëtmime shëndetësore punëtori nuk mund të punojë më shumë se 8 orë në ditë[11].

Punëdhënësi tek i cili do të orgaizohet puna e natës, dhe ku puna e natës do të kryhet regullisht me punëtorë të cilët më së paku njëherë në vit do të punojnë në ndrimin e punës së natës, para marjes së vednimit, ai ka për obligim që të konsultohet me sindikatën përfaqsuese tek punëdhënësi, e nëse ajo mungon atëherë atëherë me punëtorin përfaqësues për përcaktimin e kohës së punës, për cilën pjesë të ditës do të miret si pjesë e punës së natës, për format e organizimit të punës së natës, për masat e sigurisë gjatë punës, si dhe për masat e sigurimit social.

Përcaktimi dhe ripërcaktimi i kohës së punës



Përcaktimi i regullt i kohës së punës në legjislacionin e punës është një nga ato qështje që lidhen me shfrytëzimin sa më të plotë dhe sa më racional të kapitalit, mjeteve të prodhimit si dhe të punës së personave të caktuar.

Punëdhënësi ka pasqyrë më të saktë të nevojave për përcaktimin e kohës së punës, prandaj është ai që ve në pah mënyrën e përcaktimit të kohës së punës.

Përcaktimi dhe kushtet e përcaktimit të kohës së punës përcaktohen me ligj, marveshje kolektive apo mardhënie pune. Punëdhënësi është i obliguar që në mënyrë zyrtare të e njoftojë punëtorin gjatë ripërcaktimit të kohës së punës më së paku një ditë para saj. Gjat përcaktimit të kohës së plotët ë punës punëtori nuk mund të përcaktohet për punë më të shkurtësr se 4 ditë pune në javë. Përcaktimi i kohës së punë bëhet sipas natyrës ose organizimit të punës ose sipas nevojave të përdoruesve. Gjatë përcaktimit, koha e punës nuk guxon të jetë më te gjatë se 40 orë në javë dhe jo më pak se 4 orë në ditë. Ripërcaktimi i kohës së punës bëhet atëherë kur e kërkon nevoja e detyrës(punës). Në rastet e ripërcaktimit të punës, ripërcaktimi i punës bëhet në atë mënyrë që puna totale e punëtorit mesatarisht mos të i kalon 40 orë në një javë pune, gjatë një viti.

Orarin e kohës së punës në përgjithsi e përcakton punëdhënësi. Ndërsa në disa lëmi siq janë: komunikacioni, shëndetsi, sigurimi dhe përkujdesja socilae e fëmijve, arsim, turizëm dhe në zejtari orari i kohës së punës përcaktohen nga ana e organit shtetëror të lëmisë përkatëse .





Punim Seminarik - Punoi: Vullnet Bajrami K-3-38/07




Burimi: menaxherat.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
 
Koha e punës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si eshte koha ne vendin tuaj?
» E Drejta e Punes
» Sa vlen vendi i punes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Menaxhment Ndërkombëtar-
Kërce tek: