Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2017-2018
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 - HONORE DE BALZAK - ( Letësia botërore )

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13334
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: - HONORE DE BALZAK - ( Letësia botërore )   1st October 2011, 01:11

Honore de Balzak (Tur, 1799 — Paris, 1850)

Përfaqësuesi më i madh i realizmit në Europën perëndimore. Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX. Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar, Balzak përziehet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në krijimin e një miti: një burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë edhe ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne. Në qoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar; ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist, Bodler e përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton: Është ky kompleksitet i pabesuesëm qe e bën Komedinë hyjnore një vepër madhore me përmasa botërore.

Një familje e ftohtë.
I ati i Balzakut, Bernard François Balssa, funksionar perandorak, bir i revolucionit francez,u martua në moshën pesëdhjetenjë vjeçare me një nëntëmbëdhjetë vjeçare: kjo histori e vërtetë mund të sherbente si pikë fillimi për një roman balzakian. Në fakt, Honore nuk do të pushojë së treguari për gratë e “keqmartuara”, për dramat e jetës private dhe për divorcet e shpeshta të çifteve. Një babai liberal, besimtar i idealeve progresiste të kohës, i përgjigjet një mama, që i do padyshim pak fëmijët e saj dhe që mbyllet në trishtimin e një jete të vetmuar. I mbyllur ne kolegjin e Vendom, Balzak ruan nga fëmijeria e tij kujtime të pakta, si motrat e tij– Laura, e lindur në 1800, dhe Lorenca, në 1802. Në vitin 1814, familja e tij shpërngulet në Paris, dhe Honore bëhet nxënës i liceut aktual të Charlemagne. Një fëmijë i jashtëligjshëm shndërrohet kështu ne autorin e “Fiziologjisë së martesës” ku do të thoshte se tradhëtia është përgjigjja e vetme e vuajtjeve të jetës bashkëshortore.

Fillimet e një shkrimtari
Ishte dëshira e të atit që Honore të bëhej noter. Por me të mbaruar studimet për drejtësi, ai zgjedh të bëhet shkrimtar, vendos të jetë bir i veprave të tij. Në atë kohë i riu Balzak ishte i majtë dhe ishte vënë në dukje për materializmin e tij. Nga pamundësia ekonomike Balzaku merr me qira një papafingo në rrugën Lesdiguieres dhe i futet punës. Në fakt kjo eksperiencë rigjendet në disa nga romanet e tij. Në moshën 20 vjecare Balzaku njohu jetën e një studenti të varfër dhe një krijuesi në kërkim të identitetit të tij. Për t’ia dalë mbanë në letërsi në vitet 20 të shekullit XIX duhet të shkruaje drama, histori ose poezi. Balzaku shkruan nje dramë “Kromuell”. Një dështim i plotë. Për të jetuar ai fillon të publikojë disa romane të vogla anti romantike dhe satirike, nën pseudonime të ndryshme: Jean Louis, l'Héritière de Birague (1822). Pseudonimet e tij kanë një të përbashkët,ndikimin nga emrat e borgjezisë: Horace de Saint-Aubin, lord R'Hoone.

Jeta private dhe frymëzimi.
Në jetën e tij private ngjarjet rrjedhin njëra pas tjetrës, dy motrat e tij martohen. Lorenca vdiq në 1825 e vetmuar pasi njohu nje ferr martesor. Përsa i përket Balzakut, ai u bë në 1822 i dashuri i Laura de Berni, që do t'i qëndrojë afër për gjithçka, madje edhe për mbështetjen financiare në ndërmarrjet e tij të mëvonshme. Në qoftë se znj.Balzak ishte e para grua 30 vjeçare që ai takoi, znj.de Berni ishte modeli i të gjitha grave që rrethojnë botën e Balzakut, si znj.de Mortsof apo znj.de Barzheton (Iluzionet e humbura). Nga një endje midis jetës së tij private dhe shkrimtarit, Balzaku, gjithmonë i fshehur prapa pseudonimeve të tij, shkruan disa romane në të cilat merr rëndësi tema e dashurisë si “Kolonel Shabert”, ku merr formë romani balzakian, ku shfaqen tensione midis idealit dhe realitetit, viktimë e të cilit është një djalë i lënduar nga gruaja që dëshironte. Këto romane do të dështonin, por do ti shërbenin atij në punën e mëvonshme.

Bizneset dhe veprat e para me vlerë Balzaku dëshiron para dhe pushtet. Kështu ai hidhet në botën e biznesit me një fonderi dhe një shtypshkronjë. Në vitin 1828 vjen katastrofa e parë, që do të bëhet model edhe për të tjerat, sepse Balzaku ushqente projekte ekstravagante, të pamundura për tu realizuar, si kultivimi i ananasëve në Paris. Pra ai është i detyruar t'i rikthehet letërsisë. Këtë herë Balzaku shkruan një roman historik,sipas modelit të Uollter Skot, ku jep një pasqyrë të betejave të perëndimit në kohën e revolucionit. Më pas ai shkruan një ese gati sociologjike, “Fiziologjia e martesës” ku përshkruan me tone humori institucionin e martesës. Skenat e para te jetës private do të shfaqen në prag të revolucionit të korrikut. Ai do të marrë emrin Honore de Balzak, dhe do të bëhet i famshëm për mendimet e tij për gruan dhe martesën.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
- HONORE DE BALZAK - ( Letësia botërore )
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: