Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 - VICTOR HUGO - ( Letërsi botërore )

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24399
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- VICTOR HUGO - ( Letërsi botërore ) Empty
MesazhTitulli: - VICTOR HUGO - ( Letërsi botërore )   - VICTOR HUGO - ( Letërsi botërore ) Icon_minitime1st October 2011, 01:01

Victor Marie Hugo lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.
Vitet e para të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetësh në Korsikë ; 2 në Paris dhe disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në Paris.

Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i "Odet" të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar, një vepër nën influencën e shkollës klasike. Në letërsinë franceze tashme kishte filluar të përhapej romantizmi, ku Hygoi bazaur në këtë botoi pjesën e dyte të "Odet". Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe më pak prej këtyre arritjeve ai u be pjesëtar i akademisë franceze në moshën 39 vjeçare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amusë" nga e cila Verdi mori subjektin për operën e tij Rigo, patën një sukses të madh.

Gjatë viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politike, fillimisht si përkrahës i monarkisë së Lui Filipit me ide të zjarrta napoleoniane. Më vonë ai shfaq dhe mbështet Lui Napoleonin si president, por nuk përkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij dëbimin nga Franca. Megjithatë vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, gjatë kësaj kohë shkroi dhe romanin "Te mjerët" e cila e beri të njohur edhe jashtë Francës "Punëtoret e detit", "Njeriu që qesh" etj.

Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris.

Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhe të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirika e tij janë të paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtaret më të ndritur e të lavdishëm të Francës.

Jashtë Francës Viktor Hygo njihet kryesisht për prozat e tij tërësisht romantike, ai dashuronte antitezën, dhe kjo e çonte atë në ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij janë të gjalla dhe shumë të goditura, shpesh herë romanet e tij janë me detaje teknike dhe me përshkrime të tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i masës dhe kjo duket e qarte në idetë e tij të egzagjuara, si dhe mungesën e humorit në të gjithë veprat (përafërsisht). Në këtë aspekt ai nuk ishte kurrë lider në politike. Radhitet në një nga shkrimtaret që të prek shpirtin kur lexon veprat e tij.

Ai diti të qëndronte larg nga modelet melankolike dhe të vetmuara që karakterizonin poetet e kohës, duke ditur të pranoje peripecitë jo gjithmonë të lumtura të jetës së tije për ti bere eksperienca thelbësore dhe të mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human.

Shkrimet e tij harritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus në të gjithë Evropën

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24399
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- VICTOR HUGO - ( Letërsi botërore ) Empty
MesazhTitulli: Re: - VICTOR HUGO - ( Letërsi botërore )   - VICTOR HUGO - ( Letërsi botërore ) Icon_minitime1st October 2011, 01:02

Të mjerët" (Fragment) Viktor Hygo


Krah për krah nëpër terr me të panjohurin

Kozeta nuk ishte trembur fare.
Njeriu i foli. Ai fliste me zë të rëndë dhe pothuajse të ulët.
-Bija ime, kjo që po mbani ju, është shumë e rëndë.

Kozeta ngriti kokën dhe u përgjigj:
-Po, zotëri.
-Ma jepni mua, - vazhdoi njeriu. – Do t’jua mbaj unë.
Kozeta e lëshoi kovën. Njeriu filloi të ecte pranë saj.
-Me të vërtetë qenka shuë e rëndë, - tha ai nëpër dhëmbë. Pastaj shtoi:
-Vogëlushe, sa vjeç je?
-Jam tetë vjeç, zotëri.
-Dhe po vjen që larg kështu?
-Po vija nga burimi në pyll.
-Po a është larg vendi ku po vete?
-Do një çerek ore të mirë prej këtu.
Njeriu ndenji një hop pa folur, pastaj tha befas.
-S’paske nënë?
-Nuk e di, - u përgjigj fëmija.
Para se njeriu të kishte kohë të merrte përsëri fjalën, ajo shtoi:
-Nuk besoj. Të tjerët kanë nënë. Unë nuk kam.
Dhe pas një heshtjeje, ajo filloi përsëri:
-Më thotë mendja se s’kam pasur kurrë nënë.
Njeriu qëndroi në vend, lëshoi kovën përtokë, u përkul dhe vuri duart mbi të dyja supet e fëmijës, duke u përpjekur ta vështronte dhe të shihte fytyrën e saj në terr. Fytyra e thatë dhe eimët e Kozetës vizatohej vagët në dritën e zbehtë të qiellit.
-Si ta thonë emrin? – tha njeriu.
-Kozetë.
Njeriu u hodh përpjetë, sikur ta kishte dredur korenti elektrik. Vështroi akoma; pastaj i hoqi duart nga supet e Kozetës, rrëmbeu kovën dhe filloi përsëri të ecte.
Pas një hopi ai e pyeti:
-Ku banon ti, vogëlushe?
-Në Monfermej, në qoftë se e dini.
-Atje po vemë tani?
-Po, zotëri.
Heshti dhe një hop, pastaj filloi përsëri:
-Kush të paska dërguar kështu, në këtë orë, të marrësh ujë në pyll?
-Zonja Tenardie.
Njeriu ia ktheu me në zë që, megjithëse ai përpiqej ta bënte të dukej moskokëçarës, kishte një të dridhur të pazakontë.
-E çfarë bën kjo zonja Tenardie?
-Është zonja ime, - tha fëmija. – Ka një han.
-Paska han? – tha njeriu. – Eh, pra, unë do të vete të fle sonte atje. Shpjermë.
-Atje po shkojmë, - tha fëmija.
Njeriu ecte mjaft shpejt. Kozeta i vinte pas, pa ndonjë vështirësi. Tani ajo nuk e ndiente më lodhjen. Kohë më kohë ajo ngrinte sytë drejt këtij njeriu me njëfarë qetësie dhe lehtësimi që nuk mund të shprehen... Ajo ndiente në veten e saj diçka që përngjiste me shpresën dhe gëzimin.
Kaluan kështu disa minuta. Njeriu filloi përsëri:
-Nuk ka ndonjë shërbëtore te zonja Tenardie?
-Jo, zotëri.
-Po ti, vetëm je?
-Po, zotëri.
Pati përsëri edhe një ndërprerje. Kozeta ngriti zërin:
_Desha të them që ka dy vajza të vogla.
-Ç’vajza të vogla?
-Ponina dhe Zelma.
Kështu i thjeshtësonte fëmija emrat romaneskë,që i kishte aq për zemër Tenerdieja.
-Ç’janë këto Ponina dhe Zelma?
-Janë zonjoshat e zonjës Tenardie, si të thuash bijat esaj.
-Dhe ç’bëjnë ato?
-Oh! – tha fëmija, - ato kanë kukulla të bukura, gjëra të veshura me ar, plot gjëra të bukura. Ato luajnë dhe kënaqen.
-Gjithë ditën?
-Po, zotëri.
-Po ti?
-Unë? Unë punoj.
-Gjithë ditën?
Fëmija ngriti sytë e saj të mëdhenj, ku bulonte një lot, që nuk shihej, se qe natë, dhe u përgjigj ngadalë:
-Po, zotëri.
Ajo vazhdoi pasi heshti një hop:
-Herë-herë, kur kam mbaruar punët dhe kur më lejojnë, edhe unë argëtohem.
-Si argëtohesh?
-Ashtu, si mundem. Më lënë e s’më thonë gjë. Por unë nuk kam shumë lodra. Ponina dhe Zelma nuk duan që unë të luaj me kukullate tyre. Kam vetëm një shpatë prej plumbi, jo të gjatë se kaq.
Fëmija tregoi gishtin e saj tëvogël.
-Dhe që nuk pret?
-Posi, zotëri, - tha fëmija, ajo pret sallatën dhe kokat e mizave.
Arritën në fshat. Kozeta e udhëhoqi të huajin nëpër rrugë. Ata kaluan përpara furrës, por Kozetës as që i shkoi ndër mend për bukën që duhej të merrte. Njeriu nuk po i bënte më pyetje dhe ruante tani një heshtje të zymtë. Kur lanë prapa kishën, njeriu, duke parë të gjitha ato dyqanka të ngritura në shesh,e pyeti Kozetën:
-Panair u bëka këtu?
-Po, zotëri, janë Krishtlindjet.
Tek po arrinin te hani, Kozeta i preku krahun, ashtu si me druajtje.
-Zotëri?
-Ç’është, bija ime?
-Erdhëm afër shtëpisë.
-E pastaj?
-Tani, ju lutem, do të ma lini mua ta marr kovën.
-Pse?
-Spse, po e pa zonja se ma ka mbajtur dikush tjetër, do të më rrahë.
Njeriu ia dorëzoi kovën. Pas një hopi ata u ndodhën te porta e hanit

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
- VICTOR HUGO - ( Letërsi botërore )
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: