Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vlersimi i menaxherit - Nje histori

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 26265
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Vlersimi i menaxherit - Nje histori Empty
MesazhTitulli: Vlersimi i menaxherit - Nje histori   Vlersimi i menaxherit - Nje histori Icon_minitime2nd October 2011, 08:34

Një djalosh, akademik i shkëlqyer aplikoi per pozitën e menagjerit në një kompani të madhe.

Ai e kaloi intervistën e parë, drejtori e bëri intervistën e fundit, dhe mori vendimin final.

Drejtori zbuloi nga CV-ja se rezultatet dhe arritjet e ketij djaloshi ishin të shkëlqyera në të gjitha drejtimet, që nga shkolla e mesme deri tek kërkimet postdiplomike, nuk kishte vit e që ai të mos kishte treguar sukses.

Drejtori e pyeti, “A e keni fituar ndonjë bursë në shkollë?” djaloshi u përgjigj “asnjë”.

Drejtori pyeti, “ A i pagoi babai juaj shpenzimet e studimeve?” Djaloshi u përgjigj, “Babai im kishte ndëruar jetë kur unë isha një vjeç, nëna ime ishte ajo e cila i pagoi shpenzimet e mia të studimeve.

Drejtori pyeti, “Ku kishte punuar nëna juaj?” Djaloshi u përgjigj, “Nëna ime lante robat për pagesë.
Drejtori i kërkoi djaloshit që t’i tregojë duart e tij. Djaloshi Ii tregoi duart e tij të cilat ishin të buta dhe të përsosura.

Drejtori pyeti, “A e ke ndihmuar nënën ndonjëherë me parë në larjen e robave?” Djaloshi u përgjigj, “Kurrë, nëna ime gjithnjë kërkoi nga unë që të studijoja dhe të lexoja më shumë libra. Tutje, nëna ime mund ti lajë robat më shpejt se unë.
Drejtori tha, “E kam një kërkesë. Kur të kthehesh sot, shko dhe pastroi duart e nënës tënde, dhe pastaj eja e takohu me mua nesër në mëngjes.”
Djaloshi mendoi se shansi i tij për të fituar punën ishte i lartë. Kur u kthye në shtëpi, ai me kënaqësi kërkoi nga nëna e tij që ta lejojë ti pastrojë duart e saj. Nëna e tij u ndje e quditur, e lumtur por me ndjenja të përziera, ajo i tregoi duart e saj të birit.
Djaloshi i pastroi duart e nënës së tij ngadalë. Duke i pastruar ato, filluan ti ridhnin lotët. Ishte hera e parë kur ai vërejti se duart e nënës së tij ishin aq të rrudhosura, dhe kishte shumë plagë në to. Disa plagë ishin aq të dhimbshme sa që nëna e tij drithte kur ato u pastruan me ujë të pastër.
Ishte kjo hera e parë që djaloshi kuptoi se ishin mu këto duar të cilat lanin çdo ditë për t’ia mundësuar atij pagimin e shpenzimeve për shkollim. Rrudhat në duart e nënës ishin çmimi të cilin ajo u desh të paguaj për diplomimin e tij, përsosmërinë akademike dhe të ardhmen e tij.
Pasi kishte përfunduar pastrimin e duarve të nënës, djaloshi në heshtje pastroi të gjitha roba tjera të mbetura për nënën e tij.
Atë natë, nëna dhe djali biseduan për një kohë shumë të gjatë.
Mëngjesin tjetër, djaloshi shkoi në zyrën e drejtorit.
Drejtori vërejti lotët në sytë e djaloshit, dhe e pyeti: “A mund të më thuash se çfarë ke bërë dhe mësuar dje në shtëpinë tënde?”
Djaloshi u përgjigj, “I pastrova duart e nënës sime, dhe gjithashtu i mbarova së lari roba tjera të mbetura pa larë.”
Drejtori pyeti, “Të lutem më trego për ndjenja tuaja.”
Djaloshi tha, Numër 1, tani e di se çka është vlerësimi. Pa nënën time, nuk do të isha treguar i suksesshëm ashtu si jam sot. Numër2, duke punuar së bashku dhe duke ndihmuar nënën time, vetëm tani unë kuptova se sa vështirë dhe mund është ta bësh që një punë të kryhet. Numër3, kam mësuar të vlerësoj rëndësinë dhe vlerën e marëdhënieve familjare.
Drejtori tha, “Kjo është ajo çfarë unë dëshiroj që menagjeri im të jetë. Dua të rekrutoj përsonin i cili mund të vlerësojë ndihmën e të tjerëve, personi i cili di vuajtjet e të tjerëve gjatë kryerjes së punëve, dhe personin i cili nuk do ti vëjë paratë si synim parësor në jetën e tij. Ju jeni të punësuar.
Më vonë, ky djalosh punoi shumë, dhe fitoi respekt nga vartësit e tij. Secili punëtor punoi me zell dhe si ekip. Performanca e kompanisë ishte përmirësuar jashtëzakonisht.
Fëmiu, i cili është mbrojtur dhe vazhdimisht iu janë plotësuar gjërat cfarëdo që ai dëshironte, do të zhvillohej me “Mentalitet të së drejtës” dhe çdoherë do të vendoste së pari për veten e tij. Ai do të ishte injorant ndaj përpjekjeve që prindërit e tij bëjnë për të. Kur ai të fillojë të punojë, ai do të pretendojë se çdonjëri duhet ta dëgjojë atë, dhe kur ai bëhet menaxher, ai kurr nuk do të dijë për vuajtjet e punëtorëve të tij dhe çdoherë do të fajësojë të tjerët. Për këtë llojë të njerëzve, të cilët ndoshta mund të jenë të aftë akademisht, mund të jenë të suksesshëm për kohë të shkurtë, por përfundimisht nuk do të ndjejnë kuptimin e arritjeve. Ai do të shfryhej dhe plotë urrejtje dhe do të fjalosej më shumë. Nëse ne jemi ky lloj i prindërve mbrojtës, a jemi vërtetë duke e treguar dashurinë tonë apo në vend të saj jemi duke e shkatëruar jetën e fëmijëve tanë?
Mund të lejoni që femiu juaj të jetojë në një shtëpi të madhe, të mësojë për piano, të shikojë në ekran të madh të TV-së. Por kur ta preni barrin, ju lutem lejoni që edhe femiu juaj ta përjetojë atë. Pas ushqimit, lejoni që ti lajnë pjatat e tyre dhe të luajnë me birila bashkë me vëllezër dhe motrat e tyre. Nuk është pse nuk keni para për të punësuar një kujdestare, por sepse ju dëshironi ti doni ata në mënyrë të duhur. Dëshironi që ata të kuptojnë, pavarësisht se sa të pasur janë prindërit e tyre, një ditë flokët e tyre do të zbardhen, njejtë sikurse nëna e atij djaloshi. Gjëja më e rëndësishme është që fëmiu juaj të mësojë të vlerësojë përpjektjet dhe të përjetojë vështirësitë dhe të mësojë për mundëesinë e të punuar me të tjerët.

Përktheu: Visar H. KORENICA/mesazhi.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
 
Vlersimi i menaxherit - Nje histori
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dallimet ne mes te menaxherit dhe ndermarresit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Menaxhment Ndërkombëtar-
Kërce tek: