Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ligji i Tatimit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 26155
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Ligji i Tatimit Empty
MesazhTitulli: Ligji i Tatimit   Ligji i Tatimit Icon_minitime2nd October 2011, 08:38

Pjesa1
LIGJI Nr. 03/L-204
PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME


Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:

LIGJ PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME

Neni 1
Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është vendosja e tatimit mbi pronën e
paluajtshme në Kosovë duke përcaktuar standardet dhe procedurat të cilat
duhet t’i respektojnë komunat në administrimin e tatimit në pronë.

Neni 2
Fushëveprimi


1. Ky ligj cakton tatimin mbi pronën e paluajtshme dhe parashtron
standardet dhe procedurat të cilat duhet t’i respektojnë komunat gjatë
administrimit të këtij tatimi.

2. Të hyrat e vjelura nga tatimi mbi pronën e paluajtshme arkëtohen
në llogari të komunës përkatëse dhe përdoren nga ajo në përputhje me
Ligjin nr. 03/L-049, për Financat e Pushtetit Lokal.

Neni 3
Përkufizimet




1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Pronë e paluajtshme - toka dhe ndërtesat, stabilimentet, godinat nënsipërfaqen
e tokës dhe mbi sipërfaqen e tokës dhe që janë të lidhura me tokën. Në
pronën e paluajtshme përfshihen njësitë brenda ndërtesave, siç janë
banesat, zonat për qëllime komerciale dhe industriale;

1.2. Regjistër i të drejtave mbi pronën e paluajtshme – regjistër i krijuar sipasRregullores
së UNMIK-ut nr.2003/25, për themelimin e regjistrit mbi të drejtat e
pronës së paluajtshme i shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr.2004/04.

1.3. Agjencia Kadastrale e Kosovës - agjencia ekzekutive e cila, mes tjerash,është përgjegjëse për administrimin e gjithëmbarshëm të regjistrit për të drejtat mbi pronën e paluajtshme;

1.4. Vlerë e tregut - çmimi me të cilin blerësi është i gatshëm të blejë dhe shitësitë
shes pronën e paluajtshme në një transaksion zyrtar, ku asnjëri nuk
është nën ndonjë detyrim për të vepruar dhe nuk ekziston marrëdhënie
midis palëve përmes lidhjeve familjare, martesës, pronësisë së
përbashkët ose lidhjes biznesore;

1.5. Zyrat komunale kadastrale - zyrat e autorizuara dhe të mbikëqyrura ngaAgjencia
Kadastrale e Kosovës për regjistrimin e të drejtave të pronës së
paluajtshme në regjistrin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme;

1.6. Pronar i pronës – personi fizik ose juridik i cili është titullar i të drejtës mbipronën dhe i cili është i regjistruar si pronar toke në regjistrin e të drejtave mbi pronësinë e paluajtshme;

1.7. Të dhënat tatimore mbi pronën –të dhënat tatimore, siç janë emrat dheadresat
e pronarëve të pronës dhe të shfrytëzuesve, informacioni mbi ndërtesat,
vlerat pronësore, tarifat e tatimit, faturat e tatimit dhe shënimet mbi
pagesën e tatimit;

1.8. Faturë tatimi – dokument që i lëshohet tatimpaguesit nga Komuna, me tëcilin njoftohet tatimpaguesi për përgjegjësinë e periudhës së tatimit;

1.9. Periudhë tatimore – vit fiskal;

1.10. Konfiskim –marrja e pronës së paluajtshme për mos kryerjen e obligimevetë tatimit në pronë;

1.11. Tatimpagues – pronari i pronës e cila tatimohet, nëse nuk dihet pronari,përgjegjës për pagesën e tatimit do të jetë shfrytëzuesi i pronës, që mbahet në shfrytëzim nga personi fizik e juridik.


Neni 4
Objekt i tatimit më pronë


Tatimi mbi pronën vendoset mbi tërë pronën e paluajtshme në Kosovë,
me përjashtim të pronës e cila lirohet nga tatimi në pajtim me nenin 8
të këtij ligji.

Neni 5
Tatimpaguesi


Personi përgjegjës për pagesën e tatimit mbi pronën është, para së gjithash, pronari i pronës.

Nëse pronari i pronës nuk mund të përcaktohet ose nuk mund të
gjendet, tatimpagues është personi fizik ose juridik i cili e shfrytëzon
pronën e paluajtshme.

Nëse pronari ose shfrytëzuesi i ligjshëm i pronës së paluajtshme nuk
mund të përcaktohet ose mund të përcaktohet, por nuk ka qasje ndaj
pronës së paluajtshme, tatimpagues do të jetë personi fizik ose juridik i
cili e shfrytëzon pronën. Vendimi i tillë nuk i jep kurrfarë të
drejtash shfrytëzuesit lidhur me të drejtën e pronësisë.

Neni 6
Baza e tatimit


Bazë e tatimit për tatimin mbi pronën do të jetë vlera e pronës në
treg e përcaktuar në pajtim me standardet dhe procedurat e përcaktuara
në pajtim me nenin 13 të këtij ligji.

Për çdo vit tatimor vlerë e tregut e cilësdo prone është vlera e pronës më 31 dhjetor të vitit paraprak.

Neni 7
Shkallët e tatimit


Kuvendi komunal i çdo komune i cakton tarifat tatimore mbi pronën në
bazë vjetore në shkallën prej 0.05 % deri 1 % të vlerës së pronës në
treg.

2. Tarifat e tatimit lëvizin brenda kategorive vijuese të pronës:

2.1. Prona rezidenciale: prona e paluajtshme e cila u shërben njerëzve përnevoja themelore të banimit, duke përfshirë shtëpitë, banesat dhe ndërtesat e ngjashme;

2.2. Pronë e banuar: prona e cila shfrytëzohet ose mbahet për banimin enjerëzve, duke përfshirë tokën, garazhet, ose ndërtesat e tjera të ngjashme jokomerciale;



2.3. Pronë komerciale: është prona që shfrytëzohet ose përdoret për qëllimebiznesore,
komerciale, për shitje me pakicë, për shërbime rekreacioni, për qëllime
artistike, sportive, për arsim privat ose për qëllime mjekësore
private;

2.4. Pronë industriale: është prona e cila shfrytëzohet për prodhim, përpunimose deponim të mallrave, duke përfshirë fabrikat, depot, punëtoritë dhe objektet e tjera të ngjashme;

2.5. Pronë bujqësore: është toka dhe ndërtesat të cilat shfrytëzohen përqëllime bujqësore;

2.6. Pronë e paluajtshme e braktisur dhe objektet e pabanuara: Është tokadhe ndërtesat e pabanuara dhe të paqëndrueshme që nuk mund të shfrytëzohen pa u bërë renovime dhe ndërrime të mëdha materiale;

2.7. Pronë e papërfunduar është prona në ndërtim e sipër, që nuk i plotësonkushtet për shfrytëzim ose për përdorim normal dhe që do të tatimohet 40%, varësisht nga lloji i destinimit.

1. Tarifat e tatimit të caktuar për pronën në kategoritë të parapara në nën-paragrafët

2.3. dhe 2.4. nuk do të jenë më të mëdha se 2,5 herë të lartësisë
së tarifës së tatimit për pronën në kategorinë e paraparë në
nën-paragrafin 2.2. të këtij neni.

Neni 8
Lirimi nga tatimi mbi pronën e paluajtshme


1. Këto institucione dhe organizata të mëposhtme lirohen nga tatimi mbi pronën për pronën që e posedojnë ose shfrytëzojnë:

1.1. Institucionet e Qeverisë në Republikën e Kosovës;

1.2. Kombet e Bashkuara ose çdo organ i saj, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian;

1.3. Forca shumëkombëshe e Kosovës (KFOR-i, ICO dhe EULEX);

1.4. përfaqësitë diplomatike dhe konzulatat e akredituara në
shtetin e Kosovës që rregullimi i tyre bëhet me marrëveshje të
reprocitetit mes shteteve ,zyrat e huaja të ndërlidhjes, agjencitë
qeveritare, organizatat ndërqeveritare ose agjencitë e huaja donatore që
kryejnë ndihma humanitare, punë rindërtimi, administrimi civil ose
ndihmë teknike brenda Kosovës;

1.5. organizatat joqeveritare me status të përfitimit të
ndërsjellë publik në përputhje me Ligjin për Asocimin e Organizatave
Joqeveritare në Kosovë;

1.6. institucionet fetare të përcaktuara me ligj, prona e të cilave mbahet dhe shfrytëzohet vetëm për qëllime fetare; dhe



1.7. objekte të cilat me ligj janë shpallur monumente të mbrojtura kulturore e historike.

1.Lirimi nga tatimi lidhur me pronën e paluajtshme i përcaktuar në
paragrafin 1. të këtij neni, nuk vlen për pronarët e pronës së
paluajtshme përveç pronave të saktësuara në nën-paragrafin 1.1.
paragrafi 1. i këtij neni.

3. Lirimi nga tatimi sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk vlen kur:

3.1. prona shfrytëzohet ose mbahet për shfrytëzimin e veprimtarisë komerciale dhe për krijimin e të ardhurave;

3.2. prona e zotëruar ose e shfrytëzuar nga një organizatë
joqeveritare me status të përfitimit publik nuk shfrytëzohet
ekskluzivisht për qëllime të përfitimit publik.

Neni 9
Zbritja lidhur me vendbanimin kryesor


Çdo person fizik, i cili më 1 mars ose para 1 marsit të një periudhe
tatimore vendos se prona ose njësia e banimit i shërben si vend kryesor
për banim, i lejohet zbritja prej dhjetëmijë (10.000) Eurosh nga vlera e
tatueshme e pronës.

Neni 10
Regjistrimi dhe informacioni mbi pronën





  1. Të gjithë personat, të cilët posedojnë ose banojnë në një pronë të
    paluajtshme janë të obliguar që ta regjistrojnë atë pronë në bazën e të
    dhënave për tatimin mbi pronën komunale dhe t’i ofrojnë komunës
    përkatëse informacionin lidhur me pronën e paluajtshme e cila i
    nënshtrohet regjistrimit më 1 mars ose para 1 marsit të çdo periudhe
    tatimore. Procedurat, duke përfshirë edhe natyrën e informacionit që
    duhet të sigurohet për këtë qëllim, do të përcaktohen me akt nënligjor
    nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.




  1. Të gjithë personat të cilët posedojnë, shfrytëzojnë ose marrin një
    pronë të paluajtshme, përveç rasteve siç është përcaktuar në paragrafin
    3. të këtij neni, duhet t’i lejojnë zyrtarët e autorizuar që
    përfaqësojnë autoritetet komunale të tatimit të hyjnë në tokën dhe në
    ndërtesat e tyre gjatë orëve të ditës për t’i mbledhur të dhënat lidhur
    me vlerën e pronës.




  1. Komuna përkatëse mund të kërkojë nga Kombet e Bashkuara ose nga çdo
    organ i saj, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, KFOR-in,
    BE, ICO, EULEX ose zyrat e jashtme të ndërlidhjes që posedojnë ose
    shfrytëzojnë pronë të paluajtshme për të siguruar të dhëna mbi atë pronë
    për bazën e të dhënave tatimore mbi pronën komunale.



Neni 11



Përgjegjësitë komunale




  1. Secila komunë duhet të jetë përgjegjëse për funksionet e mëposhtme
    në administrimin e tatimit mbi pronën sa i përket pronës që është në
    juridiksionin e saj, siç është:

1.1. menaxhimi i informatave tatimore mbi pronën dhe futja e të dhënave në bazën Qendrore;

1.2. vlerësimi i pronës;

1.3. vjelja dhe vjelja e detyruar e tatimit mbi pronën;

1.4. ankesat administrative; dhe

1.5. përgatitja dhe lëshimi i faturave të tatimit.




  1. Mënyra e vjeljes së tatimit duhet të caktohet në përputhje me
    procedurën e parashtruar për këtë qëllim sipas Aktit nënligjor që duhet
    të lëshohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Neni 12

Informacioni lidhur me tatimin mbi pronën




  1. Çdo komunë duhet të themelojë dhe të mbajë një bazë të dhënash
    lidhur me tatimin mbi pronën, duke përfshirë, adresat e pronës, adresat e
    poseduesve dhe të shfrytëzuesve të pronës, të dhënat mbi tokën dhe
    ndërtesat, vlerat e pronës, faturat e pronës dhe shënimet mbi pagesat e
    tatimit.




  1. Baza e të dhënave mbi pronën duhet të bazohet në regjistrin e të
    drejtave mbi pronën dhe kadastrën e tokës. Agjencia Kadastrale e
    Kosovës, përmes zyrave kadastrale komunale duhet të sigurojë bazën e të
    dhënave për tatimin mbi pronën dhe informacionin e nevojshëm nga
    regjistri mbi të drejtën në pronën e paluajtshme. MEF-i duhet të
    sigurojnë për Agjencinë Kadastrale të Kosovës të dhënat nga baza e të
    dhënave mbi pronën në intervale kohore të cilat do të caktohen nga
    Agjencia Kadastrale e Kosovës.




  1. Informacioni mbi regjistrimet e pronës në bazën e të dhënave
    përkitazi me tatimin mbi pronën e paluajtshme duhet të jetë në
    dispozicion të publikut.



Neni 13

Vlerësimi i pronës



1. Ministria e Ekonomisë dhe Financave duhet të lëshojë akt nënligjor
me të cilin parashtrohen standardet unike të vlerësimit sipas të cilave
komuna e vendos vlerën e pronës në treg.




  1. Çdo komunë e përcakton vlerën e tregut të pronës që është nën
    juridiksionin e saj në pajtim me standardet e përcaktuara në përputhje
    me paragrafin 1. të këtij neni.




  1. Komunat e shqyrtojnë dhe e përcjellin vlerën e tregut të çdo prone
    që është nën juridiksionin e tyre për çdo tre (3) deri pesë (5) vjet.




  1. Komunat e rivlerësojnë pronën çdo vjet nëse janë kryer ndërtime të
    reja ose përmirësime thelbësore në pronë dhe nëse ekziston ndonjë
    ndryshim në shfrytëzimin e pronës.




  1. Për çdo ndryshim të vlerës së pronës së paluajtshme në shumë mbi 20%
    të vlerës aktuale të pronës, tatimpaguesit janë të obliguar që këtë
    ndryshim ta paraqesin në komunë.




  1. Pronari ose shfrytëzuesi i pronës mund të kërkojë nga komuna
    rivlerësimin e pronës kur prona ka pësuar dëm për të cilin nuk është
    shkaktar ose përgjegjës pronari apo shfrytëzuesi, siç janë dëmet që mund
    të ndodhin nga thatësia, vërshimi, zjarri, tërmeti, lufta ose
    katastrofat e tjera.

Neni 14

Faturat e tatimit


  1. Varësisht nga kushtet e parashtruara në këtë ligj, Komuna lëshon fatura të tatimit vjetor mbi pronën.



2. Për çdo vit tatimor Komuna lëshon faturat e tatimit mbi pronën një herë në vit deri më

31 mars të vitit tatimor.




  1. Me kërkesën e komunës Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të
    lejoj zgjatjen e afatit për faturimin. Kërkesa me shkrim duhet të
    sqarojë rrethanat të cilat e kanë shkaktuar vonesën e lëshuarës së
    faturave tatimore.

4. Fatura e tatimit mbi pronën duhet të përfshijë informacionin e mëposhtëm:

4.1. identifikuesin e bazës së të dhënave për tatimin mbi pronën;

4.2. emrin e tatimpaguesit;

4.3. adresën e pronës;

4.4. adresën për dërgimin e faturës së tatimit, nëse është e ndryshme nga adresa e pronës;

4.5 vlerën e vlerësuar të pronës;

4.6. tarifën e tatimit;



4.7. detyrimin total të tatimit;

4.8. datën në të cilën duhet të bëhet pagesat e tatimit;

4.9. procedurën për pagesën e faturës së tatimit dhe

4.10. shqyrtimin dhe të drejtën për t’u ankuar së bashku me procedurat e nevojshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 26155
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Ligji i Tatimit Empty
MesazhTitulli: Re: Ligji i Tatimit   Ligji i Tatimit Icon_minitime2nd October 2011, 08:40

Pjesa 2

Neni 15

Pagimi i tatimit

Ligji i Tatimit Wpid-1272381976_personal-150x150Ligji i tatimit






1. Për vitin fiskal tatimi i caktuar me
këtë ligj duhet të paguhet brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh pas
dërgimit të faturës së tatimit.




  • Për çdo vit fiskal, tatimi komunal mbi pronën e paluajtshme do të
    paguhet në dy (2) këste të barabarta më ose para 30 Qershor dhe 31
    dhjetor të vitit tatimor.





Neni 16

Shtyrja e tatimit




  • Komuna mund të lejojë një tatimpagues të shtyj pagesën e tatimit, në
    rrethana të posaçme që ndryshe do të rëndojnë pozitën e tatimpaguesit,
    kjo shtyrje e pagesës aplikohet vetëm për një faturë specifike të
    tatimit për pronën e cila është faturë për pronën primare të
    tatimpaguesit. Tatimpaguesit të cilët kërkojnë ndihmë sipas këtij neni
    do të paraqesin dëshmi të vërteta të cilat e mbështesin ankesën e tyre
    për ngarkesë të tepërta. Shtyrja e tatimit në pronë mund të lejohet për
    aq kohë sa tatimpaguesi i plotëson kualifikimet për ngarkesë të
    përcaktuara me aktin nënligjor.




  • Gjatë periudhës sa është shtyrë pagesa e tatimit në pronë nuk do të
    lejohet asnjë grumbullim i detyrueshëm i tatimit në pronë , duke
    përfshirë edhe atë në pajtim me nenet



18 dhe 19 dhe as shqiptimi i dënimeve
në pajtim me nenin 20 të këtij ligji. Kamata e tatimit të shtyrë do të
ngarkohet në pajtim me nenin 21 të këtij ligji.




  • Tatimet e shtyra dhe ngarkesat e kamatave lidhur me ato përbëjnë
    pengun si garanci pagese ndaj pronës në dobi të komunës. Komuna e
    regjistron pengun si garanci pagese në regjistrin e pronës së
    paluajtshme në zyrën kadastrale komunale në Agjencinë kadastrale të
    Kosovës. Pengu i tillë si garanci pagese ka përparësi mbi të gjitha
    pengjet e mëpastajme të paraqitura lidhur me pronën.




  • Pas vdekjes së tatimpaguesit i cili ka tatimin e shtyrë dhe
    ngarkesat e kamatave lidhur me të do të paguhen nga prona e të ndjerit
    apo nga personi të cilit i është bartur prona përveç nëse personi të
    cilit i është bartur prona i plotëson kushtet për shtyrje sipas
    dispozitave të aktit nënligjor. Kur prona posedohet bashkërisht nga dy
    (2) apo më shumë palë dhe një apo më shumë nga ata persona i plotësojnë
    kushtet e dispozitës për ngarkesë të tatimit sipas aktit nënligjor,
    atëherë shuma e tatimit të shtyrë të pronës do të jetë në

proporcion me hisen e personit në atë pronë. Çdo person i cili është
bashkëpronar i një prone dhe i cili nuk i plotëson kushtet për shtyrjen
e pagesës së tatimit sipas nenit 16 paragrafi 1. të këtij ligji,
detyrohet të paguaj tatimin në pronë në proporcion me hisen e personit
në atë pronë.



5. Procedurat për shtyrjen e pagesës së tatimit, duke përfshirë edhe
llojin e dëshmive që duhet paraqitur për këtë qëllim, rregullohen në
akt nënligjor që nxjerr Ministria e Ekonomisë dhe Financave.
Neni 17

E drejta e pengmarrjes për tatim




  1. Çdo mospagim i tatimit sipas këtij ligji përbën të drejtën e pengmarrjes mbi atë pronë në dobi të komunës.




  1. Nëse komuna e regjistron të drejtën e pengut në regjistrin e të
    drejtave mbi pronën e paluajtshme, një e drejtë e tillë e pengut do të
    ketë përparësi mbi të gjitha të drejtat e tjera të pengmarrjes të
    dorëzuara më vonë. Pas pagesës së plotë të borxhit të tatimit e drejta e
    pengut do të përfundojë.




  1. Personi, pasuria e të cilit i nënshtrohet të drejtës së pengut mund
    të ankohet në komunë për t’u liruar nga e drejta e pengut, në rast se
    pohohet se është bërë gabim me rastin e parashtrimit të kërkesës për të
    drejtën e pengut.





Neni 18

Vjelja e detyruar e tatimit




  1. Drejtoria kompetente komunale duhet të emërojnë tatimvjelësit për të zbatuar vjeljen e tatimit mbi pronën.




  1. Nëse tatimpaguesi nuk e kryen pagesën e duhur, tatimvjelësit
    komunalë të tatimit mund të lëshojnë vërejtjen e fundit me shkrim me anë
    të së cilës shprehet qëllimi për të konfiskuar apo për të bërë
    konstituimin e të drejtës së hipotekës në pronën personale e cila i
    takon personit të tillë. Vërejtja e tillë duhet:



2.1. t’i dërgohet tatimpaguesit (dhe do të konsiderohet e
vlefshme madje edhe në rastet kur tatimpaguesi refuzon për të pranuar
dokumentin);



2.2. të shpallet në vendbanimin apo lokalet e punës së tatimpaguesit ose



2.3. të dërgohet me postë në adresën e fundit të ditur të tatimpaguesit;



3. Nëse tatimpaguesi nuk e paguan shumën e plotë të tatimit të
papaguar, me dënimet dhe kamatat brenda dhjetë (10) ditësh pas dorëzimit
të vërejtjes përfundimtare për tatimpaguesin, do të jenë të ligjshme
për tatimvjelësit komunalë që:





3.1. t’ia lëshojnë njoftimin mbi konfiskimin apo konstituimin e
të drejtës së hipotekës në pronën e personit i cili ka detyrim t’i
paguajë tatimpaguesit pagë, qira ose borxh tjetër;



3.2. t’ia lëshojë një njoftim për konfiskim apo konstituimin e
të drejtës së hipotekës në pronën e bankës ose palës tjetër të tretë
lidhur me pasurinë e tatimpaguesit që është në posedimin e tij;



3.3. t’i përfundojë shërbimet komunale lidhur pronën e tatimpaguesit; dhe



3.4. konfiskimin dhe shitjen e pjesës së pronës personale të
tatimpaguesit në proporcion me vlerën e tatimit të përcaktuar, në qoftë
se bëhet fjalë për pronën e ndashme ose pronën që përbëhet nga disa
pjesë të pavarura. Në qoftë se prona nuk është e ndashme, atëherë për të
njëjtën mundet vetëm të konstituohet e drejta në peng.




  1. Nga konfiskimi lirohen ndihmat për fëmijë dhe ndihmat sociale,
    veshmbathja themelore, ushqimi themelor, orenditë themelore, gjërat
    themelore personale, mjetet e punës së tatimpaguesit.




  1. Rregullat dhe procedurat për vjeljen e dhunshme sipas Ligjit për
    administratën tatimore dhe procedurat vlejnë edhe për vjeljen e dhunshme
    të tatimit mbi pronën.





Neni 19

Humbja e të drejtës mbi pronën



1. Nëse pas dy vitesh nga njoftimi përfundimtar i pagesës së tatimit
borxhi i tatimpaguesit nuk është paguar ende, komuna mund t’ua dërgojë
një njoftim për konfiskimin apo konstituimin e të drejtës së hipotekës
së pronës së paluajtshme të gjithë personave që kanë interes për
pronën. Lista e pronave që i nënshtrohet konfiskimit duhet të shpallet
në gazetat kryesore në gjuhën shqipe me tirazh të madh në Kosovë dhe në
një gazetë kryesore në gjuhën serbe gjithashtu me tirazh të madh.




  1. Nëse pagesa nuk është bërë brenda tridhjetë (30) ditësh nga data kur
    njoftimi mbi konfiskimin e pronës i është dërguar tatimpaguesit si dhe
    pas publikimit të listës së pronave që i nënshtrohen konfiskimit,
    komuna mund ta shesë pronën ose një pjesë të pronës në një ankand
    publik në pajtim me rregullat dhe me procedurat që do të përcaktohen me
    një akt nënligjor të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.




  1. Tatimpaguesi i cili nuk e ka paguar tatimin dhe nuk është pronar i
    pronës, që i nënshtrohet procedurës së konfiskimi apo konstituimin e të
    drejtës së hipotekës së pronës së paluajtshme, mund të mos e fitojë të
    drejtën e pronësisë mbi këtë pronë përmes ankandit publik. E njëjta
    vlen për bashkëshortin e tatimpaguesit dhe vartësit e tij që kanë
    lidhje farefisnie të shkallës së parë.




  1. Pas përfundimit të shitjes në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni
    dhe pasi ofertuesi më i lartë të ketë paguar shumën e plotë të ofertës
    janë:





4.1. pagesa duhet të depozitohet në një llogari nga e cila do të
bëhet pagesa e borxhit tatimor, ndërsa në qoftë se teprojnë mjete, ato
do t’i kthehen tatimpaguesit me kërkesën e tij ose do të ruhen më së
gjati gjashtë (6) muaj, pas afatit që do të paguhet në buxhet;



4.2. gjykata e lëshon urdhrin me të cilin i jepet e drejta e
pronësisë ofertuesit më të lartë pas gjashtë (6) muajve të lëshimit të
urdhrit. Vendimi i tillë hyn në fuqi menjëherë, pos nëse e drejta e
riblerjes sipas nën-paragrafit 4.3. të këtij paragrafi është ushtruar me
sukses, me ç’rast pagesa e bërë për atë shitje nga ofertuesi më i
lartë do të kompensohet pa vonesë ;dhe



4.3. tatimpaguesi i cili nuk e ka paguar tatimin e ka të drejtën
absolute të shlyerjes së detyrimit mbi pronën e paluajtshme përkatëse
për një periudhë gjashtëmujore (6) pas pagesës së të gjitha borxheve të
papaguara të tatimit. E drejta e shlyerjes do të kufizohet vetëm për
pronarin ose tatimpaguesin i cili nuk e ka kryer pagesën. Ushtrimi i të
drejtës së shlyerjes së pagesës të tatimpaguesit nuk i jep atij
kurrfarë të drejtash sa i përket pronës plotësuese që ka ekzistuar para
konfiskimit.




  1. Prona e shitur në ankand publik sipas këtij ligji do të jetë e lirë
    dhe e pastruar nga detyrimet tatimore pronësore të përparshme, madje
    edhe nëse komuna nuk e merr shumën e plotë të tatimit të papaguar për
    shkak të ankandit publik .



6. Prona e nevojshme për banim, siç është përcaktuar në
nën-paragrafin 2.1. paragrafi 2. i nenit 7 të këtij ligji nuk mund të
shitet në ankand publik apo në ndonjë formë tjetër të konfiskuar pa
dashje.





Neni 20

Dënimet




  1. Secilit tatimpagues i cili nuk bën kërkesë për regjistrim të pronës
    së paluajtshme ose i cili nuk i siguron komunës informacionin për
    tatimin mbi pronën në pajtim me paragrafin




  1. të nenit 10 të këtij ligji, do t’i dërgohet një vërejtje
    përfundimtare, e nëse ai nuk i përmbahet brenda gjashtëdhjetë (60)
    ditësh pas dërgimit të njoftimit, atij do t’i merret e drejta për t’u
    ankuar në faturën e tatimit.




  1. Çdo person, i cili refuzon të drejtën për inspektim në pajtim me paragrafin 2. të nenit



10 të këtij ligji, duhet të lejojë inspektimin brenda gjashtëdhjetë
(60) ditësh nga refuzimi i parë ose e humb të drejtën për të ushtruar
ankesë kundër tatimit.




  1. Secili tatimpagues i cili nuk e paguan tatimin mbi pronën në datën
    ose para datës së përcaktuar për pagesë do t’i shtrohet dënimit në një
    shumë të hollash që është e barabartë me 10% të obligimit tatimor.





Neni 21

Kamata




  1. Kamata vihet në tatimin e papaguar dhe në tarifa vjetore të krijuara
    dhe të publikuara nga Administrata Tatimore e Kosovës. Tarifa e
    kamatës së tillë nuk duhet ta tejkalojë tarifën, e cila është e
    përcaktuar me Ligjin për administratën tatimore dhe procedurat dhe
    aktet nënligjore.




  1. Kamata do të llogaritet në baza mujore nga data kur duhet të paguhet tatimi deri në datën kur paguhet tatimi.





Neni 22

Ankesat administrative lidhur me faturat e tatimit mbi pronën e paluajtshme




  1. Tatimpaguesi i cili ankohet se vlera e vlerësuar e pronës nuk ka
    qenë vlerë e tregut, se ekzistojnë gabime në bazën e të dhënave tatimore
    mbi pronën sipas të cilave fatura e tatimit është bazuar ose se fatura
    e tatimit është e padrejtë, mund të kërkojë shqyrtimin e faturës së
    tatimit nga Bordi komunal për ankesat lidhur me tatimin mbi pronën e
    paluajtshme.




  1. Kërkesa e tatimpaguesit për shqyrtim duhet të bëhet me shkrim brenda
    tridhjetë (30) ditësh nga pranimi i faturës së tatimit dhe ajo duhet
    të përcillet me dëshmi mbështetëse e dokumentacion që dëshiron ta
    paraqesë tatimpaguesi.




  1. Kërkesa e tatimpaguesit për shqyrtim nuk e pezullon obligimin për të paguar tatimin.




  1. Pavarësisht nga paragrafi 3. të këtij neni komuna nuk do t’i përdorë
    procedurat e mbledhjes së dhunshme për vjeljen e tatimit, përderisa
    nuk është marrë një vendim për kërkesën e tatimpaguesit.




  1. Brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga koha e pranimit të kërkesës, Bordi komunal do ta njoftojë tatimpaguesin për vendimin e tij.




  1. Nëse vendimi është zgjedhur në favor të tatimpaguesit, komuna do t’i
    lëshojë tatimpaguesit kompensimin e tatimit si dhe kamatën e
    grumbulluar brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e marrjes së vendimit
    nga Bordi komunal.




  1. Tatimpaguesi i cili nuk pajtohet me vendimin e nxjerrë nga Bordi
    komunal mund t’i paraqesë ankesë Organit kompetent për shqyrtimin e
    ankesave në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave brenda tridhjetë (30)
    ditëve nga marrja e njoftimit mbi vendimin e Bordit komunal.




  1. Tatimpaguesi i cili nuk pajtohet me vendimin e lëshuar nga Organit
    kompetent për shqyrtimin e ankesave në Ministrinë e Ekonomisë dhe
    Financave mund të ankohet në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda
    tridhjetë (30) ditëve nga marrja e vendimit.





Neni 23



Autorizimi për lëshimin e faturave të tatimit për pronën e paluajtshme




  1. Komuna duhet të posedojë autorizimin valid për lëshimin e faturave
    të tatimit nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave me qëllim të lëshimit
    të faturave dhe vjeljes së tatimit mbi pronën në përputhje me këtë
    ligj.




  1. Për të marrë autorizimin e tillë komuna duhet të dëshmojë para
    Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave se ajo i ka bërë këto veprime :



2.1. i ka identifikuar dhe regjistruar karakteristikat fizike të pronës së tatueshme me pronën e cila lirohet nga tatimi;



2.2. e ka themeluar një bazë të të dhënave tatimore mbi pronën;



2.3. i ka zbatuar kriteret e vlerësimit në përputhje me kriteret e përcaktuara me nenin 13 të këtij ligji;



2.4. ka caktuar tarifat tatimore mbi pronën në pajtim me këtë ligj; dhe



2.5. ka vendosur aftësinë administrative për të kryer menaxhimin e
informimit mbi pronën, vlerësimin e pronës, faturimin, vjeljen,
vjeljen e dhunshme dhe ankesat administrative.




  1. Të gjitha komunat, të cilat nuk janë certifikuar, duhet të paraqesin
    kërkesën për autorizim të Ministria e Ekonomisë dhe Financave .




  1. Ministria e Ekonomisë dhe Financave do t’u bëjë inspektime vjetore
    komunave të cilat kanë marrë autorizime. Inspeksioni i tillë duhet të
    garantojë se janë duke u zbatuar standardet e parapara të vlerësimit, se
    baza e të dhënave tatimore mbi pronën mirëmbahet në mënyrën e duhur,
    se procedurat e vjeljes së dhunshme zbatohen në mënyrë adekuate dhe se
    komuna vepron në përputhje me këtë ligj.




  1. Nëse inspektimi i kryer në pajtim me paragrafin 4. të këtij neni
    zbulon se komuna nuk i është përmbajtur materialisht këtij ligj
    Ministria e Ekonomisë dhe Financave duhet t’i lëshojë vërejtje asaj
    komune ku konstatohet natyra e mospërputhjes si dhe veprimi i kërkuar
    për respektimin e këtij ligji




  1. Ministria e Ekonomisë dhe Financave mund t’ia anulojë autorizimin e
    lëshuar secilës komunë e cila nuk ndërmerr veprimet e duhura lidhur me
    respektimin e këtij ligji brenda nëntëdhjetë (90) ditësh nga pranimi i
    vërejtjes së tillë.





Neni 24

Zbatimi



Ministri i Ministrisë për Ekonomi dhe Financa nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji.



Neni 25

Ligji në fuqi



Ky ligj shfuqizon Rregulloren e UNMIK-ut
2003/29 për tatimin në Pronën e Paluajtshme në Kosovë, Ndryshimin
Rregullores se UNMIK-ut 2004/24 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme në
Kosovë dhe për Ndryshimin Rregullores se UNMIK-ut 2006/59 për tatimin
në Pronën e Paluajtshme në Kosovë





Neni 26

Hyrja në fuqi



Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.



Ligji Nr. 03/ L-204
7 tetor 2010


Anëtari i Kryesisë së Kuvendit
Xhavit HALITI


Burimi / Tatim Prone- RKS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
 
Ligji i Tatimit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Juridik-
Kërce tek: