Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2017-2018
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Për një CV më efikase t

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 12594
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Për një CV më efikase t   29th September 2011, 18:27

Për një CV më efikase


1. Përshtypja e parë

Kompanitë marrin një numër shumë të madh CV-sh çdo dite dhe, zakonisht, kanë një kohe mjaft të shkurtër për të bërë një përzgjedhje Kush është kandidati qe i plotëson nevojat e tyre? Kjo i intereson punëdhënësit. Një përmbledhje e shkurtër e aftësive tuaja dhe e arritjeve më të rëndësishme do të ishte një prezantim fillestar mjaft efikas.

2. Paraqitja Vizuale

Paraqitja vizuale e CV- së tuaj është mjaft e rëndësishëme. Mos ngjeshni shumë informacion në hapsira të kufizuara. Lini hapsira te bardha, vendosni tituj të përshtatshëm dhe organizoni informacionin sipas kategorive te caktuara.

3. Sa e gjatë duhet të jetë nje CV?

Zakonisht preferohet që CV-ja të jetë vetëm një faqe format A4 e gjatë, megithatë mund të ketë përjashtime. Kjo varet nga eksperienca dhe specializimi i kandidatëve si dhe nga preferencat e kompanive punëdhënese..

4. Organizimi i informacionit në CV-në tuaj

Qëllimi I CV-së suaj është që të ngjallë interes të mjaftueshëm për t'ju kualifikuar për fazën e intervistës Nëse CV-ja juaj përmban informacion të ç`organizuar, pa rrjedhë llogjike (psh.duke kaluar nga detyrat në një pozicion pune tek vendodhja e punëdhënësit apo tek periudha juaj e punësimit) lexuesi do të hasi vështirësi për të krijuar një imazh të qartë mbi ju. Kini parasysh se punëdhënësi nuk ka kohë apo interes të lexojë të gjithë historinë e jetës suaj profesionale. Nëse informacioni në CV-në tuaj nuk është i qartë punëdhënësi nuk do të humbasë kohe por do të lexojë një CV tjeter. Kini parasysh: një CV e c'rregullt eshtë një mundësi e humbur.

5. Pasaktesi ose informacion jo i plote

Nëse informacioni që keni dhënë në CV nuk është i plote ose ka pasaktësi , rekrutuesi mund ta refuzojë aplikimin tuaj. Për të shmangur këtë mundësi ështe mirë të informoheni mbi vendin e punës dhe kërkesat e kompanisë, dhe më pas të organizoni eksperiencat tuaja profesionale në mënyrë respektive.

6. Përfshirja e "Objektivit" në CV Shoqërimi i CV-së me "përshkrim interesi"

Çdo kandidat/e duhet të përfshijë një Objektiv në CV-në e tij/saj. Objektivi është një përshkrim i shkurtër i interesave profesionale të punekerkuesit dhe vendoset në krye të CV-së. . Shpeshherë punkerkuesit e nënvlerësojnëkëtë pjesë të CV-së duke hartuar një objektiv shumë të përgjithshëm pa mundur të tërheqin vemendjen e rekrutuesit.

7. Gabimet drejtshkrimore, ortografike, gramatikore.

Kujdes! Kontrolloni CV-në përpara se ta dërgoni tek punëdhënësi. Edhe gabimet në dukje më të papërfillshme mund t'ia humbin vlerën CV-së dhe ju do te dukeni të pakujdesshëm. Punëdhenesi mund të mendoje se ju do ta trajtoni punën tuaj te re me të njëjtën pakujdesi

8. CV-ja juaj duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve.

Qëllimi i CV-së është që ta bëjë kandidatin sa më "tërheqës" në syte e kompanise . Punëdhënësi do të rekrutojë vetem ata kandidate që permbushin nevojat e tyre. Përshtatini arritjet dhe aftesitë tuaja profesionale sipas nevojave dhe kërkesave të shprehura nga kompania. Tregojini se c`mund të bëni për ta. Por kujdes, jepni informacion te besueshëm dhe të vertetë mbi aftesitë tuaja. Nëse rekrutuesit do të konstatonin informacion te rreme në CV, kjo do të dëmtonte reputacionin tuaj.

9. "Fjalë të fuqishme" për ta bëre CV-në më efikase

Fjalë të caktuara përcjellin më shumë se një përshkrim të thjeshtë të aftesive tuaja profesionale dhe personale. Përdorimi i tyre në CV apo dhe gjatë intervistës do të tërheqe vëmendjen e rekrutuesit dhe do të ngjallë më shumë interes mbi ju. . Ja disa prej tyre: ambicie, i motivuar, konfidencë, aftësi koordinuese, i vendosur, kreativ, efektiv, i përkushtuar, i organizuar, praktik, tolerant, korrekt, i arsyeshëm, miqësor, bashkëpunues, pune ne grup, i adaptueshem, aktiv, vemendje ndaj detajeve, zgjidhje problemesh, ndjenje te larte pergjegjesie etj...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Për një CV më efikase t
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Hapësirë e lirë :: Këshilla për studentët-
Kërce tek: