Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Interpretimi i pasqyrave financiare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 26265
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Interpretimi i pasqyrave financiare Empty
MesazhTitulli: Interpretimi i pasqyrave financiare   Interpretimi i pasqyrave financiare Icon_minitime16th October 2011, 14:10

INTERPRETIMI I PASQYRAVE FINANCIARE


Analiza e Treguesve Financiar


Në botën kompetetive bashkëkohore të biznesit nuk mjafton
vetëm të jemi në gjendje të i kuptojmë pasqyrat finaciare. Poashtu është e nevojshme të jemi të aftë të i interpretojmë ato dhe të përgjegjemi në pyetje si vijon:


  • A ka pasur biznesi im performancë më të mire se në vitin e kaluar
  • A është biznesi im më profitabil se sa i konkurrentëve të mi
  • Nese i prezentojë këto pasqyra finaciare menaxherit të bankës sime a do të vazhdojë ai të më lejojë mundësi të kreditimit
  • A do të jenë të kënaqur autoritetet e shteti (inspeksioni ) me pasqyra të tilla

Ekziston mundësia e kalukulimit të shumë treguesëve (koeficientëve), mirëpo ne do të përqendrohemi vetëm në koeficientët më kryesor.

  1. 1. Profitabiliteti – A është firma jonë duke realizuar profit të arsyeshëm për madhësinë e saj.

  1. 2. Likuiditetit- A ka firma jonë resurse fianciare sufieciente në mënurë që të paguajë borgjet e saj.

  1. 3. Efficienca (Treguesit e aktivitetit)- A ka firma kontroll të të duhur mbi asetet e saj.

  1. 4. Efikasietit I Investimeve- Në qfarë kohe firma nmundet ti kthejë invetimet e bëra



Rasti Studimi:


Një ndërmarrje të vogël shërbyese “G CAMPEBELL” (Kafiteri) ka raportuar këto pasqyrat financiare të cilat janë dhënë si në vijim:




BILANCI I GJENDJES SE KOMPANISE “G CAMPEBELL”



























EuroEuro



Asetet fikse






Paisjet e instaluara
12,925




Automjetet
5,100






18,025











Asetet xhiruese






Stoqet9,125





Borxhet180





Parapagimet365





Bilancet bankare1,175





Para te gatshme790






11,635












Obligimet vijuese






Kreditoret5,480





Shpenzimet operuese1,725





Bank overdraft285






7,490












Asetet xhiruese neto
4,145











Assetet totale minus Obligimet Vijuese
22,170











Krtedite bankare brenda nje viti
3,000






19,170











Kapitali






Bilanci ne fillim te vitit
18,190




Profiti neto per vitin15,055





Terheqjet14,075







980






19,170






BILANCI I SUKSESIT (PROFITI DHE HUMBJA)








EuroEuro

Shitjet
142,240






Kostoja e shitjes



Stoqet fillestare10,630


Blerjet (brenda nje viti)72,460



83,090


Stoqet perfundimtar (ne fund te vitit)9,125




73,965






Prfiti Bruto
68,275






Shpenzimet



Pagat18,245


Qiraja14,460


Paisjet muzikore1,485


Shpenzimet e ngrohjes dhe ndriqimit4,945


Shpenzimet per automjete905


Riparimet dhe renovimet1,665


Telefoni385


Shpenzimet e zyres (prinitimit, letres etj)675


Ngarkesat nga banka1,755


Kamatat per kredite450


shpenzimet e kontabilitetit1,900


Sigurimi1,535


Mirembajtja e pastertise680


Zbavitja900


Borgjet e keqija (te parketueshme)100


Amortizimi I automjeteve1,700


amortizimi I pajisjeve1,435









53,220







Profiti neto
15,055












I. PROFITABILITETI

1.
Margina (norma e profiti bruto)=
Në rastin e firmë snë shqyrtim do të jetë.


Kjo shpreh profitin bruto si % të shitjeve.



Ky koeficinet tregon se për çdo €100 të shitjeve ne realizojmë një profit prej €48.



Në praktikë mund të krahasohet kjo përqindje me atë të vitit
të kaluar. Nese ka ndrsyhime të konsiderueshme atherë ajo shtron nevojën
e për hulumtime të shtesë. Arsyet e këtyre ndryshimev mund të jenë;





  • Ka ndryshuar “miksi i shitjeve”.
    Për shembull në rstin tone mund të ketë ndodhur të shitet më shumë
    ushqim se sa pije alkoolike. Meqenëse këto dy produkte kanë norma të
    ndryshme individuale të fitimit burto kjo do ta ndryshojë edhe
    koeficinetin e përgjithsëm-margjinën





  • Mund të ketë ndodhur një rritje e kosts së mallrave të shitura
    të cilat nuk janë bartur te konsumatorët. Nese kjo ka qenë politkë për
    t’I mbajtur konsumatorët atëherë lindin disa pyetje tjera. A është
    mbajtur volumi i njejt i shitjes.

  • Ka ndodhur një zbritje e çmimieve për disa mallra. Kjo është bërë më qëllim të mbajtjes së volumit të shitjes.




  • Keqpërdorimet(vjedhjet) nga stafi ose konsumatorët. Ky është një problem në çdo biznes mirëpo ndonjë solucion afatgjatë nuk është gjetur.





2. Përfitimi nga shitja=







Shpreh prfoitin neto si përqindje të shitjes. Në rastin konkret është kalkuluar:



Përfitimi nga shitja= =10.58%



Kjo tregon se për çdo €100 të shitjeve ne realizojmë një profit prej €10.58 pas që janë paguar të gjitha shpenzimet.



Ndërmarrja prap duhet të krahasojë rezultatet e këtij viti me
ato të vitit paraprak dhe të shohë nese kan ndodhur ndryshime
esenciale. Arsyet e ndryshimeve mund të jenë:





  • Ndryshimi në normën e profitit bruto (margina)




  • Një ndryshim i madh i një apo më shumë shpenzimeve. Në
    rastin e kafiterisë sonë mund të ketë ndodhur shpenzime përjashtimisht
    të mëdha të qirasë si rezultat i rinegocimit.




3. Përfitimi nga Kapitali i angazhuar=





Kjo shpreh profitin neto si përqindje të shumës së parasë së
investuar (kapitalit të angazhuar). Kapitali i nagazhuar merret nga
bilanci fillesatar.




Përfitimi nga Kapitali i angazhuar=

Kjo tregon se në çdo €100 të fituar, pronari ka realizuar
profit prej €82.76. Kjo është një përqindje shumë e lartë e kthimit,
mirëpo duhet të kemi parasyh se profit i realziuar duhet të mbështes
kërkesat personale fiannciare të pronarit.




Një krahsim që mudn të bëhet është investimet opurtune në ndonjë lëmi tjetër.



































II. LIKUIDITETI



1. Norma e Likuiditetit Vijues=





Ky koeficient shpreh ndërlidhjen midis aseteve xhiruese dhe obligimeve vijuese.



Koeficienti e Likuiditetit Vijues=

Për çdo €1 të obligimeve vijuese ndëramrrja ka €1.55 të aseteve likiude.



Nuk ekziston një vlerë ideale e koeficientit. Megjithatë, për
një biznes të vogël me pakicë figura 2:1 ngajherë është cituar të jetë
adekuate. Mirëpo nese ndërramarja ka mbijetur le të themi për 5 vite me
të njejtën koeficient atëherë me siguri do të vazhdon të mbijetojë edhe
më tutje.





  1. 2. Testi acidik (i shpejtë)=



Raporti i likuiditetit krahason aktivet likuide ose lehtë të
konvertueshme në likuide (para të gatshme ose para llogari) që disponon
ndërmarrja me obligimet që do ti ketë ndërmarrja menjherë në muajt e
ardhshëm.




Testi acidik (i shpejtë)=









Ekziston një rregullë e përgjithëshme e cila sygjeron se vlera e këtij raporti duhet të jetë 1:1.




  • Nese është shumë më e ultë se sa kjo atëherë është një
    rrezik që ndërmarrja nuk do të jetë në gjendje të i paguajë borgjet me
    kohë.





  • Nëse është më shumë i lartë se 1:1 atëherë ndërmarrja nuk është duke i shfrytëzuar si duhet resurset financiare.



Për rastin konkret (0.34) mund të jetë noramle për asrye se
biznesi është i bazuar në kesh (para të gatshme) kështu që ndëramrrja
është e mundshme që ti konvertojë aktivet me kohë për të paguar borgjet.
Nese ka dyshim në këtë atherë duhet të shikohen alternativat tjera për
të marrë mbitërheqje nga banka.









































  1. III. EFICIENCA




  1. Koeficienti i stoqeve=





Stoqet Mesatare=



Kjo tregon se sa herë në vit stoku “pastrohet” . Për rastin tonë është:



Koeficienti i stoqeve= herë



Kjo don të thotë se 7.5 herë në vit stoqet janë shitur dhe
zëvendësuar. Në praktikë gati asnjherë kafiteria nuk është zbraztë sepse
duhet të disponojë me pije dhe produkte tjera për shërbim të
konsumatorëve.




Kjo mund të shpreht edhe në ditë, javë,muaj:



Koeficienti i stoqeve=







Kjo nënkupton se një artikull është mbajtur në stok mesatarisht 7 javë.










  • Çdo biznes do të dëshironte të ketë një koeficient të lartë
    të qarkullimit të stoqeve, brenda limieve të caktuara. Sa më i madh të
    jetë ky koeficient aq më shpejt ndëramrja mund të realizojë profit më
    shpejt. .





  • Nese kemi një rënie të koeficientit të qarkullimit të
    stoqeve atherë kjo don të thotë se disa prdukte janë të bllokuara ose
    ekziston një mungesë e kontrollit mbi blerjen (furnizimin).






Kjo është një indikacion se sa kohë paratë janë të lidhura për stoqe.










  1. 2. Koeficienti (perioda) i arkëtimit të borgjeve=





Bizneset në industri të ndryshme kanë periudha të ndryshme
brenda të cilave borgjet janë paguar. Disa biznese kanë 30, 60 ose 90
ditë.




Meqenëse në natyrën e biznesit të kafiterive është të shitet
me para të gatshme atëherë një koeficient i tillë është i panevojshëm të
llogaritet në këtë rast.















  1. 3. Perioda e pagesës së kreditorëve=






  • Kjo tregon sa mestarisht gjatë i nevojitet firmës për ti paguar kreditorët e saj.




  • Është e arsyeshme që firma nuk dëshiron ti paguajë
    kreditorët më herët se sa është e nevojshme mirëpo paoshtu nuk dëshiron
    t’i zhgënjejë furnitorët e saj.






Perioda e pagesës së kreditorëve=





































KUFIZIMET NË ANALIZËN E KOEFICIENTËVE FINANCIAR



Kur bëjmë krahasimin e koeficientëve ose treguesëve fiannciar në kohë të ndryshme duhet të kemi parasyh:




  • Inflacioni
  • Ndryshimet në procedurat ose rregullat e kontabilitetit
    (psh. Mënyra të ndryshme të kalkulimit të amortizimit në firmatë
    ndrsyhme)

  • Nryshimet në aktivitetet e biznesit të firmës
  • Ndryshimet në ksuhtet e përgjithsme të biznesit dhe në ambijentin ekonomik




























  1. IV. PIKA KRITIKE E RENTABILITETIT (PKR)



Pika kritike e rentabilitetit është atherë kur ndërmarrja nuk
realizon as fitim as humbje. Pika ku të ardhurat dhe shpenzimet janë të
barabarta.




Kjo është e definuar me sa vijon:



PKR=



Kjo na tregon se sa njësi të produkteve duhet të shiten para se ndërmarrja të fiillojë të realizojë profit.



Ose në mënyrë alternative nese PKR shumëzohet me njësi tregon
se çfarë vlerë të shitjes duhet ndëramrrja të ralizojë para se të
fillojë të realizojë profit.






Shembulli në vijim është dhënë si pasqyrim:





















Shembull :




  • Supozoni një ndëramrrje që merret em prodhimin e një produkti X që shpreson se do të shitet për €15




  • Shpenzimet materiale për prodhimin e atij produkti do të jenë €4.50 dhe shpenzimet e fuqisë punëtore €5.50.



· Shpenzimet fikse janë €22,500.





  • Shitjet maksimalejanë projektuar të jenë 6,000 njësi



Atëherë:



Shpenzimet e totale=materijali (lënda e parë)+shpenzimet e fuqisë punëtore

= €4.50 + €5.50 për njësi = €10.00 për njësi





PKR= = 4,500 njësi në shembullim tonë





Nëse dëshirojmë ta gjejmë PKR shprehur në € vlerë atëherë vlenë formula:



PKR € = PKR njësi x Çmimi Shitës për njësi

= 4,500 x €15 = €67,500





PARAQITJA GRAFIKE E PKR



Shpeshherë është e nevojëshme që të prezentohet pika kritike e
renatbilitetit përmes grafikut. Hapi i parë është të krijojmë një
tabelë me disa kalkulime si më poshtë:




Tabela 1:

NjësitëShpenzimet VariabileShpenzimet FikseShpenzimet e përgjithshmeTë ardhurat nga shitja (€15 për njësi)

--22,50022,500-
3,00030,00022,50052,50045,000
6,00060,00022,50082,50090,000


Duhet të kemi parasysh:




  • Supozojmë se ekziston një ndërlidhje lineare ne mes njësive dhe shitjes dhe njësive dhe shpenzimeve.
  • Prandaj, lakorja e shpenzimeve lineare dhe lakoraj e shitjeve lineare shfaqen si lakore të drejta
  • Është e nevojshme të paraqiten vetëm dy pika në çdo lakore
  • Nese pikat nuk janë në lakore të drejtë atëherë është bërë gabim





Grafiku i Pikës Kritike të Renatbiliteti nga informatat e mëposhtme do të dukej si vijon:



Interpretimi i pasqyrave financiare 1





























Njësitë e Prodhimit dhe të Shitjes





Marre nga: www.menaxherat.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
 
Interpretimi i pasqyrave financiare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Analiza e pasqyrave financiare - Veli Lecaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Administrim Biznesi-
Kërce tek: