Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 E drejta e detyrimeve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24179
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

E drejta e detyrimeve Empty
MesazhTitulli: E drejta e detyrimeve   E drejta e detyrimeve Icon_minitime9th October 2011, 14:53

E drejta e detyrimeve
Si dege e se drejtes, merret me studimin e marredhenieve te detyrimeve te cilat jane marredhenie juridike mes kreditorit dhe debitorit.
Marredheniet e detyrimeve jane marredhenie juridike, ne te cilat nje subjekt quhet kreditor, i cili ka te drejte te kerkoje nga subjekti tjeter i cili quhet debitor nje denje (dare), berje (facere), mosberje (et non facere) dhe nje pesim (pati), per te cilen ky subjekt detyrohet t’i permbahet sjelljes se tille.

E drejta e detyrimeve:
Ne kuptimin objektiv, paraqet grupin e rregullave me anen e te cilave rregullohen qendrimet e pjesemarresve ne marredheniet e tyre te ndervetshme te detyrimeve.
Ne kuptimin subjektiv, paraqet pushtetin subjektiv, te cilin pjesemarresit e nxjerrin nga e drejta objektive.
* Subjektet ose pjesemarresit ne te drejten e detyrimeve jane persona juridik shoqeror, jur-civil dhe individe.
Lende e se drejtes se detyrimeve jane vet detyrimet – quid obligatio.
Sjellja e debitorit prej te cilit kerkon dicka kreditori, eshte lende e se drejtes se detyrimeve (kjo permban ndonje dhenie, berje, mosberje ose pesim).
Ne pjesen e pergjithshme te se drejtes se detyrimeve, trajtohen ceshtje te pergjithshme dhe institutet themelore te kesaj dege. Ketu hyjne: nocioni, elementet, karakteristikat e detyrimeve, burimet e detyrimeve, efektet e detyrimeve, burimet e detyrimeve, efektet e detyrimeve, nderrimi i subjekteve ne marredheniet e detyrimeve dhe shuarja e detyrimeve.
Ne pjesen e vecante bejne pjese rregullat te cilat u perkasin llojeve te vecanta te kontratave me emer. Ndarja e ketyre kontratave eshte bere sipas efekteve te tyre, dmth cfare pasojash ka kontrata ne pasurine e paleve kontraktuese.

Burimet
Formale
- kushtetuta dhe ligji mbi marredheniet e detyrimeve
Materiale:
- Konktrata, shkaktimi i demit, pasurimi i pabaze, gjerimi i puneve te huaja pa para, shprehja e njeanshme e vullnetit.

Karakteristikat e detyrimeve
1. detyrimet jane marredhenie me karakter juridik.
Dtth se jane te rreguluara ne mbeshtetje te rregullave juridike.
Obligatio est vinculum juruis
Mjet tipik per mbrojtjen e detyrimeve eshte padia civile – actio. Mjete tjera jane: kundershtimi – exceptio, kthimi ne gjendje te meparshme- restitutio in integrum

2. detyrimet jane marredhenie mes subjekteve te caktuar
Kjo dtth se cdo pjesemarres ne marredheniet e detyrimeve ka pozite te caktuar juridike. Ne kete marredhenie duhet te ekzistojne se paku dy role te caktuara. Njeri paraqitet ne rolin e atij qe ka te drejte te kerkoje (kreditori) qe subjekti tjeter (debitori) t’i dorezoje dicka, te veproje ose te mos veproje.

3. Marredhenie me permbajtje te caktuar
- të drejtat dhe detyrimet, të caktuara për kreditorin dhe debitorin përbëjnë përmbajtjen e detyrimit. Detyrat e debitorit ndajë kreditorit mund të konsistojnë në: dare, facere, non facere dhe pati.

4. Detyrimet janë marrëdhënie me karakter relativ -
veprimi inter partes i marrëdhënieve të detyrimeve.

5. Detyrimet janë marrëdhënie me karakter pasuror -
Karakteri material i marredhenieve te detyrimeve paraqitet kur mosekzekutimi i detyres nga debitori do t’i shkaktoje dem kreditorit dhe do ta detyronte debitorin qe te beje demshperblimin i cili behet me para.

Vetitë e detyrimeve të plotfuqishme
1. Detyrimi është i mundshëm (pamundësia objektive, subjektive, fillestare, e mëvonshme, fizike, juridike) – nqs debitori detyrohet per dicka qe eshte e mundshme te behet (impossibilum nulla est obligatio dhe ultra posse nemo tenetur)
2. Detyrimi është i caktuar – caktueshëm (detyrimi eshte i caktuar nqs debitori di se cilat jane te drejtat dhe detyrat e tyre ne marredhenie. Lenda e detyres mund te jete e caktuar plotesisht dhe e caktueshme)

3. Detyrimi është i lejueshëm (Nqs eshte ne pajtim me rregullat kushtetuese, ligjore dhe me normat e moralit shoqeror)

Klasifikimi i detyrimeve
• Sipas karakterit juridik
1. Detyrimet civile dhe Detyrimet natyrale

• Sipas lëndës së ekzekutimit
1. Detyrimet pozitive dhe Detyrimet negative

• Sipas shprehjes së tyre në vlera monetare
1. Detyrimet me para dhe detyrimet jo me para

• Sipas saktësimit të detyrimit
1. Detyrimet individuale dhe gjenerike

• Detyrimet e përbëra prej shumë objektesh
1. Komulative, Alternative, dhe Fakultative

• Detyrimet me shume subjekte
1. Detyrimet solidare aktive - (solidariteti aktiv nuk mund të supozohet po parashihet me ligj ose me kontratë)
2. Detyrimet solidare pasive – (krijohen në bazë të ligjit, kontratës, testamentit)

• Sipas kohëzgjatjes së prestimeve
1. Të përkohëshme, Sukcesive, dhe të Përhershme – ketu vjen në shprehje clausula rebus sic stantibus

• Sipas subjektit që e ekzekuton detyrimin
1. Detyrimet thjeshtë personale dhe detyrimet jo personale

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24179
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

E drejta e detyrimeve Empty
MesazhTitulli: Re: E drejta e detyrimeve   E drejta e detyrimeve Icon_minitime9th October 2011, 14:53

Burimet e se drejtes se detyrimeve
Kontratat e detyrimeve (nocioni i kontrates-contractus)
Burim kryesor i marredhenieve te detyrimeve. Eshte marreveshje e dy apo me shume personave qe ka per qellim te krijoje, ndryshoje ose te shuaje nje marredhenie juridike te detyrimit. Kontrata eshte lidhur kur palet kontraktuese jane pajtuar per elementet thelbesore. Kontrata hyn ne grupin e puneve juridike te dyanshme. Kontrata eshte instrument juridik me te cilin krijohen detyrime, me vullnetin e paleve kontraktuese.

Burimet e se drejtes kontraktuese jane:
1. Liria e kontraktimit (Ky parim paraqet mundesi per pjesemarresit ne marredheniet e detyrimeve qe me vullnetin e vet te lire ti rregullojne marredheniet reciproke juridike)
2. Parimi i konsensualizmit

• Parimi I lirisë së kontraktimit:
1. që të vendos se a do të lidhë kontratë,
2. që ta zgjedhë personin,
3. që ta caktoj përmbajtjen,
4. që të vendos për fatin e saj,
5. që ta caktoj legjislacionin në fuqi,
6. që ta caktoj gjykatën kompetetnte

-Kufizimi i lirisë së kontraktimit -
1. Kufizimi sa I përket lirisë së zgjedhjes së palës kontraktuese - te prodhimtaria industriale;
2. Kufizimi në pikëpamje të përmbajtjes së kontratës - Kontrata mbi kredinë;
3. Kufizimi pas paraqitjes së kontratave të adezionit dhe kontratave formulare - shitja nderkombëtare e naftes - pambukut;
3. Kufizimi në pikpamje të formës së kontratës - kontrata mbi shitjen e sendeve të paluajtshme.

• Parimi I konsensualizmit;
Ky parim do të thotë se kontrata mund të lidhet thjeshtë në bazë të vullnetit të palëve kontraktuese - solo consensus;



Kushtet per lidhjen e kontrates
Kushtet e pergjithshme: aftesia punuese e paleve, pajtimi i vullnetit, lenda e kontrates dhe baza e kontrates.
Kushtet e vecanta: forma e kontrates, lidhja e kontrates me dorezimin e sendit dhe dhenia e pelqimit per lidhjen e kontrates.
• Aftësia punuese e palëve -
Aftesia e plotë për të vepruar -
Aftësia e pjesshme për të vepruar - mbi 14 vjetë
Personat me paaftësi për të vepruar - nën 14 vjetë
• Pëlqimi I vullnetit - vullneti duhet të jetë I lirë, serioz, I vërtetë, I mundshëm.
• Lënda e kontratës - mund të jetë ndonjë send, veprim ose mosveprim -
Cilësitë e lëndës së kontratës:
1. Lënda duhet të jetë e mundëshme (pamundësia objektive - subjektive, fillestare - e mëvonëshme, fizike - juridike).
2. Lënda duhet të jetë e caktuar - caktueshme;
3. Lënda duhet të jetë e lejueshme.

• Baza e kontratës -
Nënkupton shkakun - arsyen pse palët kanë lidhur kontratë... Baza e kontrates eshte kusht I pergjithshem per lidhjen e saj. Baze e kontrates eshte qellimi juridik qe e ka shtyre ndonje subjekt te marre detyrimin qe e ka caktuar karakterin juridik te punes juridike. Nuk ka kontrate te vlefshme pa baze juridike.
Ne kontratat e dyanshme detyruese eshte me rendesi baza e detyres se njeres dhe pales tjeter. Ketu, baza e detyrimit te njeres pale sherben si baze e detyrimit te pales tjeter.
Ne kontratat pa shperblim, sic jane: kontrata mbi depozitin, sherbimin, autorizimin baza e kontrates eshte qellimi I te autorizuarit, qellimi I kryerjes se sherbimit pa pagese (intentio liberalis), kurse ne kontraten mbi dhuraten baze do te jete qellimi I dhuratedhenesit qe dicka te jape per dhuratemarresin pa shperblim (animus donandi). Ne kontratat reale, sic eshte kontrata mbi huane e parave, baze juridike eshte ceshtja e dorezimit, kthimi I parave te marra hua prej huadhenesit.



Teoritë lidhur me bazën e kontratës -
1. Teoria kauzale - qëllimi -te kontratat e dyanëshme detyruese bazë e njëres detyrë është detyra tjetër, të kontratat bëmirëse bazë është qëllimi I bëmirësisë.
2. Teoria antikauzale - baza e kontratës është e panevojshme, ajo që shpjegohet me bazën e kontratës mund të shpjegohet edhe me lënden e saj.
3. Teoria subjektive - baza e kontratës është element subjektiv dhe mund të shpjegohet me motivin për lidhjen e kontratës.
3. Teoria objektive - baza nënkupton barazvlerën ekonomike-ekujvalencën e prestimeve - ndërmjet palëve kontraktuese.
4. Teoria e përzier subjektive - objektive - duhet filluar nga qellimi I detyrimit si kategori subjektive, qëllim I cili ka të bëjë me kalimin e pronësisë si kategori objektive.

(baza e kontratës mungon, është e ndaluar dhe është fiktive)

Kushtet e veçanta për lidhjen e kontratës
• Lidhje e kontratës me dorzimin e sendit - kontratat reale -
(kontrata mbi huanë, dhuratën, depozitën, pengun, kaparin)
Ligji mbi marrë. e detyrimeve keto kontrata I konsideron si kontrata konsensuale-
• Dhënja e pëlqimit për lidhjen e kontratës - (si leje - si pëlqim)
1. Dhënia e pëlqimit për lidhjen e kontratës për mbrojtjen e interesit të të miturit.
2. Dhënia e pëlqimit për lidhjen e kontratës me qëllim të mbrojtjes së interesit shoqëror. (tek veprimtaria e importit - eksportit, shitblerja e mjeteve narkotike, etj).
• Forma e kontratës -
1. Forma solemne – (eshte forme thelbesore dhe element konstituitiv I kontrates. Kjo forme duhet te ekzistoje: ne kontratat per qerane e lokaleve afariste, ne kontratat per ndertim, kontrata per shfrytezimin e baneses. Ketu kontrata ka formen me shkrim.)
2. Forma reale – (ekziston ne ato raste kur dorezimi I sendit eshte kusht I vecante per krijimin e disa kontratave. Dorezimi I sendit duhet te behet: ne kontraten e huase, te pengut, te kaparit, depozites, huaperdorjes)
3. Forma provuese - (qellimi I provimit se vullneti eshte shprehur… sherben si prove per vertetimin e ekzistimit te kontrates ne rast kontesti ndermjet paleve kontraktuese)
4. Forma ligjore – ex lege (ekziston kur per vlefshmerine e nje kontrate, ligji shprehimisht parasheh formen e caktuar. kontrata mbi ndertimin, licencen, etj)
5. Forma kontraktore – ex contactus (ekziston kur palet kontraktuese per vlefshmerine e kontrates parashohin formen e caktuar)
Sanksioni per shkak te mungesës së formes…Nqs palet kontraktuese, kontraten e kane kushtezuar ne forme te caktuar dhe kete nuk e kane rrespektuar, kontrata nuk ekziston dhe nuk krijon efekte juridike.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24179
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

E drejta e detyrimeve Empty
MesazhTitulli: Re: E drejta e detyrimeve   E drejta e detyrimeve Icon_minitime9th October 2011, 14:53

Lidhja e kontrates
Lidhjes se kontrates I paraprijne veprime paraprake sic jane: Negociatat, bisedimet dhe parabisedimet.

1. Negociatat ( Lidhjes se kontrates I paraprijne bisedimet mes subjekteve te caktuar. Subjektet e interesuar mund te bisedojne per elementet e caktimit te lartesise se cmimit, per menyren dhe vendin e dergimit, per cilesite e sendit, pagesen etj. “Negociatat I paraprijne lidhjes se kontrates dhe nuk obligojne.”)
2. Oferta-ofertum (Oferta eshte shprehje e vullnetit te nje personi me ane te te cilit e fton personin tjeter te caktuar me qellim qe te lidhe kontraten. Personi qe ofron oferten quhet ofertues, kurse personi te cilit I ofrohet oferta quhet I ofertuar. Oferta duhet ti plotesoje keto kushte: qe te jete nga personi I cili ka per qellim te lidhe kontraten ose nga personi I autorizuar I tij, ti permbaje elementet thelbesore per lidhjen e kontrates-esentialia negoti-te cilen deshirojne ta lidhin, te permbaje qarte dhe seriozisht vullnetin e shprehur te propozuesit se deshiron te lidhe kontrate ne baze te kushteve te propozuara, oferta duhet te behet ne forme te shkruar nese lidhet kontrata formale)-
(Menyra e paraqitjes se ofertes: Oferta mund te paraqitet me shkrim, me goje dhe ne heshtje. Menyrat e paraqitjes se ofertes ndahen ne: te drpdr dhe te terthorta) – (Efektet juridike te ofertes: Oferta eshte shprehje e njeanshme e vullnetit te ofertuesit, me ane te se ciles ai propozon lidhjen e kontrates sipas kushteve te cilat I ka parashtruar ne oferten e vet. Ofertuesi eshte I lidhur per oferten, te cilen ia ka bere te ofertuarit dhe nuk mund ta revokoje, pervec nese oferta nuk I ka arritur te ofertuarit.)
(Pranimi I ofertes- eshte shprehje e njeanshme e vulnetit te te ofertuarit me anen e te cilit e miraton propozimin e ofertuesit per lidhjen e kontrates ne kushte te caktuara ne oferte. Pranimi I ofertes quhet edhe pranim, pelqim, miratim. Kontrata lidhet pas perputhjes se ofertes dhe pranimit. Qe deklarata e nje personi, si pergjigje e personit te ofertuar per propozimin e ofertuesit, qe te jete pranim I ofertes, duhet te jene plotesuar keto kushte: Qe te jete dhene nga personi I ofertuar ose te jete I autorizuari I tij, Qe sipas permbajtjes ti pergjigjet plotesisht ofertes, Qe te permbaje shprehjen e qarte dhe serioze te vullnetit (animus contrahendi), Qe ti arrije me kohe propozuesit)…
(Menyrat e pranimit te propozimit: direkt- hyjne deklaratat e bera vecmas me goje, me shkrim, me teleprinter ose me shenja te pergjithshme te pranimit si luajtja e kokes, duke dhene doren, duke dhene kaparin… ne menyrat e drpdr hyjne nenshkrimi I te ofertuarit ne oferten me shkrim ose venia e shenjes se gishtit……………dhe indirekt-terthorazi, pranimi I ofertes duhet qe nga sjellja e personit te ofertuar te kuptohet se ai ka dashur te shprehe pajtimin qe te lidhet kontrata sipas propozimit te bere).
(Efekti juridik I pranimit te ofertes- pranimi I ofertes eshte shprehje e njeanshme e vullnetit te te ofertuarit me ane te se ciles pajtohet per lidhjen e kontrates sipas kushteve te propozuara ne oferte. Pasi I ofertuari jep pelqimin per oferte, lidhet kontrata e cila krijon te drejta dhe detyra mes ayre subjekteve.)
3. Mbi kohen e lidhjes se kontrates:
1. Teoria e dergimit – konsiderohet se K eshte lidhur ne momentin kur dorezohet ne mailbox
2. Teoria e deklarimit – momenti I deklarimit te te ofertuarit
3. Teoria e marrjes – kur ofertuesi e merr pergjigjen
4. teoria e njoftimit – kur ofertuesi eshte njoftuar

Klasifikimi i kontratave të detyrimeve
• Varësishtë se a janë rregulluar - paraparë me ligjë apo jo:
1. Kontrata me emër (kontrata e shitjes, e dhuratës, e veprës, e qirasë tjj)
2. Kontrata pa emër (k. për sefin, për ekspozimin, botimin etj);
• Varësishtë nga forma e tyre:
1. Kontrata konsensuale (k. mbi shitjen, veprën, qiranë etj)
2. Kontrata formale (k. mbi ndërtimin, përfaqësimin tregtar, kredinë etj);
• Varësishtë nga ekuivalenca e prestimeve:
1. Kontrata me shpërblim - oneroze (k. mbi shitjen, mbi veprën, ortakërinë,
qiranë, ndërtimin etj)
2. Pa shpërblim - lukrative (dhuratën, huanë pa kamatë, depozitën, shërbimin)
• Varësishtë nga të drejtat dhe detyrat:
1. Kontratat e njëanshme detyruese (k. mbi dhuratën, huanë, depozitën etj)
2. Kontratat e dyanshme detyruese (qiranë, veprën, ortakrinë, sigurimin,
shitblerjen etj);

• Varësishtë se palët a i dinë të drejtat dhe detyrimet e tyre në momentin e lidhjes së kontratës, ose ato varen nga një rrethanë e ardhshme dhe e pasigurt:
1. Kontrata komulative (k. mbi shitjen, këmbimin, ndërtimin, qiranë etj)
2. Kontratat aleatore - pacaktueshmëria e kohës (k. mbi rentën jetësore - mbi
sigurimin, lojen dhe kushtin etj);
• Varësishtë nga kohëzgjatja e prestimeve:
1. Kontrata me prestime të përkohshme (shitja e sendeve me para të gatshm,
k. mbi dhuratën, huanë, këmbimin)
2. Kontrata me prestime të përhershme (qiranë, shërbimin, ndërtimin, sig.)
a. Kontrata me prestime periodike - ekzekutohet në intervale të sakta kohore (qiraja -fund muajit)
b. K. me prestime sukcesive - ekz. në afate të kontraktuara dhe në kiste;
• Varësishtë nga ajo se në një k. a ka elemente të vetëm një kontrate apo të disa kontratave:
1. Kontratat e thjeshta (k. e shitjes, qirasë, depozitit, dhuratës, këmbimit)
2. Kontrata e përzier (k. mbi sefin - qiranë dhe depozitin, allotmanin -
qirasë, depozitit, shërbimit dhe shitjes);

• Varësishtë se për çfarë periudhe janë përcaktuar të drejtat dhe detyrat:
1. Kontrata gjenerale - për kohë më të gjatë (kontratat në ndertimtari - kur me k. perc.pergjithësishtë se cilat punë duhet të kryhen - pa caktuar detaje te veçanta)
2. Kontrata të veçanta - për kohë më të shkurtër (k. në ndërtimtari kur caktohet
saktësishtë se cila punë duhet të kryhet deri kur - psh. brenda një viti);
• Varësishtë se një kontratë a mund të ekzistoj si e pavarur apo jo:
1. Kontrata e pavarur (k. mbi shitjen, qiranë, veprën, dhuratën, shërbimin)
2. Kontrata akcesore (dorëzaninë, kaparin, pengun, hipotekën, pendimin etj);
• Varësishtë se a dihet shkaku - qëllimi i lidhjes së kontratës - edhe nga të tjerë:
1. Kontrata kauzale (k. mbi dhuratën, huanë, depozitën, qiranë, veprën etj)
2. Kontratat abstrakte (k. mbi kambialin, ose kur dikush obligohet me shkrim se duhet ti paguaj dikuj një shumë të hollash - sidomos zbatohen në të drejtën tregtare);
• Varësishtë se a e shpreh vullnetin e drejtpërdrejtë një person apo të gjithë:
1. Kontrata kolektive - krijon efekte për të gjithë që I përkasin grupit…
2. Kontrata individuale (saktësonë të drejtat dhe detyrat e palëve kontraktuese - në përputhje me kontratën kolektive - k. individuale mbi marr. e punës);
• Varësishtë nga cilësitë e subjekteve - palëve kontraktuese:
1. Kontrata intuitu personae (mjeshtria e veqant, talenti, besimi i caktuar)
2. Kontrata jo intuitu personae;
• Varësishtë nga teknika dhe mënyra e lidhjes së tyre:
1. Kontrata me përmbajtje të caktuar
2. Kontrata e adezionit (k. mbi transportimin e mallrave në hekurudhë, në trafikun ujor, ajror,
mbi sigurimin, sherbimet postale);
• Varësishtë nga ……..
1. Parakontrata (kontrata me ane te te cilave palet jane obliguar qe ne te ardhmen te lidhin kontrate tjeter, elementet e se ciles jane caktuar me pare)
2. Kontrata definitive - kryesore. (jane ato te cilat krijohen pasi te jete permbushur kontrata paraprake)

Interpretimi i Kontratës
Dtth percaktimi I kuptimit te vertete dhe efekteve te dispozitave te saj. Ne rregullat e interpretimit te kontrates dallohen:
• Rregullat e përgjithshme mbi interpretimin:
1. Kriteri subjektiv – CC (vullneti I shprehur I paleve kontraktuese)
2. Kriteri objektiv - KC Gjerman, (sipas dokeve dhe shprehive të rrethit shoqëror)
3. Kriteri i përzier – LMMD (gjate interpretimit te dispozitave kontestuese nuk duhet ti permbahemi dmth bukfale te shprehjeve te perdorura por duhet vertetuar qellimin e perbashket te paleve kontraktuese dhe dispozita te kuptohet ashtu sic u pergjigjet parimeve te se dr se detyrimeve te percaktuara me kete Ligj (neni…?))

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24179
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

E drejta e detyrimeve Empty
MesazhTitulli: Re: E drejta e detyrimeve   E drejta e detyrimeve Icon_minitime9th October 2011, 14:53

• Rregullat plotësuese të interpretimit të kontratës:
1. Të vertetohet qëllimi i përbashkët i palëve
2. Interpretimi ti përgjigjet përmbajtjes, natyrës, lëndës, dhe karak. të kontratës
3. Të interpretohet në kuptimin e ngushtë
4. Të kon. pa shperblim - detyrimi të jetë sa më pak i rëndë për debitorin
5. Te kontratat formulare interpretimi të bëhet në favor të palës tjetër -

Kontratat e ndaluara (kontrata eshte e ndaluar nese eshte ne kundershtim me parimet kushtetuese, me normat e moralit shoqeror dhe me normat e dokeve te mira)
• Kontrata ndermjet avokatit - klijentit - qmimi per sherbim me I larte…
• Kontrata ndermjet avokatit - klijentit - kur avokati e blene gjene kontestuese…
• Kontrata- ku njera pale merre detyrim te kryej nje veper penale…
• Kontrata - kur ndermjetsuesit per lidhjen e kurores I premtohet shperblim ne te holla…
• Kontrata - kur palet kane parapare afate me te gjata ose me te shkurtera te parashkrimit etj…
Pasojat juridike te kontratave te ndaluara
Pavlefshmeria:
1. Absolute (kur cenohet interesi I pergjithshem I shoqerise)
2. Relative (kur cenohen interesat individuale te paleve kontraktuese)

• Kontrata me fajde: (eshte ajo sipas se ciles njera pale kontraktuese fiton per vete ose per personin e trete nje dobi te pamase nga pala tjeter kontraktuese, duke shfrytezuar nevojen, varesine, mendjelehtesine…)
1. Të jetë kontratë me shperblim
2. Të ekzistoj nevoja e njëres palë
3. Te ekzistoj mendjelehtësia
4. Të ekzistoj pa përvoja
5. Të ekzistoj disproporcioni I prestimeve
(për kërkimin e anulimit - afati një vjeçar)

Te drejtat e pales se demtuar
Pala e demtuar ka te drejte te kerkoje anulimin e kontrates
Ka te drejte te kerkoje qe kontrata te mbetet ne fuqi, mirepo duke eleminuar disproporcionin e prestimeve te shkaktuara me kontraten me fajde.
Ka te drejte te kerkoje shperblimin e demit, nese I eshte shkaktuar dem me lidhjen e kontrates me fajde.

Mjetet e sigurimit te ekzekutimit te kontrates
Jane: reale dhe personale.
Mjetet e sigurimit personal te ekzekutimit te kontrates
Dorëzania - (Mjet personal per sigurimin e ekzekutimit te kontrates. Krijohet ne baze te marreveshjes se kreditorit dhe dorezanit, me te cilin dorezani merr obligim qe te paguaje borxhin nese nuk do ta pauaje debitori. Lidhet në mes të kreditorit dhe dorëzanit - kontratë akcesore)
a. Marrëdhënjet në mes të kreditorit dhe dorëzanit (vetem në dy raste kreditori mund ti drejtohet drejp. dorëzanit për përmbushjen e dety.: Nëse debitori kryesor ka falimerntuar, ose nëse deb. kryesor nuk i dihet vendbanimi).
b. Marrëdhëniet në mes të dorëzanit dhe debitorit kryesor…e drejta e regresit…
Llojet:
a. Dorëzani i thjeshtë - supsidiar – (detyrohet te paguaje borxhin nese kete nuk e ben debitori ne afatin e parapare ne ftesen me shkrim)
b. Dorëzani pagues – (kreditori mund të zgjedhë se kujt ti drejtohet sepse dorezani ne kete rast pergjigjet bashke me debitorin kryesor)
c. Bashkëdorëzania - shumë dorëzanë –( I përgjigjen solidarishtë kreditorit… shume vete dorezanojne per borxhin e debitorit kryesor)
ç. Dorëzani i dorëzanit – (kur nje person detyrohet ndaj kreditorit se do te pergjigjet per permbushjen e detyrimit te dorezanit)
d. Dorëzania për shpërblimin e dëmit - kur sigurohet dorëzani nga një
dorëzan tjetër - nëse nuk realizohet e drejta e tij e regresit.
(detyrimi I dorëzanit parashkruhet në afatin prej 2 viteve…)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24179
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

E drejta e detyrimeve Empty
MesazhTitulli: Re: E drejta e detyrimeve   E drejta e detyrimeve Icon_minitime9th October 2011, 14:54

Efektet e vecanta te kontratave me shperblim
Shprehen ne:
kundershtimin per mospermbushjen e kontrates (exceptio non adinpleti contractus), (eshte mjet juridik me te cilin mbrohet barazia ne pikepamje te njekohesise se permbushjes se kontrates ne kontratat e dyanshme detyruese)(kushtet e kundershtimit: te ekzistoje kontrata e dyanshme detyruese me shperblim, qe nga ligji, kontratadhe rrethanat e rastit nuk rrjedh se njera pale eshte e detyruar qe me pare te permbushe detyrimin e vet, qe njera pale deri ne paraqitjen e kundershtimit nuk e ka permbushur detyrimin e vet, qe ana paditese nuk i ka dhene deklarate te veten te paditurit se eshte e gatshme qe te permbushe detyrimin e vet)
kundershtim per permbushje te parregullt te kontrates (exceptio non rihte adimpleti contractus), (me kete mjet juridik, pales se ndergjegjshme i ofrohet mundesia qe te shtyhet permbushja e kontrates, derisa pala tjeter te mos e permbushe detyrimin e vet, ose kur nuk ofron sigurim te mjaftueshem se do ta permbushe kontraten)(kushtet e kundershtimit: duhet te jete e lidhur kontrata e dyanshme detyruese me shperblim, te rrjedhe nga kontrata se njera pale kontraktuese duhet e para te permbushe kontraten, se pas lidhjes se kontrates gjendja materiale e pales tjeter kontraktuese, qe duhet te permbushe kontraten, eshte keqesuar ne ate mase sa qe eshte e pasigurte se a mund ta permbushe detyrimin e vet.)
demtimin e pales (laesio enormis), (eshte ai dem material, te cilin e peson njera pale kontraktuese me kontratat e dyanshme per shkak te disproporcionit te prestimeve te shkaktuar ne castin e lidhjes se kontrates).(Kushtet per demtimin e pamase:mungesa e vullnetit dhe demtimi duhet te paraqitet ne castin e lidhjes se kontrates)
revidimin ose zgjidhjen e kontrates (clausula rebus sic stranibus), (eshte rregull e pergjithshme ne te dr e detyrimeve se kontrata e lidhur nga palet kontraktuese duhet te permbushet. Arsyetohet me barazine e paleve me parimin e ekuivalences se prestimeve, parimin e ndershmerise dhe ndergjegjshmerise dhe me parimin e drejtshmerise)(Kushtet: rrethanat e ndryshuar duhet haptazi te rendojne permbushjen e detyrimit te njeres pale kontraktuese, perkatesisht te shkaktojne te parealizueshem qellimin e kontrates, rrethanat e ndryshuara duhet te jene te parashikuara dhe te jashtezakonshme, rrethanat e ndryshuara duhet te paraqiten pas momentit te lidhjes se kontrates, rrethanat e ndryshuara duhet te paraqiten ne kontratat e dyanshme detyruese dhe pa fajin e paleve kontraktuese)
te mungesat juridike dhe fizike te sendit,
te garancioni per funksionim te mire te sendit.




Shuarja e kontratave
Shkaqet e menyres se shuarjes se kontrates jane:
1. Me marrveshjen e paleve.2. Kur zhduket lenda e saj. 3. Kur vdes pala kontraktuese. 4. Me anulimin e kontrates. 5. Mosekzekutimi i kontrates.

1. Shuarja e kontrates me marreveshjen e paleve kontraktuese (Kontrata krijohet me vullnetin e paleve kontraktuese (mutus dissere sus apo contrarius consensus). Palet pajtohen me vullnetin e tyre qe kontrata te zgjidhet. Efektet juridike: retroaktive dhe ne te ardhmen, prej castit te zgjidhjes)
2. Shuarja e kontrates kur zhduket lenda e saj (eshte nja rast i shuarjes se kontrates qe mund te shkaktohet nen ndikimin e fuqise madhore ose te rastit, qe shkaktohet pas lidhjes se kontrates meqe zhdukja e lendes se kontrates shkakton pamundesine e permbushjes dhe shuarjen e kontrates. Kushtet: qe kontrata te jete e dyanshme me shperblim, qe lenda e kontrates se dyanshme detyruese te jete send individualisht i caktuar-res in specie...)
3. Shuarja e kontrates me vdekjen e pales kontraktuese (Kur vdes pala kontraktuese, kontrata nuk shuhet, por kalon mbi trashegimtaret e tij universale. Ketu bejne perjashtim dy raste: kontrata do te shuhet kur vdes pala kontraktuese nqs eshte lidhur duke patur parasysh cilesite e vecanta personale te pales kontraktuese, pra kur eshte idhur kontrata intuitu personae dhe nqs palet kontraktuese jane marre vesh qe vdekja e njeres pale do te shkaktoje shuarjen e saj)
4. Anulimi i kontrates (shkakton pamundesine qe kontrata te krijoje efekte juridike. Arsyet e anulimit te kontrates jane kur cenohet interesi i pergjithshem shoqeror, ose kur cenohet ndonje interes individual. Varesisht nga arsyet se cka cenohet exist.dy lloje te pavleresise: pavlefshmeria absolute dhe relative.)
5. Mosekzekutimi i kontrates (menyre e shuarjes se kontrates se plotfuqishme per shkak te mosekzekutimit me faj te njeres pale kontraktuese. Kushtet per zgjidhjen e kontrates per shkak te mosekzistimit qe kontrata e dyanshme dhe me shperblim te jete detyruese, duhet te ekzistoje mosekzekutim nga njera pale kontraktuese, faji i pales kontraktuese, caktimi i afatit plotesues.)

Shkaktimi i demit si burim i detyrimeve
Shkaqet e shkaktimit te demit
- shkaktimi i demit me sjelljen (veprimin e njerezve)
- shkaktimi i demit nga sendet
- shkaktimi i demit nga veprimtarite e rrezikshme
- nga ngjarjet
- nga veprimet e njerezve

Pergjegjesia deliktore civile
Ne kuptim te gjere, pergjegjesia per demin dtth detyrim i shperblimit te demit qe i eshte shkaktuar tjetrit. Ne kuptim te ngushte, pergj deliktore-civile eshte kur i shkaktohet dem tjetrit me veprimin kunderligjor dhe me fajin e demtuesit.



Pergjegjesia deliktore dhe kontraktore
Pergjegjesia deliktore civile paraqitet si rrjedhoje e detyres se pergjithshme ligjore (neminem laedere) qe askujt te mos i shkaktohet demi. Pergjegjesine deliktore e krijon fakti i shkaktimit te deliktit, kurse pergjegjesia kontraktore ekziston me vete faktin e cenimit te kontrates per shkak te mosekzekutimit fare ose te ekzekutimit te parregullt te saj. Ne pergjegjesine kontraktore, cenuesi i kontrates pergjigjet sipas fajit te supozuar, kurse ne pergjegjesine deliktore demtuesi pergjigjet sipas fajit, pervec ne rastet kur demi shkaktohet nga sendet e rrezikshme ose nga veprimtaria e rrezikshme. Rregullat e pergjegjesise kontraktore jane dispozitive (ius dispozitivum) dmth palet mund ti perjashtojne, kufizojne ose ti zgjerojne... rregullat e pergjegjesise deliktore jane imperative (ius imperativum) dhe nuk mund te perjashtohen.

Pergjegjesia deliktore dhe penale
Me nje veprim te njejte te palejueshem mund te shkaktohet delikti civil dhe VP (psh vjedhja e vetures), por ka raste kur exist VP e nuk exist delikti civil (psh tentimi i vjedhjes)... Ne pergjegjesine penale vlen parimi “nullum crimen sine lege, nulla poena sine lege- VP duhet te jete e parapare me ligjin penal dhe per te duhet te parashihet denimi i caktuar” ne pergjegjesine deliktore civile delikti nuk eshte i numeruar taksativisht, por kryesore ne kete pergjegjesi eshte qe demi te jete shkaktuar nga veprimi i palejuar, i kunderligjshem.

Kushtet e pergjegjesise per demin e shkaktuar
Dëmi
Paraqet nje nder kushtet e pergjithshme dhe me te rendesishme te pergjegjesise deliktore civile. Ne kuptimin e ngushte, ka te beje me cdo cenim te pasurise, me cdo humbje te pasueise, kurse ne kuptimin e gjere, demi paraqet cenimin e pasurise se ndonje subjekti, cenimin e te drejtave ose personalitetin e tij. Ne kuptimin ekonomik, demi eshte humbje e pasurise, pavaresisht menyren e humbjes. Ne kuptimin juridik, konsiderohet se demi eshte humbdje e te mirave te cilat juridikisht jane te mbrojtura.

Faji eshte kusht i pergjegjesise deliktore civile, e ne vecanti i pergjegjesise subjektive.
Faji mund te jete i shkaktuar me dashje dhe nga pakujdesia.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





E drejta e detyrimeve Empty
MesazhTitulli: Re: E drejta e detyrimeve   E drejta e detyrimeve Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E drejta e detyrimeve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjalor juridik nga e drejta e detyrimeve
» E drejta familjare
» E drejta e Krahasuar
»  E Drejta Dhe Psikologjia
» E Drejta Civile

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Juridik-
Kërce tek: