Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Esat Mekuli

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24329
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Esat Mekuli Empty
MesazhTitulli: Esat Mekuli   Esat Mekuli Icon_minitime8th October 2011, 17:31

Esat Mekuli


Esat Mekuli U1esadmekuli


Është lindur në Plavë më 1916, ku kreu edhe shkollën fillore. Të mesmen e përfundoi në Pejë, dhe më pas studjoi në Beograd, Zagreb e Itali për veteriner.
Gjatë viteve të Luftës II Botërore merr pjesë aktive si antifashist, ndaj dhe u burgos shumë herë. Qysh në ato vite i kushtohet publiçistikës ilegale tek gazeta "Liria" për të mos iu ndarë këtij profesioni edhe pas çlirimit. Për dhjetra vjet ka qenë kryeredaktor i revistës "Jeta e re".
Ai ka qenë kryetari i parë i Akademisë së Arteve të Kosovës.
Me krijimtari poetike filloi të merret qysh në shkollën e mesme. Në fillim shkroi në gjuhën serbokroate, pas luftës botoi shqip në Kosovë e Maqedoni.
Në moshën 40 vjeç ai botoi librin e parë "Për ty" (1955), (i cili ka patur edhe tre ribotime), me vetëm 50 vjersha, i cili shënon jo vetëm një kulm poetik për autorin, por me të ai i bën një vend nderi vetes në poezinë shqipe. Mekuli është gjithashtu autor i disa vëllimeve të tjera poetike, i mjaft përkthimeve nga letërsia jugosllave si dhe përkthime në serbisht të mjaft librave nga letërsia shqiptare.
Në librin e parë e më të spikatur të tij, "Për ty", mungojnë motivet e përjetshme të poezisë si ai i vdekjes, i dashurisë; ai është poet i popullit dhe i problemeve të tij më qenësore, poet i problemeve historike dhe shoqërore. E mbase bash për këtë R. qosja thekson se Mekuli edhe pse nuk ka shkruar shumë, "fama e tij mund të matet me famën e Majakovskit, Apolinerit, Lorkës o Eseninit në vendet e tyre" dhe e quan "tribunus plebis" (tribun popullor). Poezia e tij mbart brenda ngjarjet dhe trazimet që kaluan kosovarët në luftën e tyre për ekzistencë në trojet e veta. Ja si gjëmon Esad Mekuli me vargun e tij në poezinë "A asht fajtor shqiptari?", e shkruan më 1938, kur mësoi për Memorandumin famëkeq të Çubrilloviqit, i cili bënte thirrje për dëbimin e qindra mij shqiptarëve etnikë nga Kosova për në Turqi:
"...A asht fajtor shqitpari pse, si të tjerët, po don
të jetojnë si Njeri në të vetat sot e përjetë?
A asht fajtor pse përkundër dhunës qindron
Nën qiellin e Kosovës loke, në trollin e të parëve të vet!"
Poezitë e veta Mekuli i ndan në tre grupe që i përkasin tri periudhave historike të popullit: të para luftës, të luftës e të mbas luftës. Çdo kohë në poezinë e tij është sintezë e asaj peshe sociale e psikologjike që breznitë i lënë njëra-tjetrës. Pra, poeti është bërë lajmëtar i kohës dhe për nga misioni afrohet shumë me Migjenin. Esad Mekuli dhe Migjeni janë një brez. Të dy studiuan jo për letërsi, por në krijmtari tematikat i kanë shoqërore. Të dy e shikojnë realitetin të vrazhdë e të padurueshëm. Shpresojnë tek e nesërmja dhe shfaqen romantikë. Ata në poezinë e tyre kanë lajtmotiv rininë. Edhe në pikëpamje të stilit Migjeni dhe Esad Mekuli janë të afërt. Ata nuk i kanë limuar sa duhet vargjet e tyre dhe vjersaht mbajnë më tepër material se ç'mund të durojnë. Në fillim të krijmtarisë së tyre shfaqen romantikë, për t'u paraqitur më vonë analizues të plagëve sociale e morale të shoqërisë. E kështu edhe Mekuli u bë poet i tragjikes historike, i mërgimtarit, i lypësit, i skamnorit, i fshatarit të shfrytëzuar e të rjepur nga polici, etj. Tematika e tij është tematikë e vlimeve dhe e kthesave të mëdha në jetë. E midis tyre spikat vjersha "Kush i pari bani", e cila, sipas R. Qoses "...me poemën e Migjenit kushtuar mjerimit janë dy kryevepra të literaturës sociale shqipe"
Esad Mekuli, ky poet që për jetën shqiptare në viset ku jetoi shfaqet si portretist, psikolog, sociolog e mbi të gjitha si humanist ipashoq, vdiq në vitin 1993.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24329
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Esat Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esat Mekuli   Esat Mekuli Icon_minitime8th October 2011, 17:31

A është fajtor Shqiptari


A është fajtor shqiptari pse në këtë qiell jeton,
nën këtë qiell në trojet e të parëve të vet ?
A është fajtor pse është,
e përkundër të gjithëve qëndron shqiptari,
rob e njeri, që do i vetvetës të jetë ?!

A është fajtor shqiptari, pse si të tjerët don
të jetojë si njeri në të vetat sot e përditë ?
A është fajtor pse, përkundër dhunës - rron e qëndron
nën qiellin e Kosovës loke, në truallin e të parëve të vet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24329
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Esat Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esat Mekuli   Esat Mekuli Icon_minitime8th October 2011, 17:31

Mbramja


Si tufa mëndafshi t’artë në të kaltërten shami,
n’mes dy duersh t’bardha, dy kodra në borë-
flakron përëndimi...Retë mbi krye prorë
ngasin nëpër qiell dhe zhduken n’hapsi.

...Dhe drita e mbrame shuhet mbi çdo sukë:
cipa e natës shtrihet mbi fushat e përhime,
malet heshtin n’errësi si me qenë të ngrime,
si të humbet jeta-xho gja u nxi, u zhduk.

N’ajri ndihen klithmat e natës që ra-
drujt pran rrugës era i përkund...
Ndërsa drita e bardh, e tretun dikund,

shigjeta të flakta mpreh errësinës me i ra.
Terri sundon botën. Katundet e shtrime
në mes të natës prehen n’lugin me andrrime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24329
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Esat Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esat Mekuli   Esat Mekuli Icon_minitime8th October 2011, 17:32

Gjykimi


Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
e fëmijëve tanë
dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë
për ne-
(Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i
madh!)-
dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet
tona, shtërzimet’
për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të
mbërrimet tona...
Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja
-pos vorreve dhe padijes;
kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija-
si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve
tanë-breznitë,
dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës
së Re-dhe plot diell e dashni;
do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me
binduni fëmive të vetë
si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja,
fabrika dhe katunde...
si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime-
tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë...
(Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çd! o gja, si me
qenë mjeshtra çollakë,
me pak dije po me shumë e shum vullnet...)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24329
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Esat Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esat Mekuli   Esat Mekuli Icon_minitime8th October 2011, 17:32

Shqiptari Kendon


Shekujt mbi ne
e në ne
e mbushen jeten plot vnere
qe pezm,
e zjarri kryengrites
nder zmerat tona m'u ngri,
qe njeriu mos te jete-njeri:
emri te na zhduket perhere.
Qeme-o njerez po robe;
pa buke, liri n'usdaje,
ne vatren tone
pa shtepi
ne plangun tone
argatare!
Qeme-
turq, dreqen me bishta,
qeme-raje
qe t'hiqet ne vargoj
te mjerimit
te perbuzur-shiftare**!
qeme...
por koha-lufte
sheron varret cdo dite:
mbas nates se erret
te shekujve-
hap krahet koha e re...
Po, jemi gjalle!
Dielli dhe per ne shnderit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24329
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Esat Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esat Mekuli   Esat Mekuli Icon_minitime8th October 2011, 17:32

Porosia e Nanës

Për ke në dritë ju qita,
o djelm!
Për ke ju rrita,
o bij`?
Pse u gëzova unë në jetë?
— Nanën po e leni sot
kur kryet
me mburrje për ju e ngrita;
kur futën e zezë e hoqa;
kur zjarmin në votër
pa frigë e ndezim në mbramje —
kur sofrën ma thatë s`e shtrojmë!
Në dheun e huaj shkoni?
Atje —
ku vesh s`ju marrin:
ku vllau të vllanë
me bisht të synit shikon
e punën e vet soll kqyrë!
Atje —
ku bima ndër ara
thahet nën hanë;
ku grizhlat sqep-mprehta
frytet e vjeshtës s`parit shkretojnë!

Atje —
ku dheu i zi
randë do t`ju peshojë mbi rreshtna
pa etnit tuej për bri!
Unë be po u qes,
bre djelm —
në trollin
që shkelët si fëmi,
në eshtnat e të parëve,
në gjakun e derdhun për liri,
në fatlumninë tuej e të nipave,
në tamblin e gjive të mi` —
m`i terni lotët që t`harroj çdo dhimbë:
mos me u nda
prej prehnit tim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24329
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Esat Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esat Mekuli   Esat Mekuli Icon_minitime8th October 2011, 17:32

Era e Pylli

(Lirikë)

Erdhi pa pritur. Qielli u nxi, e ajo, furtuna, sulmoi me rrëmbim.
Pylli gjëmoi tmerrshëm. Luhaten drunjtë qindëvjeçarë
thyhen degët e njoma, gjethet e shkoqura, fluturojnë qiellit perpjetë e pastaj bien pingul në tokë, duke u grumbulluar në shtigje dhe duke u zhdukur në lugaja.
Furtuna - si gjithmonë me e fuqishme, më e pamëshirshme.
E harlisur, turret që të shtrijë e të rrënojë çdo gjë.
Por pylli nuk jepet, drunjtë rrënjethellë krah njëri-tjetrit,
qëndrojnë tok.
Tash ajo gjurmë e parë shëndrrohet në klithmë të fuqishme
të detit blerosh të shqetësuar për jetën e pamposhtur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24329
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Esat Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esat Mekuli   Esat Mekuli Icon_minitime8th October 2011, 17:33

Rinisë

Zemrat i mbush me bukurinë e përjetshme t' lumnisë,
me harresë t' këndshme vuejtjet i mbulon...
Hap rrug' t e reja - në ditët e territ e t' zisë -
me ravat e thella t' gëzimit rrëgallat e jetës lavron.
Nëpër shtigje t' reja rrugë shpëtimi i çel,
me ato fuqi që ti njeh për bukuri:
çdo ar' e plleshme nga ti asht mbjellë,
prej kah do t' mbijë fara e re me t' reja brezni.
Fuqia jote jeton me shekuj e rritet gjithmonë,
kthjellohet, gufon, vlon - ky burim gëzimi
i jetës së re! - O, e dashura rinia jonë!..
- n' orët e shekujve ndëgjoj at' far' kumbimi.
Gërshetohet kënga e përhershme mbi t' madhnueshmen rini -
Ty, që ke le bashkë me këtë jetë!
- O, ti gëzim i vetëm i jetës, o ti lavdi,
para lumnisë sate fort n' habi kam mbetë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24329
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Esat Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esat Mekuli   Esat Mekuli Icon_minitime8th October 2011, 17:33

Vdekja e Ditës

Dielli n'perëndim
N'zjarrin flakrues
U dogj…

Dhe çdo gja u trand,
u pikllue
n'vaj për të.

N'arkivolin e heshtjeve t'muzgut,
n'dhimbje bonjake
sonte,

i dashtuni, i yni,
me lot t'pastër
u vajtue:

Psherëtima e gjethit t'barit
dhe d'nesa e prajshme e erës
me pikllim zemrën e poq…

Dielli sonte
n'zjarrin flakrues
u dogj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24329
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Esat Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esat Mekuli   Esat Mekuli Icon_minitime8th October 2011, 17:33

Nata

Lugut t’qiellit fluturojne rete hijeranda
vedrat e territ tue derdhe mbi rruget e plasarituna-
Nata e erret horizontet i mbylli…

Qiella tash bahet si cerep’i zi…
Dhe pikat e para t’shiut
hovshem leshohen mbi rruge e pullaze.

…Diku, nji za i piklluem, si ai i nanes mbi kufomen
e birit t’vetem;
thirrje e prekshme e dikujt, si ofshame,
ne shushurimen e erret t’shiut-
si klithje e femise t’humbun ne furtune…

Bie me rreshek…Shiu end
pej t’panumert…Bie pika si plumbi,
si kazmat e randa t’puntoreve…
-O, si me dashte me shembe cdo gja ne ket
nate t’merrshme!

Kujisin bagllamet e ndryshkuna ne kapaket
e dritareve ku me hov sulmon shiu,
frushkullon ere e furishme…Lebetisin kunorat e pemeve,
ulurojne me za vajtues…
E drita e zbehte dridhet ne dhomezen e erret plot myk,
ku gurbetqaret t’rrasun fishek, nder skuta ku nuk pikon,
andrrojne shtretnit e ngroht, trupat e lodhun me i clodhe…

Era terbueshem uluron mbi pullazet e came t’shtepive,
dridhen trupat e ngrime nen leckat e mbulojes ne
skutat e erreta t’dhomes,
ne vorr per s’gjalli – te denuem per shfarosje…

Ferri i kesaj bote doren ua shtrin t’mjereve
para se me hy ne parajsen e jetes s’amshueme!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Esat Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esat Mekuli   Esat Mekuli Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Esat Mekuli
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: