Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2017-2018
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 E Drejta Ndërkombëtare, Shtetet dhe Individët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 12889
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: E Drejta Ndërkombëtare, Shtetet dhe Individët   9th October 2011, 14:08

I. çfarë është e Drejta Ndërkombëtare?

Krijimi i shteteve moderne sovrane, solli nevojën e krijimit të një grumbulli rregullash për rregullimin e marrëdhënieve midis tyre. Ky grup rregullash - i përbërë nga zakonet dhe traktatet - është ajo që ne e quajmë e drejta ndërkombëtare.

Zakoni e ka origjinën në ndjekjen nga ana e shteteve të një praktike të përgjithshme që ndjehej e detyrueshme. Ai aplikohet në të gjithë shtetet dhe disiplinon në një mënyrë të përgjithshme një numër të kufizuar çështjesh, siç janë për shembull përdorimi i forcës, imuniteti diplomatik, përdorimi i detit dhe i qiellit dhe e drejta e traktateve.

Traktati është një instrument që shtetet përdorin kur dëshirojnë të punojnë së bashku dhe të vendosin më shumë rregulla të detajuara midis tyre.Marrëveshje ndërkombëtare janë nënshkruar për tregtinë dhe mbrojtjen e mjedisit, për problemet financiare dhe bujqësore, si dhe në çdo fushë të veprimtarisë qeveritare ku ka vend për një bashkëpunim të suksesshëm.

Në disa raste, traktatet kanë krijuar instrumenta të përhershëm të bashkëpunimit ndërqeveritar. Kjo ka çuar në lindjen e organizmave ndërkombëtarë, siç janë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), një organizatë botërore që ka për detyrë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, Këshilli i Evropës, të cilit i është besuar promovimi i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe zbatimit të ligjit, Komuniteti Evropian (EC), i cili krijoi një treg të përbashkët dhe një bashkim gjithnjë e më të ngushtë të një numri në rritje vendesh evropiane, Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE),e angazhuar në përmirësimin e marrëdhënieve midis Botës Përëndimore dhe demokracive të reja të Evropës Qëndrore dhe Lindore, dhe shumë të tjera me një kompetencë më të kufizuar.

Qëllimi i të drejtës ndërkombëtare, ndonëse shumë i gjerë, ndikon edhe në veprimtarinë e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare, duke nxjerrë të drejta, detyrime dhe rregulla mbi të cilat shtetet do të ngrenë marrëdhëniet e tyre. Zakonisht kjo e drejtë nuk i shqetëson individët. Sidoqoftë, këta të fundit mund të kenë liri dhe të drejta të mbrojtura nga instrumenta ndërkombëtarë, kur qeveritë marrin përsipër garantimin e tyre për secilin që është brenda juridiksionit të tyre.

Marrëveshjet ndërkombëtare janë përdorur gjithashtu edhe për ngritjen e gjykatave për zgjidhjen e kundërshtive midis shteteve, sipas ligjit ndërkombëtar. Kjo favorizon ruajtjen e paqes, dhe kufizon përdorimin e forcës. Institucioni më i lartë gjyqësor në këtë drejtim, është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, është organi gjyqësor kryesor i Kombeve të Bashkuara. Eshtë një organizëm i përbërë nga gjykatës të pavarur, të zgjedhur, dhe një institucion ndërkombëtar i përhershëm. Funksioni i saj, është që të vendosë në bazë të ligjeve ndërkombëtare mbi mosmarrëveshjet e një natyre ligjore, që i janë paraqitur asaj nga shtetet. Asnjë çështje nuk mund t'i paraqitet Gjykatës n.q.s. të dy palët nuk janë shtete. Një individ ose organizatë, mund të çojë një çështje përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, vetëm nëse shteti i tyre - duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare - e merr përsipër një gjë të tillë. Në këtë mënyrë mosmarrëveshja kthehet në një midis shteteve.

Një çështje mund t'i paraqitet Gjykatës vetëm me pëlqimin e shteteve të interesuara. Në fjalë të tjera, asnjë shtet sovran nuk mund të bëhet palë në një proces përpara Gjykatës pa dhënë, në një mënyrë apo një tjetër, pëlqimin e saj për këtë. Për shembull, në rastin e Arit të Marrë nga Roma në vitin 1943, i cili i takonte Shqipërisë, Italia aplikoi në Gjykatë, duke pretenduar shpërndarjen e arit si shpërblim i pjesshëm për dëmin e pësuar nga një ligj shqiptar. Shqipëria nuk bëri aplikim në Gjykatë. Në vendimin e saj më 15 Janar 1954, Gjykata vendosi se nuk mund të trajtohej mosmarrveshja midis Italisë dhe Shqipërisë, përderisa Shqipëria nuk kishte dhënë pëlqimin e saj për këtë gjë. Në fakt, ky ar iu dha Anglisë me Vendimin e Gjykatës së vitit 1949 mbi çështjen e Kanalit të Korfuzit, dhe i është kthyer Shqipërisë kohët e fundit.

Vendimet e Gjykatës, janë të detyrueshme, përfundimtare dhe të paapelueshme për palët. Vendimi i Gjykatës, nuk ka fuqi për mosmarrëveshje midis shteteve apo palëve të çështjes të cilat janë të ndryshme nga ato për të cilat vendimi është marrë. Megjithatë, Gjykata kur plotësohen disa kritere, ka juridiksionin që të interpretojë ose të rishqyrtojë vendimet e saj.

Sot, Gjykata është e hapur praktikisht për të gjitha shtetet e botës, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Në fakt, Shqipëria ishte një nga palët e çështjes së parë që duhet të trajtonte kjo Gjykatë; (Mbretëria e Bashkuar v. Shqipëria). Në këtë çështje, disa anije britanike u dëmtuan rëndë dhe anëtarë të ekuipazhit të saj u vranë nga një eksplozion minash, ndërsa po kalonin nëpër një hapësirë të ujrave shqiptare të ç'minuara më parë. Mbretëria a Bashkuar e akuzoi Shqipërinë se kishte kryer ose kishte lejuar një palë të tretë që të shtronte mina pasi ishin kryer operacionet e pastrimit të tyre. Shqipëria, nga ana e saj, i drejtoi një kundër-akuzë Mbretërisë së Bashkuar për dhunim të sovranitetit të Shqipërisë, nëpërmjet dërgimit të anijeve luftarake në ujrat shqiptare dhe për kryerjen e operacioneve të pastrimit të minave në ujrat shqiptare pas shpërthimit. Gjykata dha tre vendime për këtë çështje dhe të gjitha ato ishin të detyrueshme për të dy vendet. Gjykata vendosi që Shqipëria ishte përgjegjëse për shpërthimet, por nuk e pranoi tezën sipas së cilës Shqipëria i kishte vendosur vetë minat. Nga ana tjetër u vendos se minat nuk mund të vendoseshin pa dijeninë e qeverisë shqiptare. Gjykata vendosi që Mbretëria e Bashkuar kishte ushtruar të drejtën e kalimit të pafajshëm në rrugët ujore ndërkombëtare, por nga ana tjetër u gjykua se pastrimi i minave kishte dhunuar sovranitetin e Shqipërisë, sepse ishte kryer në kundërshtim me vullnetin e qeverisë shqiptare. Gjykata vendosi që Shqipëria të paguante një shihër prej 844.000 paund.


III. Mbrojtja Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

E gjitha kjo është, ose mund të duket se është shumë larg interesave të qytetarit të zakonshëm, i zënë me preokupimet e tij të përditshme. E drejta ndërkombëtare - mund të thotë dikush - mund të jetë e përdorshme në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve sovrane dhe të imponojë zbatimin e ligjit në vende të mëdha e të vogla. Ajo mund të mbrojë paqen dhe sigurinë, të nxisë bashkëpunimin dhe drejtësinë midis kombeve, por a është ajo vërtet e lidhur direkt me një qytetar të zakonshëm?

E drejta ndërkombëtare, mund të ndihmojë shqiptarin apo francezin, gjermanin apo çdo qytetar tjetër evropian, që t'i respektohen të drejtat e tij njerëzore. Shumë gjëra që ne përfitojmë në jetën e përditshme, janë të bazuara në ato që ne i quajmë "të drejtat e njeriut". Këto të drejta përfshijnë të drejtën për të jetuar të lirë, për të shprehur opinionet dhe idetë, për t'u trajtuar ndershmërisht dhe me dinjitet nga të tjerët, dhe pa asnjë diskriminim mbi baza të tilla si seksi, raca, feja, mendimi politik apo i ndonjë lloji tjetër.

Të drejtat e njeriut janë zakonisht një pjesë themelore e çdo kushtetute moderne, por ato janë gjithashtu të garantuara nga një numër tekstesh ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, e nënshkruar më 1950. Shqipëria është pjesë e Konventës që nga 29 Korrik 1996. Me anë të këtij traktati, Shqipëria dhe 39 vende të tjera evropiane, janë angazhuar të garantojnë respektimin e disa të drejtave themelore të njeriut për të gjithë qytetarët që ndodhen nën juridiksionin e tyre.

Këto të drejta duhet të jenë, dhe sigurisht janë, të siguruara më mirë në nivel kombëtar. Dispozitat e Përkohshme Kushtetuese shqiptare, dhe pa dyshim kushtetuta e ardhshme, përmbajnë dhe do të përmbajnë kryesisht të njëjtat të drejta me ato të Konventës. Kontrolli ndërkombëtar, i zbatuar nga institucionet e përcaktuara nga Konventa, është dhe duhet të jetë vetëm dytësor. Megjithatë roli i tij është shumë i rëndësishëm.


Rëndësia e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Rëndësia e kësaj konvente nuk qëndron vetëm në numrin e të drejtave të përfshira në të, por gjithashtu në mekanizmat mbrojtës të vendosura në Strasburg për të hetuar shkeljet e kallëzuara dhe për të respektuar respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga Konventa. Ajo mbahet nën shqyrtim të vazhdueshëm në mënyrë që të përmirësohet mbrojtja që jep Konventa si nëpërmjet zgjerimit të numrit të të drejtave të garantuara ashtu edhe nëpërmjet përmirësimit të strukturave ekzistuese.

Qëllimi i Konventës është dhënia e një një garancie ndërkombëtare, në vijim të mbrojtjes në shtete të veçanta. Për më tepër, çështjet gjyqësore të Komisionit Evropian dhe të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, kanë zhvilluar më shumë dispozitat e Konventës dhe kanë ushtruar një influencë gjithnjë e më të thellë mbi ligjet dhe realitetet shoqërore të shteteve anëtare. Gjykatat kombëtare të shteteve anëtare të Konventës, kur vendosin mbi një çështje të të drejtave të njeriut, i referohen tashmë gjithnjë e më tepër vendimeve të Strasburgut, dhe zbatojnë standartet dhe parimet e vendosura atje. Gjithashtu, mund të përmenden shumë raste të modifikimit të legjislacionit të shteteve dhe të praktikave administrative përpara ratifikimit të Konventës nga ana e tyre, veçanërisht në rastin e atyre shteteve që i janë bashkuar së fundmi Këshillit të Evropës.

Në vitin 1994, Këshilli i Evropës i kërkoi Shqipërisë dhe 10 vendeve të tjera në të cilat ishte ende në fuqi dënimi me vdekje, ta anullonin atë. Si rrjedhim, Shqipëria ndërmorri ruajtjen e një moratoria prej tri vjetësh para ekzekutimit.

Ankesat pranë Gjykatës Evropiane, mund të bëhen si nga shtetet ashtu edhe individët. Ankesat e individëve përbëjnë pjesën më të madhe. Numërohen më tepër se 30.000 të tilla që nga hyrja në fuqi e Konventës në vitin 1953. Gjykata Evropiane, ka dhënë më tepër se 600 gjykime që nga krijimi i saj në vitin 1959.

Ankesat e individëve i përkasin një numri në rritje çështjesh, duke përfshirë përdorimin e dënimit trupor, izolimin e pacientëve mendorë, ndalimin e endacakëve, të dyshuarve terroristë dhe redicivistëve, të drejtat e të burgosurve, disiplinën ushtarake dhe profesionale, mundësinë e hyrjes në gjykata, gjatësinë e procedurave ligjore dhe ndershmërinë e gjykatave, rregjistrimin e telefonatave, ndalimin e divorcit, ligjet mbi aktivitetin homoseksual dhe abortin, statusin e transeksualëve, lirinë e shtypit, radios dhe televizionit, kujdestarinë dhe përkujdesjen e fëmijëve, statusin e fëmijëve jashtë ligjit, veprimtaritë sindikaliste, emigracionin, deportimin dhe ekstradimin, të drejtat e pronësisë, kompensimin për shtetëzimet.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 12889
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: E Drejta Ndërkombëtare, Shtetet dhe Individët   9th October 2011, 14:09

Procedura

Rritja e numrit të shteteve anëtare si dhe ndërgjegjësimi qytetarëve evropianë mbi mundësitë e ofruara nga Konventa, sollën nevojën e ndryshimeve të procedurës dhe të strukturës së institucioneve të Strasburgut. Këto ndryshime duhet të sigurojnë një reduktim të ngarkesës dhe një funksionim më të shpejtë dhe efikas të sistemit.

Që nga 1 Nëntori 1998, do të ketë një Gjykatë të vetme të përhershme, me një numër gjykatësish të barabartë me atë të shteteve anëtare të Konventës. Gjykata do të ketë juridiksion në të gjitha problemet që i përkasin interpretimit dhe zbatimit të Konventës. Gjithashtu, Gjykata do të jetë e aftë të japë mendime këshilluese, kur një gjë e tillë i kërkohet nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës.

Gjykata do të pranojë aplikime nga çdo person, organizatë joqeveritare ose grup individësh që ankohen se janë viktimë e një shkelje të konventës, d.m.th. i të drejtave të tyre njerëzore, nga njëri prej shteteve anëtare.

Aplikimi individual do të shqyrtohet nga një trup gjykues prej tri gjykatësish, i cili do të ketë kompetencën, që me votë unanime, të deklarojë si të papranueshëm një aplikim. Gjykata mund të marrë në shqyrtim një çështje vetëm pasi të jenë përdorur të gjitha shkallët gjyqësore vendase, dhe brenda një periudhe gjashtë mujore nga data në të cilën është marrë vendimi përfundimtar.

Gjykata nuk duhet të merret me aplikime anonime, aplikime që në thelb janë të njëjta me një çështje të trajtuar më parë ose që janë të pabazuara. Rreth 90% e rasteve të rregjistruara deri tani, janë hedhur poshtëë si të papranueshme. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se Gjykata është e hapur për këdo që dëshiron të paraqesë një ankesë. Për paraqitjen e një aplikimi përpara Gjykatës nuk kërkohet asnjë lloj shpenzimi apo përfaqësimi ligjor, megjithëse asistenca e një juristi është e këshillueshme. Në të njëjtën kohë, është e mundshme që aplikantët të marrin një ndihmë të pjesëshme ligjore.

Nëse një aplikim nuk deklarohet i papranueshëm nga komiteti, çështja do t'i transferohet Trupit Gjykues, të përbërë nga shtatë gjykatës, të cilët do të shqyrtojnë pranueshmërinë dhe meritat e çështjes. Gjykatësi, i zgjedhur nga shteti kundër të cilit është paraqitur çështja, do të jetë gjithmonë i pranishëm në Trupin Gjykues.

çdo aplikim i regjistruar, do t'i jepet një gjykatësi raportues (rapporteur) i cili do të komunikojë me palët duke synuar arritjen e një zgjidhje miqësore. Procedura normalisht do të jetë e shkruar dhe gojore. Nëse nuk arrihet një zgjidhje miqësore, atëherë Trupi Gjykues do të marrë një vendim.

Pas tri muajsh, nëse nuk është është kërkuar referimi i çështjes në Trupin e Lartë Gjykues të përbërë nga 17 gjykatës, vendimi merr formë të prerë. Referimi i çështjes në Trupin e Lartë Gjykues do të lejohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, kur çështja ngre probleme serioze të një rëndësie të madhe. Gjykimi duhet të jetë i argumentuar dhe i detyrueshëm për shtetin. Komiteti i Ministrave duhet të sigurojë zbatimin e vendimit të Gjykatës nga ana e qeverive.


Më Shumë Instrumenta për të Mbrojtur të Drejtat e Njeriut

Konventa për të drejtat e njeriut është plotësuar nga Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Dënimit Jonjerëzor dhe Degradues, anëtare e së cilës është edhe Shqipëria. Në vazhdim, shumë marrëveshje dhe rekomandime të tjera të arritura në fushën e të drejtave të njeriut, nga Ministrat e Jashtëm dhe Asamble Parlamentare, të cilat mund të ketë një ndikim domethënës mbi politikat e shteteve anëtare në këtë fushë.

Instrumentat e Këshillit të Evropës mishërojnë një numër parimesh të rëndësishme të aplikueshme në shtetet e drejtuar nga ligji si: parimi i ligjshmërisë, e drejta e administrimit të bazuar të drejtësisë, mundësia e hyrjes në gjykata, garantimi i një dëgjimi të drejtë dhe publik, paanshmëria e gjykatësve dhe proporcionaliteti i dënimeve. Këto parime duhet të udhëheqin veprimtarinë e qeverisë dhe autoriteteve të tjera, si dhe atë të pushtetit gjyqësor dhe legjislativ.

Konventa nuk është diçka e fiksuar dhe përfundimtare, por diçka që ka evoluar në mënyrë të vazhdueshme, qysh prej arritjes së saj në vitin 1950. Vetë të drejtat kanë evoluar përgjatë historisë njerëzore. Ato evoluojnë ende, dhe janë një trashëgimi e çmuar por e brishtë për të cilën kanë luftuar gra e burra të guximshëm. Varet gjithashtu nga ne, të kujdesemi për to, në mënyrë që të ketë gjithnjë e më pak njerëz të cilëve u mohoen këto të drejta.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
E Drejta Ndërkombëtare, Shtetet dhe Individët
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dita ndërkombëtare e Emigracionit
» Anton Quni flet për Gjykatën Speciale: LDK-ja nuk do ta cenojë pozitën ndërkombëtare të Kosovës
» Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”: Njoftim për Shtyp
» STOP DISKRIMINIMIT RACIAL TË FËMIJËVE SHQIPTARË NË MAQEDONI! (NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE )
» Agron Shele:Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve“PEGASI”ALBANIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Juridik-
Kërce tek: