Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2017-2018
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Petro Marko

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13334
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Petro Marko   28th September 2011, 15:31

Petro Marko

Lindi ne fshatin Dhërmi. Petro Marko ka lindur ne nëntor të 1915, dhe ka vdekur në dhjetor të 1991. I ati quhej Marko kurse e ëma Zoice. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 e e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra. N'atë shkollë pat si drejtor edhe arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsin, dhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilen jepnin mësim dhe shumë mësues italianë, një nga këto i prezantoi me "Manifestin" e Marksit. Pasi kreu shkollen sorollatet nepër Tiranën e zymtë t'asaj kohe në kërkim të ndonjë pune, deri sa i bjen në dorë një ditë Hilë Mosit, asokohe Minister Arsimi, i cili e caktoi mësues në Dhërmi. Më pas transferohet për në Dhuvjan të Dropullit. Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me shtypin komunist, nepërmjet gazetave greke, të cilat ia jipte Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që pat, u gjet preteksti se Petrua i jepte nxënësve literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë). Kështuqë u dëtyrua të largohej për herë të parë në Greqi, qëndron në Korfuz, ku bie në kontakt me emigrantët politik t'atjeshëm me në krye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për n'Athinë, ku kishte të vëllanë Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn në fakultetin e letërsisë, por përjashtohet pas një debati me rektorin të cilin Petroja i thoshte se "turp për ju që ende jetoni në kohë të Bizantit!...", ngaqë ai e shikonte si turp që një himarjot t'ishte mësues i shqipes. Nepërmjet punëdhënësit të së vëllasë krijohet mundësia të hyjë në një shkollë jo shtetërore, në fakultetin ekonomiko-politik. Shqyrton mundësinë të shkojë në Bashkimin Sovjetik, ku n'atë kohë ishte dhe Sejfulla Maleshova, Ali Kelmendi e Tajar Zavalani, por bie poshtë si mundësi. Kthehet në Shqipëri, por ikën fill pas dështimit të Kryengritjes së Fierit. Kthehet pas vendosjes të qeverisë liberale të Mehdi Frashërit - verë 1935. Planifikohet Kryengritja e Fieri, që dështon që në zanafillë, dhe ikën nga Vlora për në Korfuz. Kthehet në nëntor pasi Branko Merxhani e Ismet Toto e thërrasin ngaqë do hapej një gazetë ("Koha e Re") si organ i qeverisë. Gazeta mbyllet pas një artikulli bombastik mbi punëtorët e Kuçovës; që Ethem Toto, asokohe ministër i brendshëm e pau si reaksionar e komunist. Shëtit nga një gazetë në tjetrën ("Illyria", etj.), dhe më 1936 boton revistën “ABC” bashkë me Branko Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin, Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të 2-të; e internojnë në Porto Palermo (2 javë) e pastaj në Llogara, lirohet me interesimin te Merxhanit e Totos. Bashkëpunon në "Përpjekja shqiptare" e B.Merxhanit, që Brankoja donte t'a vinte si antipod i "Hylli i Dritës". Por largohet mbasi u shkruajt një artikull që s'ishte gazetë komuniste nga Brankoja. Pasi në një gazetë tjetër del haptas me idetë e tij pro-proletariatit, i bie halë në sy Musa Jukës, i cili për ta pajtuar i propozon postin e zv/prefektit në Himarë. Petro i jep fjalën se do e pranojë pasi të shkojë n'Athinë e të japë ca provime. Takohet me Migjenin para se të niset (1937), dhe pastaj me të mbërrirë n'Athinë merr anijen për në Francë, Marsejë; anija i ra përreth Mesdheut (Izmir, Xhafa, Aleksandri, Tripoli). Mbërrin në Marsejë, dhe gjen në Paris Llazar Fundon e Ali Kelmendin. Merr direktivat nga një "shok" serb që mbante si nofkë "Robert". Dhe caktohet kryetari i grupit prej 113 që u nis për n'Albacete ku ishte qëndra e Brigadave Internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës “Garibaldi” në Spanjë, shkon për në Kuintanar de la Republica. Merr pjesë në Mbledhjen e Shkrimtarëve Antifashistë në Valencia, ku ishin dhe Ernest Hemingway, Pablo Neruda, etj. Lëviz nga Estremadura, Aragona, Gondez e mandej prapë në Francë, ku herë në Paris e herë në Grenoble i financuem nga Ndihma e Kuqe Internacionale i veshur me petkun dhe karizmën e interbrigadistit (vullnetar me brigadat internacionale) u ngarkue me agjitacionin në rininë universitare të Grenoble. Hyn n'Itali nga fundi i '39. Pas 1 mijë e ca ditësh kthehet n'atdhe sepse Kominterni kishte porositë me i çue legalisht ose jo të gjithë komunistët në vendet e tyne. Kthehet në Dhërmi dhe mendon pajtimin me Dukatin - hasmëri të vjetra. Në Vlonë nis e harton trakte, shqip e italisht, kundra fashizmit. E burgosin, në Vlonë, në Tiranë (maj 1940)... mbas marsit 1942 e nisin për Itali, Palermo e Ustikë. Shkruan "Një natë e dy agime", poemat "Nase labi", "Horizonti në kuletë", "Parada e të uriturve", romanet "Kodashi", "Rrugëve të luftës"; "Nisja pa mbarim", "Bija e kapitenit"... Pas çlirimit te jugut t'Italisë nga forcat aleate Anglo-Amerikane çan burgun së bashku me të burgosur tjerë dhe kalon në zonat e çliruara Italiane. 1944 arrestohet nga gjermanët dhe po atë vit kthehet në Shqipëri. Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin '44 kthehet ne Shqiperi duke organizuar edhe ardhjen e gati 300 Shqiptarëve tjerë në kohen kur Shqiptarët kishin mbetur pa kurrfarë organizimi. Është në Shkodër në shtëpinë e Nush Topallit, kur Shkodra bastiset nga trupat serbe. Tek "Retë dhe gurët" citon N.Spirun që i thoshte se Shqipëria kishte material të mjaftueshëm jo vetëm për të dhe për kushedi sa vjet,- bollëk ky që bënë të mundur tregtarët shqiptarë nën okupacionin italian e pastaj gjerman, ngaqë pushtuesit kishin nevojë për material. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës "Bashkimi" në Tiranë nga 1945-1947, nga një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë vijës së partisë, (shkruan se Hysni Kapo e shpëton nga pushkatimi) lirohet më 15 maj 1950. 1957 mësues në teknikumin “8 Nëntori”. Boton "Hasta la vista" - 1959. 1973 i hiqet e drejta për botim. Më 1975 i fusin në burg të birin. Romani "Çuka e shtegtarit" - 1980 si direktivë për autokritikë nga Partia; por s'ia pranuen e nuk u botue. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t'i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë aso kohe nga jashtë, kryesisht nga Beogradi. 27 dhjetor 1991 vdes dhe varroset sipas amanetit pa ceremoni.

Vepra

Në kulturën dhe letërsinë kombëtare Petro Marko është personalitet i përmasave të mëdha me shpirt e mendje të paluhatur para çdo stuhie. Ata që kanë njohur nga afër Petro Markon, kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një besim madhor ndaj njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e tillë mund ta përballonte ndeshjen sy më sy me vdekjen, që ai përjetoi aq shumë herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë ngrihej në këmbë ai do ta niste nga e para luftën ndaj së keqes po me atë forcë besimi, po me atë rrezatim mirësie. Të tillë e ndjen lexuesi Petron në romanet "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit", ku rruga e tij jetësore e asimiluar artistikisht, është aq e pranishme. Në vitet '70 ai do të shkruajë romanin "Një emër në katër rrugë", ndërsa periudhën e vështirë të jetës së tij në ishullin e Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të rëndësishëm "Nata e Ustikës". Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij të parë "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit" në vitet '60 është një kthesë e vërtetë në historikun e shkurtër të romanit shqiptar. Dhe nuk është fjala për rrumbullakësimin e një përvoje krijuese, por përkundërazi për ndërprerje dhe dalje nga një përvojë e shartuar jonatyrshëm në rrjedhat e letrare shqiptare, ishte një synim që rrëfimi romanor, pjesërisht në vitet '40, '50, do të çlirohej dhe të hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.
Krahas kësaj prirjeje të brendshme që kanë të dy romanet e përmendur përballë veprave të të njëjtit zhanër të deriatëhershëm, këto vepra qëndronin superiore edhe si artikulim artistik. Dhe pikërisht për natyrën e risive, për natyrën që pretendon ndryshime të vërteta të vlerave letrare. të gjitha veprat e Petro Markos u pëlqyen dhe u kërkuan nga lexuesi.
Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës. Këtë bërthamë të brendshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar në tërë veprat e tij. Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara. Në vitin 2000, e shoqja Safo me të bijën Amantia, botojnë "Retë dhe gurët - Intervistë me vetveten", autobiografik ku Petro Marko plak merr në pyetje një version më të ri të vetvetes; libër ky që i kishte mbetur dorëshkrim dhe e kishte dëshirë t'a botonte. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003 dekoroi Petro Markon me Urdhrin "Nderi i Kombit".

Tituj të veprave

Hasta la vista (1958) [1]
Qyteti i fundit (1960) [1]
Një emër në katër rrugë
"Ara në mal" - roman [1][2]
Nata e Ustikës (1989) [1]
Shpella e piratëve- roman [1][3]
Vepra autobiografike
"Horizont" - roman [4]
Fantazma dhe plani 3+4
Çuka e shtegtarit
Një natë dhe dy agime
"Stina e armëve" - roman [5]
"Halimi" - roman [6]
"Tregime" - tregime [7]
"Gazetari, mbreti e uria" - - roman [8]
"Retë dhe gurët" - 2000
Ultimatumi - 2002
Tregime të zgjedhura - 2003
në Luftën e Spanjës, si luftëtar në brigadat internacionale. Pas Luftës së Spanjës, gjatë kthimit për në Shqipëri, ai do të ndeshet dhe do të marrë pjesë në shumë beteja antifashiste nëpër Evropë.

Mirënjohjet

“Mjeshtri i Madh i Punës” - 1998
“Penda e Artë” - 2000
“Qytetar Nderi i Vlorës” - 2002
Urdhri "Nderi i Kombit" në vitin 2003
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Petro Marko
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Natasha Lushaj: Censurimi i tretë i Petro Markos, studim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: