Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shenjat e Kuranit per krijimin e Universit

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 26265
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Shenjat e Kuranit per krijimin e Universit Empty
MesazhTitulli: Shenjat e Kuranit per krijimin e Universit   Shenjat e Kuranit per krijimin e Universit Icon_minitime28th December 2011, 22:43

Shenjat e Kuranit per krijimin e Universit

Shenjat e Kuranit per krijimin e Universit Antenna-galaxy


Modeli i Big Bengut me ndihmën që i dha njerëzimit të njohë universin rea-lizoi një funksion tjetër të rëndësishëm. Me shprehjen e filozofit ateist Antoni Flu që me Big Bengun "shkenca miratoi një pretendim të përkrahur nga burimet fetare".

Kjo e vertetë e mbrojtur nga burimet fetare është realiteti i krijimit të universit nga mosekzistenca. Para se shkenca të bënte zbulimet e saj, Zoti e pati deklaruar në librat e tij hyjnorë të zbritura si udhëzim për njerëzinë. Në secilin prej librave të Tij hyjnorë si Teurati, Ungjilli dhe Kurani, ka informuar se universi dhe të gjitha materiet janë të krijuara spontanisht nga Zoti.

Mes këtyre burimeve hyjnore, Kurani, i cili nuk ka pësuar asnjë ndryshim na informon edhe mbi krijimin nga mosekzistenca por edhe mbi çështjen e mënyrës së krijimit, këto informata të zbuluara 14 shekuj me parë janë plotësisht paralele me zbulimet e shkencës moderne të shek. 20-të.

Fillimisht në Kuran informohemi për "mosekzistencën" në "krijimin" e këtij universi si vijon:

"Ai (Allahu) është që krijoi (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën...". (Enam, 101)


14 shekuj para nesh, në një kohë kur dijet e njerëzve mbi universin ishin shumë të cekëta, na deklarohet një aspekt tjetër në Kuran, ashtu siç e parashtron edhe teoria e Big Bengut, i gjithë universi ka dalë në pah nga veçimi dhe zgjerimi i një vëllimi shumë të vogël, i cili ishte i mbledhur:

"A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë"? (Enbija, 30)


Në origjinalin arabisht të ajetit të mësipërm jo pa qëllim është zgjedhur një fjalë e veçantë. Fjala ratk në ajet u përkthye "të ngjitura me njëra-tjetrën". Kuptimi në fjalorët arabisht është "të ndërthurura me njëra-tjetrën, të pandara, të shkrira në njëra-tjetrën". Pra, është një fjalë që përdoret për dy lëndë, të cilat formojnë një masë (tërësi). Shprehja në ajet "i ndamë" është folja fatk, e cila ka kuptimin e shkëputjes së një sendi nga gjendja ratk duke e copëzuar dhe e shpërndarë. Psh, kjo folje përdoret edhe te rasti i çarjes së farës nga filizi dhe dalja e saj nga toka.

Me këtë informacion le t'i hedhim një sy përsëri ajetit. Aty flitet për një gjendje ratk të qiellit dhe tokës. Më pas këto të dyja u ndanë me foljen fatk. Pra, kanë dalë në pah duke çarë (përshkuar) njëra-tjetrën. Faktikisht mund të kujtojmë gjendjen e parë të Big Bengut ku shohim një pikë të quajtur "veza kozmike" që përfshinte të gjitha materiet e universit. E thënë ndryshe çdo gjë "qiejt dhe toka" ishin në një gjendje ratk brenda kësaj pike. Më pas kjo vezë kozmike ka shpërthyer furishëm dhe me këtë (direktim) materiet u bënë fatk, pra, dolën jashtë dhe formuan të gjithë universin.

Një tjetër e vërtetë e deklaruar në Kuran është zgjerimi i universit, i cili arriti të zbulohej nga shkenca vetëm në vitin 1920. Kurani, këtë aspekt, i cili për herë të parë doli me vëzhgimet e animit në të kuqe të spektrit të dritës së yjeve nga ana e Habëll, e tregon kështu:

"Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë". (Dharijatë, 47)

Shenjat e Kuranit per krijimin e Universit Orion


Me pak fjalë, në një anë zbulimet e shkencës moderne zhvlerësojnë dogmën materialiste, nga ana tjetër vërtetojnë saktësinë e informacioneve të ajeteve të Kuranit. Sepse universi në të kundërt nga ç'e kujtojnë materialistët, me një sërë aksidentesh brenda në materie; është krijuar nga Zoti dhe informatat e ardhura nga Ai, padyshim që janë dijet më të drejta mbi origjinën e universit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
ruvejda
Fillestar
Fillestar



Numri i postimeve : 51
Pikët : 22804
Reputacioni : 0
Join date : 06/11/2011

Shenjat e Kuranit per krijimin e Universit Empty
MesazhTitulli: Re: Shenjat e Kuranit per krijimin e Universit   Shenjat e Kuranit per krijimin e Universit Icon_minitime31st December 2011, 16:11

Perkunder faktit qe pabesimtaret mohojne argumentet Kur'anore lidhur me universin,vet zbulimet e tyre dita dites po i vertetojne ato.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shenjat e Kuranit per krijimin e Universit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Hapësirë e lirë :: Tjetër-
Kërce tek: