Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 VetApologji - Poezi

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Edmond Shallvari
Student i ri
Student i ri
Edmond Shallvari


Numri i postimeve : 17
Pikët : 22927
Reputacioni : 6
Join date : 12/10/2011
Age : 66

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime12th October 2011, 20:51

Vogëlushi i vetes sime

Pse më ndjek pas vogëlush i vetes sime
Pse trupin ma vesh me rrobkat e tua
Kokës tullace m'i ve leshkat e ndritshme
Dhe më bën të ec ndaj vetes i huaj?

Ç'qenka kjo botë, që shikimit më jep
Ç'është kjo ndjenjë jashtë botës së sotme
Ku hapat më çojnë nga toka në qiell
Ku qielli më çon nëpër ëndrra rinore?

Ç'është kjo stinë me të gjitha stinët
Ku me valët e detit krijoj topa bore
Ku pemët në gjethe e kthejnë ngricën
Dhe qielli e lag tokën me shkëndija yjore?

Prit, mos më ik, o vogëlush i vetes
Lemë disa çaste të jem vogëlush
Nëse ti s'më vjen, unë tek ty do kthehem
Në kthimin e fundit, që s'do ketë kurrë fund.


Plakushi i vetes sime

Mos beso se do më vish
S'të besoj që ekziston
Shkofshin vitet dhe njëqind
Isha, jam, do jem Edmond.

Jam njëlloj me universin
Që nuk njeh plakjen e vet
Yjet shuhen, grimcat mbesin
Dhe krijojnë miliona diej.

Edhe unë bashkë me grimcat
Veten time do krijoj
Do të shuhen rrudhat, thinjat
Kurrë ama grimca Edmond.

Mos beso se do më vish
S'të besoj që ekziston
Je plakush i trupit tim
Jo i shpirtit ku jetoj.

Selanik, 2011
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24324
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime13th October 2011, 13:47

Prit, mos më ik, o vogëlush i vetes
Lemë disa çaste të jem vogëlush
Nëse ti s'më vjen, unë tek ty do kthehem
Në kthimin e fundit, që s'do ketë kurrë fund.


Kjo pjes me pelqen shumm

Edhe kjo shum

Mos beso se do më vish
S'të besoj që ekziston
Je plakush i trupit tim
Jo i shpirtit ku jetoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 26300
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime13th October 2011, 20:44

Shume te bukura keto...

Me pelqejne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
Edmond Shallvari
Student i ri
Student i ri
Edmond Shallvari


Numri i postimeve : 17
Pikët : 22927
Reputacioni : 6
Join date : 12/10/2011
Age : 66

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime15th October 2011, 07:29

Ju falenderoj miq dhe ju pershendes me poezi...

Magjia e qerpikëve

Mu në prag të perëndimit
I shkel syrin Dielli Hënës
Përtej uljes së qerpikut
Fsheh të fshehtat që sjell ëndrrës.

Nga ngacmimi Hëna ndizet
Në takimin e çdo nate
Pak nga pak fillon të xhvishet
Lakuriq e plotë shfaqet.

Përmbi Hënën në ekstazë
I paturpshëm Dielli bie
Qielli shtrat bëhet çdo natë
Perëndimit der’ në Lindje

Sa çapkën që është ky Diell
Me magjinë e qerpikëve
Perëndimit një sy shkel
Tjetrin hapur mban në Lindje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 26300
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime16th October 2011, 11:22

Shume e bukur, presim poezine e radhes...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
Edmond Shallvari
Student i ri
Student i ri
Edmond Shallvari


Numri i postimeve : 17
Pikët : 22927
Reputacioni : 6
Join date : 12/10/2011
Age : 66

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime16th October 2011, 20:49

Edhe qielli pa ty ikën

S’ka ç’më duhet Hëna natën
As në qiell yjet s’më duhen
Mjafton ty të të kem afër
Yll dhe Hënë e shkuar tyre.

S’ka ç’më duhet Dielli ditën
Nuk më duhet asnjë rreze
Edhe qielli pa ty ikën
Si të jet’ një copë reje.

S’ka ç’më duhet vetja vetë
Nuk më duhet as ringjallja
Unë për ty erdha në jetë
Dhe pa erdhur, ty të pata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Edmond Shallvari
Student i ri
Student i ri
Edmond Shallvari


Numri i postimeve : 17
Pikët : 22927
Reputacioni : 6
Join date : 12/10/2011
Age : 66

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime16th October 2011, 20:51

Ajo që të do

Ajo që të do, eh, ajo që të do
Ajo që të do, është vetëm ajo!

Po kush është ajo, ajo që të do
Kush?
Atë që të do, mos e kërko
Quhet Askush.
Ajo që të do, eh, ajo që të do
Eshtë kudo
Dhe asgjëkund’.

Nëse një fushe, të shfaqet një mal
Një mal i lartë, sa një Himalajë
Mos ec më tej, hapin e ndal
Nuk është për ty ajo majë.

Ajo që të do, eh, ajo që të do
Ajo që të do, është vetëm ajo
Që Himalajën e saj e kthen në lot
Dhe ty të pret, t’ja fshish, t’ja pushosh.

Ajo që të do, eh, ajo që të do
Detin e ndarjes me një frymë e pi
Dy brigjet e largët në një i bashkon
Pastaj?
Pastaj bëhet valë e bregu i saj, ti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Edmond Shallvari
Student i ri
Student i ri
Edmond Shallvari


Numri i postimeve : 17
Pikët : 22927
Reputacioni : 6
Join date : 12/10/2011
Age : 66

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime20th October 2011, 06:35

Shpirti është më i madh se bota

Duke ecur nëpër botë
Nëpër botë si endacak
Endacak pa gjë në torbë
Torbën gjoja vënë në krah

Sa i pasur ndjehem prap.

Më shikojnë njerëzia
Njerëzinë e shikoj
Shikoj bosh duart e mia
Gjithë të miat shikoj bosh

Përveç shpirtit që kam plot.

Ndaloj hapat në një treg
Në një treg të boshatisur
Boshatisja shitet shtrenjt
Shtrenjtësia ka roitur

Paska shpirtra për të shitur!

Më rrëmbejnë, më mbërthejnë
Më kërkojnë shpirtin ta shes
Vilë e bust, thonë, do më ngrenë
Mbase gdhihem edhe mbret

Veç pa shpirt për ta të jem.

Mermëni, ju them, gjithë trupin
Trupin bëni copa-copa
Nuk ka treg në botë për shpirtin
Shpirti është m’i madh se bota!

Dhe kështu, të ec vazhdova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Edmond Shallvari
Student i ri
Student i ri
Edmond Shallvari


Numri i postimeve : 17
Pikët : 22927
Reputacioni : 6
Join date : 12/10/2011
Age : 66

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime21st October 2011, 12:38















Nuk ka si të mbetem i pastër

Kush tha që hiqem i pastër?
I pastër s’kam qënë asnjëherë
Vetëm atë kohë të artë
Kur botës i trokita në derë.

Aq ishte e imja pastërti
Sa u hap porta e botës
Dhe pse i padjallëzuar fëmi
Qava nga papastërtia e kohës.

Dhe goja e hidhur më mbeti
Dhe loti nga sytë s’mu nda
Dhe shpirti qetësi më nuk gjeti
U ndota dhe unë sadopak.

As uji që trupin ma lante
As buka që gjallë më mbante
As veshja që bukurinë ma shtonte
Nga ndotja dot s’më shpëtonte.

Se uji për mijra vjet
Mijra duar Pilatësh ka larë
Se buka që thërrimet ja mbledh
Mijra Juda kësaj bote mban gjallë.

Se veshja që e kam për merak
Mijra trupa të ndyrë ka veshur
Se oksigjeni që ajrit i marr
Mban gjallë dhe botën e qelbur.

Nuk ka si të mbetem i pastër
Kësaj bote të ndyrë që kam afër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 26300
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime21st October 2011, 19:02

Ju falenderoj per keto poezi te bukura. Eshte kenaqesi te i lexosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
Edmond Shallvari
Student i ri
Student i ri
Edmond Shallvari


Numri i postimeve : 17
Pikët : 22927
Reputacioni : 6
Join date : 12/10/2011
Age : 66

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime25th October 2011, 17:25

Kenaqesia eshte imja qe nga koha juaj e cmuar gjeni kohen per lexim e vleresim te krijimtarise sime. Faleminderit Kujtim!


Zoti vetë në kompozim

Cila grimcë e universit
E përmban këtë magji
Pentagramesh të solfexhit
Të krijojë melodi?

Melodinë e një shpirti
Që dhe Zotin e mahnit
Mos vallë grimca Zotin lindi
Apo Zoti është muzik'?

Jo nuk ka si të jet' ndryshe
Ndryshe jetë s'do të kish
Pentagram qielli me yje
Zoti vetë në kompozim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Edmond Shallvari
Student i ri
Student i ri
Edmond Shallvari


Numri i postimeve : 17
Pikët : 22927
Reputacioni : 6
Join date : 12/10/2011
Age : 66

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime27th October 2011, 16:06

Intimitet stinësh

Nuk e di në vetë po xhvishesh
Apo dimri po të xhvesh
Vjeshtë moj sa lehtë i bindesh
Dimrit në intimitet.

Mbaj të paktën atë gjethe
Që mbuloi në Eden
Vetë misterin e një Eve
Apo ke tjetër mister?

Ah kuptova, sa naiv
Qenkam sot me ty moj vjeshtë
Dashke shpejt dimrin ta shkrish
Për të lindur një pranverë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Edmond Shallvari
Student i ri
Student i ri
Edmond Shallvari


Numri i postimeve : 17
Pikët : 22927
Reputacioni : 6
Join date : 12/10/2011
Age : 66

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime29th October 2011, 18:54

Në djall shkofshi!

Çfarë mbeti për të na rrëmbyer më tepër?
Kur dhe ajrin të mangët e thithim
Kur mbarojmë pa e filluar mirë jetën
... Dhe siç erdhëm duke qarë, me qarje ikim.

Çfarë mbeti për ta shijuar sadopak?
Kur dhe ndjenjën në kredira na e varët
Kur dhe ëndrrën nëpër gjumë na e vrat'
Dhe në zgjim prapë me ëndrrën tonë u tallët.

Çfarë doni për të thënë njëherë "U ngopëm!"?
Kur tepricash mbushni trupin edhe xhepat
Kur në bark të fryrë e keni kthyer botën
Këtë botë mbarsur e lindur nga gënjeshtrat.

Çfarë kujtoni se do jeni të përjetshëm?
Kur një gropë e zezë dheu po ju pret
Kur mallkimi s'do ju ndahet gjithë jetën
-Në djall shkofshi, se na bëtë jetën ferr!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Edmond Shallvari
Student i ri
Student i ri
Edmond Shallvari


Numri i postimeve : 17
Pikët : 22927
Reputacioni : 6
Join date : 12/10/2011
Age : 66

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime4th November 2011, 18:06

E di...

E di që jam në fantazi të një femre
Në flertin e një tjetre jam gjithashtu
E di që dikujt i shtoj rrahje zemre
Dhe ëndrrës i shfaqem sa herë dikujt.

E di që në vargje më kthen një poete
Në nota muzike një tjetër më kthen
E di dhe atë që ndjen veç urrejtje
Të gjitha i dua dhe s'di të urrej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Edmond Shallvari
Student i ri
Student i ri
Edmond Shallvari


Numri i postimeve : 17
Pikët : 22927
Reputacioni : 6
Join date : 12/10/2011
Age : 66

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime6th November 2011, 11:52

Aty...

Aty ku këmbët hedh me ndjeshmërinë për Ty
Me aromën e trupit tënd, mbijnë miliona lule
Sa herë qiellin shikoj me imazhin tënd në sy
Me rrahjet e zemrës tënde, pulsojnë miliarda yje.

Aty ku ajrin thith, siç thith buzët e tua
Njerëzia fillojn' të dehen nga fryma e dashurisë
Sa herë vetmisë thërras: E dashur sa të dua!
Mes xhelozisë tënde, unë flert i bëj vetmisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Edmond Shallvari
Student i ri
Student i ri
Edmond Shallvari


Numri i postimeve : 17
Pikët : 22927
Reputacioni : 6
Join date : 12/10/2011
Age : 66

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime7th November 2011, 07:09

Ngacmuar ne bisede me miken Kozeta Bicka Gjanci nga permendja prej saj e prefiksit te moshes, me linden keto vargje te castit.

Prefiksi i moshës

Mos hapni numuratorin e moshës sime
Të gjeni prefiksin e saj
Nga shifrat aty s'do merrni përgjigje
Se shifër e jetës nuk jam.

Provoni në doni prefiksin me pesë
Pastaj të tjera prefikse
Asnjera s'do japë përgjigjen e drejtë
Bile as moshën e lindjes.

Nuk matet me shifra mosha e njeriut
Më kot numurojmë ca vite
Kodi i saj është prefiks i shpirtit
Ku mosha e vërtetë fshihet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Edmond Shallvari
Student i ri
Student i ri
Edmond Shallvari


Numri i postimeve : 17
Pikët : 22927
Reputacioni : 6
Join date : 12/10/2011
Age : 66

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime18th November 2011, 18:34


Harmoni e munguar

Udhëtoj shpesh me të vdekurit
Herë botës së tyre, herë kësaj bote
Nuk di pse kur qajnë, unë ja plas të qeshurit
Dhe kur ata qeshin, më del qarje kote.

Të kundërt kështu kalojmë më mirë
Mendimesh skeletesh e mendimesh mishore
Në kundërtinë tonë gjejmë harmoninë
Munguar mes të gjallëve të kësaj bote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Edmond Shallvari
Student i ri
Student i ri
Edmond Shallvari


Numri i postimeve : 17
Pikët : 22927
Reputacioni : 6
Join date : 12/10/2011
Age : 66

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime20th November 2011, 11:56

Sikur mos ishe Ti, ajo që je

Sikur mos ishe Ti, ajo që je
Sikur të jesh Ti, ajo që s'ishe
Sinqerisht, e dashur, po të them
Dashuria në shum' kopshte do të mbillej.

Nuk them se jam i moralshëm
Sa e pamoralshme kjo fjalë më duket
E pranoj që ndjej gjithanshëm
Siç ndjej në aromë gjithë lulet.

E pranoj që shikoj gjithandej
Ku e bukura më shikon gjithashtu
Jam i tëri mbushur rreze si një diell
Por burimi më buron vetëm për Ty.

Nuk them se jam i pamëkatshëm
Sa absurde më duket kjo fjalë
Ti kastile më largohesh gjumit natën
Dhe një tjetër më sjell ëndrrës për ta parë.

Të betohem për kët' qiell e për kët' dhe
Që me fjalë dhe në ëndërr të tradhëtoj
Ah, sikur mos ishe Ti ajo që je
S'do më kishe burrë të ndershëm dhe dashnor!

Selanik, 17 nëntor 2011


[b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 26300
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime20th November 2011, 12:20

Me pelqen ti lexoj poezite e juaja. Shume te bukura, sidomos dy te fundit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
Edmond Shallvari
Student i ri
Student i ri
Edmond Shallvari


Numri i postimeve : 17
Pikët : 22927
Reputacioni : 6
Join date : 12/10/2011
Age : 66

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime12th December 2011, 17:49

Çvirgjërime internetike

Ajde internetikja ime
të vemë kurorë
në kishën e facebook-ut.
Prifti po na pret
me maosin në dorë
Gati për bekimin e fundit.

Zgjate pak dorën
përmes ekranit
Në gisht unazën të ta ve.
Një zero të madhe
tani po klikoj
Fute gishtin atje.

Afrojmë tani buzët
për puthjen e rradhës
Shkruar tastjerës, 'Po të puth'.
Dhe tani mes nesh
ca të ndyra fjalë
Për ca trazime në trup.

Tani jemi vetëm
në natën e parë
Të virgjër drejt çvirgjërimit.
Sa shpejt u ndezëm
si të paparë
Me aah-et pa fund të rënkimit.

Aj, natën e mirë
Takohemi nesër
Fshehtas nga bota reale.
Mos m'u mërzit
po gjeta tjetër
Siç më gjete ti, moj "kurvare".

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Edmond Shallvari
Student i ri
Student i ri
Edmond Shallvari


Numri i postimeve : 17
Pikët : 22927
Reputacioni : 6
Join date : 12/10/2011
Age : 66

VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime12th December 2011, 17:50


Në barkun e Olimpit

Mos më vish me pelerinën e natës tënde, Selanik
E kotë tani është dhe ëndrra me ballo maskash
I kotë dhe imazhi, që mes saj më bënte princ
Apo pak Aristotel, mes netëve dikur të bardha.

Olimpi s'duket më, më s'duken perënditë
Aty ku mijra vjet u fsheh apokalipsi
I dehur, i harlisur nga verërat dhe orgjitë
Ky kalë i vjetër Troje, në barkun e Olimpit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





VetApologji - Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: VetApologji - Poezi   VetApologji - Poezi Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
VetApologji - Poezi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: