Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2017-2018
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Fatos Arapi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13029
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Fatos Arapi    2nd October 2011, 12:09

Fatos Arapi lindi ne qytetin e Vlores. Po atje ai kreu shkollen e mesme, ndersa studimet e larta i ndoqi ne Bullgari (Sofje) ne fakultetin e Matematikes dhe te Ekonomise. Ka punuar shume vjet gazetar dhe pedagog ne Fakultetin Histori Filologji te Tiranes. Disa here ka fituar cmime kombetare e nderkombetare per poezi. Vepra e Fatos Arapit eshte e pasur ne llojet e zhanret e ndryshme qe ai levroi. Pervec poezise ku ai qendron ne rreshtat e pare, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e bores, 1985; Gjeniu pa koke, 1999 etj; disa romane: Dhjetori i shqetesuar,1970; Shoket,1977; Deti ne mes,1986; disa drama: Partizani pa emer,1962; Qezari dhe ushtari i mire Shvejk, ne front diku,1995; ka bere disa perkthime: Kenge per njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezise turke etj; si dhe ka shkruar nje numer te madh artikujsh e studimesh te ndryshme. Poezite e para F. Arapi i botoi ne gjysmen e dyte te viteve pesedhjete, dhe, perkatesisht ne vitet 1962 e 1966 botoi vellimet "Shtigje poetike" dhe "Poezia dhe vjersha".

Qe ne hapat e pare ai paralajmeroi nje ze te vecante ne artikulimin gjuhesor te botes dhe te njeriut, nje vizion te vetin mbi realitetin. Fillimet poetike te Fatosit do te jene tematikisht te rrudhura e te reduktuara, duke u kushtezuar nga rrethanat politike te kohes. Ne frymen e hovit ndertimor dhe te entuziazmit per clirimin e vendit, qe mbizoteronte brenda parimeve krijuese te realizmit socialist poeti shpaloste besimin se Shqiperia ecte drejt nje rruge te re, te lire, dhe ky besim bente te perballohej me lehte durimi dhe sakrifica. Brenda ketij vizioni, Fatos Arapi shpesh do t'i perqeshe e perbuze burokratet dhe demagoget, si ne poezine "Antiburokratike", apo do te sjelle disa vecanti permbajtesore dhe ekspresive si ne poezine "Pse erdha ne jete". Sic shihet, poeti i thurr ode lirise dhe "mejtimit te lire" sic e quan ai. eshte synim dhe ideal madhor, pas te cilit poeti magjepset dhe perbetohet.

Pare nga kjo perspektive vete censurimi, mund te behen interpretime te shumefishta: se shoqeria e re eshte ajo qe sjell dhe garanton lirine, apo, se poeti sikur e ndien te rrezikuar lirine, prandaj del ne kundershtim te brendshem me kohen e vet. Cilido nga interpretimet duhet marre parasysh dhe per faktin e leximit zyrtar te poezise. Por, edhe ne rrafsh te artikulimit gjuhesor, ne perzgjedhjen e figures dhe te figuracionit, Arapi do te kerkoje mundesi te reja ne thurrjen e vargut dhe artikulimin e fjales. Eshte ndjere e hutuar mbase dhe vete censura perballe vershimit te figurshem ne stilin "Nata shkon shaluar mbi kurriz te maleve", "Nata e ngarkuar me alarme...", te poema mjaft e ndjere dhe e suksesshme e asaj kohe "Alarme te pergjakura".

Ne fillim te viteve shtatedhjete, e sidomos me vepren e botuar me 1972 "Me jepni nje emer", besimi dhe entuziazmi mbi te nesermen e sigurte sikur fillon te meket. Do te verehet kjo ne dy rrafshe: ne persiatjet per idene e ekzistences, (ne castet e deshperimit personal) dhe, ne prirjen e figurshmerise se mbyllur, per te mos qene deri ne fund i lexueshem. E tille mund te jete dhe poezia, titullin e se ciles mban vellimi "Me jepni nje emer". Verehet se shume dilema shqetesuese fshihen neper vargje, shume ceshtje dhe kategori vihen para pikepyetjeve, ose te pakten shume ceshtje te ekzistences mbesin te hapura...

Dhe pikerisht gjate viteve shtatedhjete, syri zyrtar do te dale publikisht me alarmin nga rreziku i nje poezie te tille. Qofte ne frymen e entuziazmit dhe te besimit te fillimit, qofte ne kuader te shenjave te para per zvetenimin e ketij besimi, poezia e Fatos Arapit per gjate gjysme shekulli arriti ta ruaje teresine e qendrueshme estetike dhe etike. Ne planin tematik, poezia e tij nuk e vuri poezine ne sherbim te politikes se dites. Ne rrafshin e shprehjes, ai vazhdoi te jete origjinal duke e zgjeruar hapesiren krijuese dhe artikulimin figurativ. Zakonisht vetem me nje levizje, me nje shperthim befasues, poezia e Fatos Arapit sugjeron thellesi dhe hapesira universale perfytyrimi, duke e vendosur objektivin poetik brenda konteksteve te reja ekzistenciale, ku shquhet mprehtesia e mendimit. Edhe figura, prandaj del perhere e re, cuditerisht e fresket, e ngarkuar me permbajtje dhe ndjeshmeri te paperseritshme. eshte nje gjuhe poetike e afte ta ndjeke e ta artikuloje te fshehuren, te padukshmen, te ndrydhuren ne mjedisin qe e rrethon, me tere tragjedizmin, trishtimin dhe egersine bashke. Mund te thuhet se figura ne poezine e Arapit eshte nder me efikaset dhe ekspresivet ne poezine bashkekohore shqiptare. Ne mpleksjen ndervarese: nga njera ane realiteti, nga ana tjeter imagjinata, emocioni dhe intelekti, lind kjo lirike. Prandaj lexuesi e gjen, e zbulon veten me ndjesine se dhe ai keshtu e perjeton boten perreth, por nuk ka mundur ta formuloje ashtu. Nga perplasja e poetit: (imagjinata, emocioni, filozofia) me realitetin, reflektohet synimi drejt persosjes se njeriut.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13029
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi    2nd October 2011, 12:10

Atdheu i Poetit
Analize

Gjate viteve shtatedhjete Arapi boton ciklin e poezive mbi Skenderbeun, figura e te cilit eshte sfide e perhershme frymezimi poetik neper shekujt letrare te shqipes. Qe nga De Rada e kendej, krijuesit me te medhenj kombetare kane realizuar kryevepra te frymezuar nga fryma dhe epoka e Skenderbeut. Fatos Arapi edhe ne kete rreth tematik vjen i vecante: cikli i tij mbi Skenderbeun e sjell shpirtin e kohes se heroit, si shtresim-themel te poezise, qe mbi te te fokusoje reflekse kohore dhe hapesinore bashkekohore, te aferta dhe te gjithekohshme. Ndjehet sidomos shtresimi ironik aludiv lidhur me hipokrizine dhe prapaskenat diplomatike te te medhenjve qe kurdisen, si dje-sot, ne shpine te me te vegjelve...

Nga ky cikel mund te vecojme vargjet e poezise "Ishim ne" ku hasen rrenjet e thella te qenies, te shpirtit dhe te tokes arberore para dhe pas Skenderbeut. Duke ligjeruar nga perspektiva e epokes dhe e figures se Skenderbeut, poeti do te thote: ishim ne ata qe do te niseshim perjetesisht neper udhet e pergjakura, tragjike te lirise duke e lene te hapur kete rruge dhe ne te ardhmen.

Ne vitin 1991 Fatosi botoi poezine "Atdheu" qe sjell nje imazh e ndjeshmeri lidhur me emocionet patriotike, te pazakonta deri atehere ne kete teme. Atdheu shpalohet me ngjyra dramatike, tendosje emozionale shperthyese qe hedhin drite ne tri dimensionet e kohes: ne te kaluaren, te tanishmen dhe te nesermen. Ne vend qe te jete vetem dashuri, atdheu eshte dhimbje dhe pikellim. eshte kryqi qe e mban ne shpine dhe qe te mban mberthyer, eshte premtimi qe te behet posa lind dhe tani ai ka sy te trishtuar, eshte dashuri qe vdes e dashuri qe te cmend, eshte buka e uritur, eshte enderr, ankth e shprese e sfilitur, eshte varr, varr i hapur... Atdheu ne kete poezi shpaloset permes epiteteve me ngarkese emozionale, levizese zik-zake qe perjashtohen dhe prape plotesohen mes vetes, duke qendruar prane e prane.Kater katrenat mbyllen efektshem ne nje distik:
Atdheu yt i vogli, i vogli
Ai hyjnori i pavdekshmi - loti.


Kjo lirike dashurie e botuar ne fillim te dhjetevjetshit te fundit te shekullit, eshte parashenje e shtresuar thelle ne boten poetike te Arapit qe do te shpaloset si spekter i begate i shpirtit dhe i filozofise se tij. Nga ky cikel do te permendim poezine e botuar rne 1999: "Kjo ndodhte ne Madrid", qe mund te emertohet edhe si refleksive meqe bashkefrymojne nuancat e ekzistences si: jeta-vdekja, shpresa-tragjizmi , malli-pikellimi, misherim pas Dheut - fat i perjetshem i lindur. Ajo ka 22 vargje te sistemuara ne me shume njesi. Ideja se mund ta braktiste a te jete i braktisur nga Atdheu eshte trishtuese. Fuqia terheqese e vemendjes e ndjek kemba-kembes poetin neper bote; ajo eshte magji e gjithepushtetshme.


E njejta ndjenje dhe i njejti zjarr dashurie eshte dhe te poezia "Duke u nisur per Zyrih". Edhe ketu, emocioni eshte ngasje dykaheshe: e afert-e larget, e ngrohte-e ftohte, per te mos thene, e adhuruar-e urrejtur. Ky eshte Atdheu ne poezine e Fatos Arapit, as vetem hyjnori, i adhuruari, as vetem trishtimi, dhimbja, vrasesi... eshte fati, eshte percaktimi sovran qe nuk te nderron e as e nderron dot, qe nuk ta falin e as e fal dot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13029
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi    2nd October 2011, 12:10

Dashuria e Poetit
Analize

Tema e dashurise per gruan eshte e pranishme qe nga fillimet poetike te Arapit. Ne fazen e pare ajo eshte plot ngjyra optimiste. Nga ky rreth mund te permendim poezine "Ti do te vish", e cila pervec tensionit emocional dramatik, shquhet dhe ne shkalle ekspresioni. Poezia eshte karakteristike per figuracionin e vecante qe Arapi sillte aso kohe ne poezine shqipe. Do te vihen re figura qe hapin horizonte te paanshme, te pafundme, krahasime dhe paralelizma te kategorive universale...

Por poezia mbi dashurine ne fazen, si do te thoshim, te lirikes filozofike te Arapit, merr tone dhe ngjyra te tjera dhe shquhet, para se gjithash, nga cilesia e te menduarit. Dhe jo vetem mosha e poetit, por dhe vete realiteti i ngarkuar ne tensionime e c'ekuilibrime shpirterore e morale, reflektohet ne teresine e botes krijuese te shkrimtarit. Gjithnje ne kete faze e me kete prirje, vihet re nje si rreshqitje drejt ikjes, fshehjes, drejt depersonalizimit te zerit poetik. Nga kjo perspektive, dashuria tingellon si jehone kujtimi, si nje e kaluar e perenduar qe te braktis - apo e braktis. Tingellon po ashtu, sidomos kjo faze lirike e poetit, si nje fat ekzistencial, nga i cili nuk ke si iken. Kujtimdashuria keshtu natyrshem shnderrohet ne mendim, ne urti, ngrihet ne shkalle te rezonances filozofike, e ngarkuar me shijen e melankonise apo me jehona te largeta elegjiake. Duke i rezistuar prirjes emozionale ne llogari te njohjes, vetenjohjes se nje ligjshmerie ekzistenciale, dashuria ne stacionin e fundit shfaqet si nje proces qe leviz ne rreth. Permbushjet kuptimore te ketij udhetimi pa fund shpesh te sjellin nje shije te mistershme, qiellore.

Nga ky kuader le te vecojme poezine "Dashuria" (97) qe ka vetem tete vargje brenda dy katrenave. Eshte dashuria e dikurshme qe shfaqet si ngasie e ankthshme duke ndezur dritat e kujtimit, ku poeti shkon per t'u strehuar brenda atij qielli te ndezur yjesh ne fund te lumit Akeron, lumit qe e ndan kete bote nga ajo tjetra, mbase duke sfiduar bregun e pertejme te tij. Mashtrues eshte tere ai imazh i ndezur yjor i dashurise se dikurshme. S'mbetka gje prej gjeje: mesa hiri qe rreshqet gishterinjve, posa provon te ndezesh qirinjte e shuar te dashurise. Tek vargjet e poezise "Trishtimi me braktis i fundit" mbizoteron po ashtu fryma elegjiake: dhembja eshte e shkalles qe e kalon trishtimin, dhimbja, e verteta vjen pas tij, pas trishtimit. Keshtu fillon poezia me vargun e pare, te vecuar dhe te pavarur: iku dhe dielli muzgor i trishtimit ne sy. Dhe ja pse: kot pret zemra te ulet zogu me pickimin magjepes. Eshte pulebardha e vdekur tani, qe dikur prehej ne detin shpirteror te poetit. Dhe ishte trishtimi i dikurshem qe e mbante gjalle, ne ethe per kerkim e zbulim, per miratim te panderprere te dashurise, trishtimi per te mos e humbur, per ta rigjetur perdite dashurine. Dhe s'kishte zot e perendi qe mund te ndalte kete synim te pafund te poetit pas dashurise. Si t'i perballoje tani ai xhelatet e dashurise, vrasesit e saj? Prandaj pikerisht kur e braktisi frika e trishte per te mos e humbur dashurine, poeti i dorezohet perfundimisht dhembjes se madhe...

Po ne kete shkalle dorezimi jane dhe vargjet e poezise "Mos eja ne enderr", mbase dhe nga me mbreseleneset e ciklit. E paralajmeron poeti dashurine e dikurshme qe te mos i fanitet duke ia cjerre plagen. Eshte tretur tani brishtesia e dikurshme, si e Safos antike dhe eshte ngopur deri ne gryke me vdekjen e dashurise. Shfaqja e saj ne enderr nxit klithmen nga e cila trembet poeti -"Nga britma ime per ty". Perbetimi refren perseritet prape duke kembengulur te mos e perserise dhe njehere "shakane e mbremshme" se pastaj c'ekuilibrohet, behet e paperballueshme dita... Keshtu nje rrudhje, terheqje dhe mbyllje persiatese, me shije melankolike do te verehet, sidomos gjate dhjetevjeteshit te fundit dhe tek vargjet e poezise intime. (Qellimisht, kete pjese te lirikes se Arapit po e emertojme si intime, me kusht qe brenda ketij rrethi tematik te perfshihen dhe poezite e kthimit ne vatren e lindjes dhe te prinderve...)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13029
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi    2nd October 2011, 12:11

Projekti i ri Poetik
Analize

Me veprat poetike te botuara giate viteve 90, Arapi duket sikur fillon nje projekt te ri poetik qe permes nje vizioni global deperton thelle ne boten dhe realitetin shqlptar. Fokusohet nje kohe e turbullt, e egersuar, me rrjedha tmerresisht te paqarta dhe te paparashikueshme. eshte poezi e frymezuar nga reflekse ekzistenciale te aktualitetit shqiptar. Vellimet me poezi "Ku shkoni ju statuja" dhe "Dafina nen shi" (91) shenojne nje faze kalimtare drejt ketij projekti poetik. Pese vellimet qe do te pasojne dhe qe shtrihen brenda dhjetevjeteshit te fundit te shekullit: "Ne pikellimi i dritave" (1993), "Me vjen keq per Jagon" (1994), "In Tenebris" (1996), "Gloria viktis" (1998) dhe "Me duhet nje gjysem endrre" (1999), e shpalojne ne drite te plote lirikun e madh, duke e vendosur ate ne krye te ketij zhanri letrar te shqipes. Brenda ketyre pese veprave, e sidomos tri te fundit, shquhet lirika refleksive, e dritehijeve metafizike, qe ne caste deshperimi te plote i pershkon dhe timbri i absurdit. Nxiten shqetesime madhore per qenien tone kolektive, nder me te guximshmet ne liriken shqiptare sot. Keto shqetesime e nxitin domosdoshmerine e njeriut per njohje dhe vetenjohje, te shtrire kjo ne kohen dhe hapesiren shqiptare dhe ne ate universale.



Cikli i Tiranes dhe Cikli Vllasi
Analize

Me mbreseleneset nga lirikat meditative jane (ato te emeruara) si: cikli i Tiranes dhe ato mbi ciklin Vllasi. Te parat jane vargje te frymezuara nga dritehijet e mjedisit urban te qytetit te poetit, Tiranes, nga ngjyra dhe shija e perditshmerise. Ne poezine e Arapit gjate dhjetevjeteshit te fundit, Tirana do te shnderrohet ne figure qe ngerthen ne vete nje kohe nga me dramatiket, te ngarkuar me tonet me ekstreme ekzistenciale per qenien kolektive. Keshtu, here ne funksion te metafores, here ne ate te simbolit, Tirana do te jete vater dhe burim i pashtershem i vibrimeve trishtuese te botes krijuese. Pikerisht brenda ketij cikli tematik qe shenon kuroren krijuese te poetit, do te gjejme te fokusuar artistikisht shpirtin e parehatuar shqiptar te kohes, me nje energji te paartikuluar, gjysme te eger, ne nje kerkim te ethshem e dramatik te vetes, me nje vullnet gjysem te verber, si agresion dhe veteagresion. Kete kohe te ngarkuar me dhembje, trishtim dhe shpresa, tiranase dhe shqiptare, lexuesi do ta perjetoje si "dokument" te fuqishem historik.

Ne poezine "Koha" poeti ben disa pyetje me vlere historike e njerezore: E ka nga marrezia koha shqiptare, qe, si nje mez i harbuar shkumbon mbi shqiptaret si pa i vene re ata? As do t'ia dije fare per oren e ndalur, oren zero, sic do te thote poeti me nje rast tjeter? A nuk i sheh ajo, lazdrania, fatet shqiptare qe s'levizin, m'u si mushka para gremines? Koha shqiptare eshte ne nje kerkim apo vetekerkim dramatik te vetvetes?
Poezia me karakteristike qe ngjizet ne kete katrahure shqiptare, por njekohesisht ka nje besim te thelle ne te ardhmen, eshte poezia "Gloria viktis" (vargjet jane shkruar gjate janarit 97, ne Tirane dhe Vlore). Eshte Ode humbesve; jane humbesit qe gabojne duke u nisur verberisht ne beteja te reja, keshtu derisa te clirohen nga ngasja e hidhur e brendshme dhe ta pastrojne pastaj tere hapesiren tiranase dhe shqiptare. jane pra, ata qe gabojne dhe nisin lojen tragjike e te pergjakshme. Mos jane pikerisht keta, humbesit e perhershem, shpetimi shqiptar? Edhe me kusht qe te mbyten, vete bashke me te tjeret, por, me kusht qe uji te levize, te mos shnderrohet perfundimisht ne kenete ... eshte mesazhi i poetit.

Gjate vitit 1996, Arapi shkroi vargjet mbase me te zymta deri me sot ne portretizimin e kohes shqiptare (In tenebris). Vargjet e poezise kane strukture dhe perspektive epistorale, si leter shkruar Vllasit ne Had (Vllas Arapi, vellai i poetit, i vrare ne menyre misteriose pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore). Poeti e ngushellon te mos ndjeie keqardhie, te mos ndjeje mall per boten e njerezve te ketejme, sepse "ketu drita prej terri eshte". Dhe ja, perseri, ne kuader te ketij trishtimi, nje artikulim i persosur poetik: ne bebez te syrit na eshte eklipsuar hena duke u kercenuar, si cark i ngrehur qe mund te shpertheje ne cdo cast. Dhe, s'ka rruge, ku mund te nisesh, ku mund te arrish... Edhe liria lind ne pranga, lind skllave. Vec tragjedite, vec ato s'harrojne te menojne. Nuk ka nevoje as per xhelate, sepse ketu, sapo ta kalosh kufirin e territ, me i tmerrshem fanitet njeriu...

Po ne kuader te ketij rrethi tematik po permendim edhe dy
poezi: "Ne Tirane ka vetem tirane", te shkruar ketu e dhjete vjet te shkuara, dhe "Mall per ty ne Tirane", ne vitin 1995. Ne poezine e pare, sugjerohet nje loje fjalesh, duke nxjerre kuptimin dytesor permes shnderrimit te emertimit Tirane ne cilesorin tirane. : eshte koha kur liria, ngathet-ngathet shfaqet ne horizont, kur dinjiteti shqiptar i neperkembur per nje gjysme shekulli, zgjohet i eger, agresiv, dhe veteagresiv. Hipokrite eshte shpresa ne Tirane: ti i vdekur, e ajo te jep fryme, te mban gjalle qe serish te te vrase. Poezia perfundon me nje distik ne vete, ku shfaqet mbi ferr nje Sovran Krye-Engjell, me vargun kulmor "E dua Tiranen se te vret" , mbase ne frymen e Kutelit "Ta duash atdheun edhe kur te vret".

Poezia e dyte ka vetem kater vargje dhe eshte thurrur ne forme letre, perseri drejtuar Vllasit. E sjell portretin e jashtem te Tiranes ne tetor, te perbaltur e me lluce, qe eshte ne harmoni me shpirtin e permalluar te poetit per vellane, te trishtuar ne vetmi e ngrice; gjysmen e shpirtit ia rrezaton dielli, ndersa gjysmen, ia mbulon terri. Mos e nxit kete mall te pashuar per Vllasin, per boten e tij te pertejme, zymtia trishtuese e Tiranes?... Ne kete fryme, cikli i rrethit tematik - Tirana, ne poezine e Arapit eshte kapitull me i artikuluar i lirikes shqiptare. Vizioni i perthyer, dramaciteti, vibrimet e brendshme e te padukshme te botes shqiptare, te kohes shqiptare, sajojne dritaren me mbreselenese , nga e cila vezhgohet kjo pjese e kohes sone, ajo e dhjetevjeteshit te fundit te shekullit qe shkoi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13029
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi    2nd October 2011, 12:12

E Paenderrta ime

Me duhet nje gjysem endrre,
E paenderrta ime.
Ve koken ne gjoksin tend
E tani perplasem
Te koke e nje tjetri.
Me duhet nje gjysem endrre.
Shigjetat e ores se dores
Tutje i shtyjne kalimtaret,
ne dite te rrepirta tiranase.
Shpirtra jo shpirtra qe shkojne...
Bri meje dikush flet me vete.
pa e kuptuar besoj ne rrefimin e tij.
Dikush, prej zhgenjirni te eger,
mberthen kryqe te reja.
I hedh nje gjysem leku
Dhe blej kryqin tim.
Tani qe ta ngre
Me duhet nje gjysem endrre,
E paenderrta ime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13029
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi    2nd October 2011, 12:12

Nuk Mbyllen Dot

S'kam fuqi me as te trishtohem
Jemi anije pa spirance
Mes ererave te egra te kunderta.
Peshqit Ilafazane shurdhojne qiellin
Me jepni ju nje cope ironie,
Se nuk e gjej dot ne veten time,-
Nje copez ironie
Sa gjysmez e krahut te zogut,-
Te mbrohem nga shirat e verdhe
Te predikimeve te apostujve te lajthitur.
Te gjithe na kane faj dhe askush:
Deshem te krijohemi ne asgjesimin tone
Tani gjithe dritaret e shpirtit
Jane hapur, bymyer e kalbur
Nga shirat e loteve,-
Dhe s'mbyllen me dot.
Mund te hyje kush te doje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13029
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi    2nd October 2011, 13:04

Si s'te Desha pak me Shume

Une e desha pertej vdekjes,
Ashtu dashurova une
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak me shume...
Pak me shume ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Te genjejme mallin qe s'shuhet,
Kujtimin te genjejme pak.
Pertej vdekjes, pertej boteve,
Atje ku nis "ca pak" tjeter,-
Asaj qe me rri mes Zotave:
"Si s'te desha pak me teper...".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13029
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi    2nd October 2011, 13:05

Gloria Victis
Lavdi Humbesve

Sepse jemi ne humbesit e medhenj.
Artin e shkelqyer te humbjes
Ne e kemi ngritur ne fat.
Sepse ne, vetem ne, dime te gabojme.
Ne gabojme ne miqesi, dhe humbasim.
Ne gabojme ne dashuri, dhe humbasim.
Ne gabojme ne shpresat tona, dhe humbasim
Zaret e bardhe te fateve tona
Ne i hedhim para - dhe vazhdojme
T'i hedhim ato edhe mbasi ta kemi kaluar Rubikonin.
Te gjithe na kane faj dhe askush.
Te tjeret vetem fitojne,
Ndersa ne jemi populli humbes
I humbjeve te medha. Zemra jone
Eshte nje molle e arte dhimbjeje.
Nuk duam te njohim pushtetin e erret te smires,
Dhe gabojme, nuk e njohim
Lakmine akrep te pushtetit, dhe gabojme.
Sepse ne-vetem ne! Dime te gabojme.
Kembet tona te zbathura jane ato gjethe vjeshte
Qe bien dhe ecin ne rruge; shpirti yne
Eshte prej lende te brymte trishtimi,
Te gjithe mund ta vrasin.
Te tjeret jo, ata jane fitonjes te perjetshem,
Ata s'humbasin kurre, sepse
Kurre nuk gabojne.
Ndersa ne gabojme - ashtu sic dime vetem ne!
Artin e shkelqyer te humbjes
Ne e kemi ngritur ne fat.
Dhe i kemi kthyer krahet lavdise fitonjese.
Ne njohim vetem lavdine e popullit
Te humbjeve te medha. Sepse ne
- po vetem ne!-
Jemi te vertete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13029
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi    2nd October 2011, 13:05

Akreonti Rrjedh po karont nuk ka

Si te kthehem prapa kur udhen s'e di?
Prej pikellimi lumi bucites i nates
E une rrah brigjet e erreta ketu.
Akeronti rrjedh po karont nuk ka.
Tregome nje va ku te kaloj.
Ti i njeh guvat dhe vorbullat e frikshme.
Tregome nje va, vellai im,
Ku te kaloj Akerontin
Dhe te arrij.
Akeront rrjedh po karont nuk ka.


Kjo poezi gjendet ne mesin e tetembedhiete poezive te ciklit "Vllasi', qe i kushtohet vellait te vdekur te poetit. Kjo poezi lidhet perkatesisht me vdekjen e mistershme dhe te paligjshme te tij. Karakteristike stilistike e kesaj poezie eshte inversioni (kemi episode te permbysura), qe mbeshtetet dhe stimulohet nga ritmi i brendshem, nga perseritjet e pasuara me heshtje (te zeshme), ndersa "paqartesite" vihen ne funksion te ironise.
Nga vargjet e poezise si nga nentoka shperthen dhe perhapet nje gjeme, brenda se ciles jehon vershueshem dhimbja dhe vaji, te cilat perplasen ne kupe te qiellit, perpeliten dhe qe andej te vetmuara, pa shprese rikthehen nga e para ... keshtu perjete e mot. eshte kjo gjema e vellait te vdekur te pavdekur qe trishtueshem kerkon nje vesh per ta degjuar. Pas ndeshkimit te Zeusit per te mos e pranuar shpirtin pertej, shpirti i Vllasit kerkon cmendurisht mbeshtetje. I mbetur qyqe as ketej, as andej, Vllasi leshon vajin perbetues dhe akuzues, qe ngre peshe boten e te gjalleve, dhe pikerisht te poet-vellait, qe edhe pse i rrahur nga valet e jetes, nuk eshte ne gjendje t'i tregoje nje shteg kalimi vellait, d.m.th. nuk mund ta ndihmoje ate as te vdekur. Mosekzistenca e karontit lidhet me mesazhin deshperues filozofik: S'ka pertej, s'ka as ketej ... Poeti keshtu dhimbshem metaforizon dhe vete realitetin pa rrugedalje ne te cilin ai jeton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13029
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi    2nd October 2011, 13:06

Dite Tiranase

Ti mbyll deren pas e nisesh
Ne mesin e rruges takon diten
Qe te pyet e hutuar: - Nga te shkoj?
Shpresen e ushqejne me shprese, -
Pastaj shpreses i vrasin shpresen.
Vetem pasqyrat ndryshojne,
Teknologjia persosese e tyre, -
Fytyrat jane po ato.
Jo, ti, - hija jote shkrin ne goten me uje
Diellin dhe kokrren e aspirines, -
Ke dhimbje te forta koke.
E di: zembereku i zemres sime
Eshte pluhurosur , - kur do te vije Ajo,
Me frymen e saj t'i fryje,
Te ndjej ecjen tingelluese te kohes.
Ne qiellin e Tiranes, nje unaze e zjarrte
Fluturon nga syri ne sy -
Kerkon gishtin e nuses.
Kerciti gonxhe e zambakut tek celej,
Dhe marsi eci para meje.
Te pakten, o zot, akoma jemi njerez
Respektojme dallendyshet dhe vdekjen.


Kjo poezi mban daten e vitit 1997. Poezia ka 22 vargje monokolone dhe eshte shkruar si apostrofim i vetes se dyte, pra eshte zeri i subjektit lirik qe ben dialog te brendshem. Poeti percjell zeshem levizjen e vet tek kapercen pragun e shtepise per te dale ne qytet. Ky eshte veprimi i pare. Veprimi i dyte eshte ballafaqimi me rrugen, realitetin. Hutimi, gjendja pa kuptim, pa krye te godet: S'di nga te shkoj! Veprimi i trete eshte zhgenjimi: kostatimi se pasi te kane ushqyer me shprese, ta vrasin ate. Papritmas kemi nje lajthitje, nje percartje nga dhimbja e kokes: sherohet me diell apo aspirine? jashte cdo vullneti mekanikisht ndodh levizja brenda poetit. Ai behet i vetedijshem se zembreku i ores eshte pluhurosur, ashtu si zembreku i kohes se Atdheut te tij. Po ama megjithe shpresen e vrare, qytetari tiranas perseri ka aftesine te shpresoje: A do te vije Ajo? Per nje cast te duket se eshte fjala per nje te dashur, mbase dhe eshte ashtu, dhe a ka me te dashur per nje shtetas shqiptar te prese kohen e mire per veten. Dhe prapa shpines se tij hapet nje dekor shpresedhenes, i realizzar ky me figura te goditura simbolesh: Unaze e zjarrte, gishti i nuses, gonxhe, zambak, dallendyshe. Keshtu poezia mbyllet me nje vetengushellim tragjik, si per te theksuar se nuk eshte koha me te genjejme vetveten, aq me teper me poezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13029
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi    2nd October 2011, 13:06

Alarme te Pergjakura

Mbi rrogozin prej kashte,
Ku neteve fle,
Shtrova
Dashurine time...
Po prap, brinjet t'i vret toka, plisi,
E prap i forte eshte te koka
Trungu prej lisi.
Hej, vend!
Plot diell e pa drite!
Pagan dhe fron per perendite!
Jetojme ner male te larte,
Ku qlellln me dore mund te zeme
Dhe prape:
Ne c'humnera kemi rene!
Hej, vend!
Qe ngjyrat e Jonit,
Ererat e portokallit me lule
Mbyll
Ne nje vorbe fasule.
Dhe ndihesh
I pasur ne varferine tende
I lire ne roberine tende...
Hej, vend,
Qe prej dhimbjes po me ben te cmendem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13029
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi    2nd October 2011, 13:07

Atdheu

Atdheu eshte dhimbje, eshte dhimbje.
Nje prill i pikelluar ne shpirt.
Atdheu eshte kryqi, eshte kryqi.
E mban - dhe te mban ty - ne shpirt.
Atdheu eshte toka e premtuar.
Ti shkel si nje zot dhe s'e ke nden kembe
Atdheu s'ka fjale, ka sy te trishtuar
Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.
Atdheu eshte buka e urritur,
te iken nga duart e dot nuk e ngop
enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
me syte n'erresire vetveten kerkon.
Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
Nje jete drejt tij shkon me bese qe bind.
Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare
Ne nje pike loti lirine e lind.
Atdheu yt i vogli, i vogli,
Ai hyjnori i pavdekshmi - loti.

Poezia Atdheu ka kater katrena dhe nje distik te pavarur ne fund. Struktura e saj e vecante eshte ne lidhje me tendosjen emozionale, qe e ben fare te ndryshme kete poezi nga ajo pjese qe emerohet si lirike atdhedashurie. Te gjashtembedhjete vargjet e katrenave sistemohen si njesi te mbyllura, te pavarura, qe perfundojne me pike, te cilen e imponon goditja shpirterore dhe intelektuale e poetit ne ballafaqim me gjendjen e atdheut. Secili varg s'ka nevoje per ate qe pason dhe megjithate ata pasojne njeri-tjetrin si goditjet qe peson nga realiteti poeti.

Brenda seciles goditje ndjehet e ngjeshur si perzierje shija e hidhur dhe e embel qe reflekton Atdheu, ledhatimi dhe kafshimi, nema dhe urata bashke, pergjerimi dhe revolta, denimi dhe shperblimi perhere i ndersjellte. Permes vargjeve te kesaj poezie arrihet identifikimi i fuqishem i brendshem i poetit dhe i Atdheut: Atdheu eshte kryqi qe e mban dhe te mban mberthyer; Eshte hyjnori Atdhe dhe Atdheu varr i hapur. Deri kur keshtu? eshte klithma e fuqishme e te kryqezuarit, poetit atdhedashes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi    

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fatos Arapi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fatos Lubonja: E majta dhe të pushkatuarit pa gjyq
» Rrahim Hashimi*-Pse kjo histeri ndaj së vërtetës që tha Fatos Klosi
» CIKEL ME POEZI NGA FATOS ASHIKU
» Xhemajl Rudi: Arben Veselaj-Intervistë:Me-Fatos Kongoli,

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: