Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2017-2018
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Nëna TEREZA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13334
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Nëna TEREZA   27th September 2011, 13:37

Përmendorja e Nënës Tereze në Prishtinë

Qytet i Vatikanit, 17 gusht 2002 (QIKSH Albeuropa - ENGJËLL KOLIQI)


Siç kanë bërë të ditur burimet zyrtare të Selisë së Shenjtë në Vatikan, Ati i Shenjt Gjon Pali i Dytë, pas shqyrtimit të mbi pesëmijë faqe dëshmishë mbi jetën, veprën dhe mrekullitë e Gonxhe Bojaxhiut - Nënës Tereze, ka vendosur që më 13 tetor 2002, në Bazilikën e Shën Pjetrit ta shpall shenjtëreshë këtë bijë shqiptare, të cilën mbarë bota e njohu dhe e quajti Nënë.

Murgesha e vogël, me zemër të madhe - Nobeliste e Paqes dhe Simbol i Dashurisë për të varfërit, të sëmurët dhe të lënët, me nderimet më të larta të hierarkisë katolike në Selinë e Shenjtë, vetëm pesë vjet pas vdekjes fizike do të shpallet shenjtëreshë, thonë burimet e Vatikanit, duke e cituar vetë Atin e Shenjt - Gjon Pali i Dytë, me rastin e marrjes së këtij vendimi historik, që shënon rekord të ri në beatifikimin e të lumturtuarve - shenjtërimin e të merituarve.

Në arsyetimin e këtij vendimi historik për beatifikimin e Bijës Shqiptare - Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në mbarë botën si Nëna Tereze e Dashurisë, përmenden edhe 122 mirënjohje ndërkombëtare, përveç Çmimit Nobel për Paqe, më 1979, si dhe disa mrekulli, të cilat vështirë mund të shpjegohen edhe shkencërisht.

Komisioni Kishtar për beatifikim, pasi ka shqyrtuar 80 volume me 113 dëshmi e 35.000 faqe të shkruara me akte nga jeta dhe vepra e Shenjtëreshës Shqiptare, ka përgatitur materialin sintezë nga jeta, vepra dhe mrekullitë e Nënës Tereze, në ekstraktin 5000 faqesh të shkruara dhe pas analizimit të tij, Papa ka marrur vendimin për shenjtërimin zyrtar të Gonxhe Bojaxhiut.

Populli Shqiptar ndjehet krenar për bijën e tij, që ishte gruaja më e madhërishme e botës e shekullit XX. Është pra një nder dhe një privilegj i madh për të gjithë ne, shenjtërimi i Nënës Tereze, të cilën mbarë bota e quan nënë. Le të marrim pjesë edhe ne në këtë shenjtërim - dikush fizikisht e të gjithë shpirtërisht. Le të bëjmë secili nga ne diçka të vlefshme për dashurinë njerëzore.
Ta ndezim dashurinë e vërtetë ndaj njëri-tjetrit e ndaj njerëzimit mbarë, sipas shembullit dhe mësimeve të Shenjtëreshës Sonë. GËZUAR !!!


Edituar për herë të fundit nga Gashi në 6th October 2011, 13:09, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13334
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Nëna TEREZA   27th September 2011, 13:37

Nene Tereza(Gongje Bojagji) u be nena e tere botes.Qindra politikane ishin teper te lumtur kur takohishin me kete nene te madhe megjithese Shqiperia komuniste e diktatorit me antishqiptar te shekujve ia mbylli dyert e vendlindjes madje arriti deri atje qe ta quante eshe shtige,e tmerrshme por nje realitet i vertete komunisr.Por prapeseprape nena jone e madhe nuk i shau por iu lut zotit qe mortaja komuniste te shtrihej në shtratin e vdekjes.Dhe ajo kur mori çmimin e madh Nobel per paqen me krenari te madhe tha se është Shqiptare(megjithese enver satrapi ia kishte ndaluar hyrjen ne atdhe)


ja çfare tha Nene Tereza kur mori çmimin Nobel:

" Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar dhe luti Zotin që paqa dhe dashnija e tij të jetë në zemrat tona në çdo familje"*...
_Nëna Tereze____________________
* Me rastin e pranimit të Shperblimit Nobel për Paqe në Oslo, 10 dhjetor 1979.*POROSIA E NËNËSDuaj të tjerët, ashtu si Zoti
të donë Ty.
Mbaje në mend.
Puna e dashurisë,
është puna e paqës.
Zoti u bekoftë!N. Tereze
Dashuria fillonë në familje.*



Jeta është mundësi, përfito nga ajo.
Jeta është e bukur,adhuroje.
Jeta është ëndërr, jetoje.
Jeta është sfide, perballu me te.
Jeta është loje, luaje.
Jeta është detyre, plotesoje.
Jeta është e shtrenjte, vleresoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, shijoje.
Jeta është mister, zbuloje.
Jeta është dhimbje, sfidoje.
Jeta është kenge, kendoje.
Jeta është tragjedi, shmangiu.
Jeta është fat, perfito.
Jeta është aventure, kujdes.
Jeta është shume e çmuar, duaje.
Jeta është lufte, mesohu dhe me te.
Jeta është jetë, lufto për të..."
________
Nëna Tereze


Te shkruash per nene Terezen nuk ka mbarim por ajo eshte dhe ngelet nje nder figurat me te shdrishme te historise kombetare nena e dashtun e tere botes siç e quajti i madhi Bill Clinton.Ndaj desha te di nga ju(sepse une dhe bota e ka dhene vleresimin e saj) a duhet ta vleresoje me teper qeverite ne Tirane,Kosove dhe Shkup (sepse atje ka lindur) nenen tone te madhe?Apo te ndjeik me pak ndryshime rrugen e enver diktatorit.Sigurisht eshte ne nderin e kombit sepse se shpejti ajo do te shpallet ''SHENJTORE'' pra shenjtorja e pare shqiptare..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13334
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Nëna TEREZA   27th September 2011, 13:37

Presidenti Rugova: Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Tereze nga një femër shqiptare u kthye në një nënë të rruzullit tokësor




Prishtinë, 6 shtator - Me një akademi të veçantë në Teatrin Kombëtar në Prishtinë përfundoi manifestimi përkujtimor "Ditët e Nënës Tereze", i cili u mbajt nën patronazhin e Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Në këtë akademi morën pjesë krerët e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Akademinë e hapi Dom Lush Gjergji që njihet si biograf i Nënës Tereze. Ai tha së Nëna Tereze është një përfaqësuese e denjë e popullit shqiptar. Ajo i fali dashurinë dhe humanitetin e saj tërë njerëzimit.
Ndërkaq, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, duke folur rreth figurës së Gonxhe Bojaxhiut - Nëna Tereze, tha se ajo nga një femër shqiptare u kthye në një nënë të rruzullit tokësor. Ai theksoi se Nëna Tereze është themeluese e filozofisë humanitare. Në vijim presidenti Rugova tha se Nëna Tereze është në zemrën e të gjithë kosovarëve të cilët krenohen që është edhe nënë e njerëzimit. "Në këtë pesëvjetor të kalimit të saj në përjetësi ne lutemi me besim të plotë se do të vazhdojmë veprën e Nënës Tereze dhe do të mësojmë nga filozofia e saj e dashurisë që të kemi gjithmonë liri, pavarësi dhe dashuri mes vete dhe me popujve të vendeve të tjera", tha veç tjerash presidenti Rugova.
Ndërkaq, rreth orës 20.00 shumë qytetarë të Prishtinë ndezën qirinjë para Teatrit Kombëtar në procesionin "Drita e paqes" që bëhet në prag të shpalljes së Nënës Tereze shënjtëreshë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13334
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Nëna TEREZA   27th September 2011, 13:38

Shkruan: ENGJËLL KOLIQI)

Manifestimi ka filluar të premten, më 20 shtator, me orën letrare të nxënësve të Shkolës Fillore «Dom Mikel Tarabulluzi» dhe me një program kulturo-artistik të fëmijëve, në bashkëpunim me Shoqërinë Kulturore Artistike «ZËRI I KARADAKUT». Juria, çmimin e parë për poezi ia dha nxënëses së klasës së III - Mariana Pera.


Të shtunën e 21 shtatorit, që në orët e hershme të mëngjesit, të gjitha rrugët që hynin në Stubëll ishin përplot me shtegtarë, nga mbarë Kosova e edhe më gjerë, që ia kishin mësyrë këtij manifestimi. Oborri i Kishës së Vjetët (Muze i Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë) ishte i vogël për t`i nxënë të gjithë pjesëmarrësit, që ishin disa mijëra - shkencëtarë, profesorë, shkrimtarë, artistë, studentë, punëtorë, nxënës - burra e gra, pleq e të rinj.

Programi ka filluar në ora 10, me Tribunën shkencore, ku kumtesat e veta i lexuan shkencëtarë profilesh të ndryshme. Prof. Dr. Shefki Sejdiu ka ligjëruar mbi zanafillën, lashtësinë, toponomastikën dhe zhvillimin historik të Stubllës; Dr. Izber Hoti ka ndritur shumë aspekte mga jeta dhe veprimtaria shumë e frytshme e patriotit të këtyre anëve e luftëtar i palodhshëm për Shqipërinë Etnike - Hysen Tërpeza; Dr Rexhep Munishi ka trajtuar lojën e filxhanave në Trevën e Karadakut, kurse kumtesën mbi jetën dhe veprën e terrorin komunisty mbi priftin stubllas Dom Dedë Ramaj, që e kishte përgatitur i ndjeri Hysen Matoshi (ka ndërruar jetë dhjetë ditë para manifestimit) e ka lexuar Prof. Dr. Engjëll Sedaj. Pastaj artisti i mirënjohur - Lind Bobi ka ekzekutuar pika të vlefshme muzikore, me kitarë.

Në ora 11 ka filluar kremtimi i Meshës shenmjte, për shpirtin e Dom Mikelit dhe të të gjithë pishtarëve të arsimit kombëtar, udhëhequr nga ipeshkëvi i Kosovës Imzot Mark Sopi, i cili ia ka ftuar të pranishmit dhe mbarë popullin tonë, që të jemi gjithmonë në frontin e përbashkët të luftës e të punës, për të mirën e kombit dhe të njerëzimit përgjithësisht. Leximet në meshë i ka bërë artisti i mirënjohur Bislim Muçaj.

Takimet i kanë përshëndetur përfaqësues të Qeverisë së Kosovës (Ministrisë së Kulturës), përfaqësues të pushtetit rajonal të Gjilanit dhe të pushtetit komunal të Vitisë. Kanë përshëndetur edhe: përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë në Kosovë - Z. Petraq Pojani, përfaqësues të Trupave Mbrojtëse të Kosovës e bashkëluftëtarë të heroit tonë Agim Ramadani dhe përfaqësues të Diasporës Shqiptare, nga Gjermania, SHBA-të, Italia e nga Zvicra. Janë lexuar edhe përshëndetjet e dërguara përmes postës elektronike: nga Lidhja Shqiptare në Botë - dega në Zvicër, e nëshkruar nga kryetari Ali Nikoliqi e nga sekretari - Nazmi Jakurti, ajo nga Lidhja Shqiptare në Botë - dega në Itali, e nënshkruar nga kryetari Xhafer Berisha, si dhe përshëndetjet e veprimtarëve të denjë të Mërgatës Shqiptare: Vitore Stefa-Leka (Nënë Tereza e Triestës), Mimoza Ahmeti, Ermira Hoxha, Anila Grori, si dhe përshëndetje të shoqatave shqiptare e Arbëreshe, nga Roma, Kozenca, Firenca, Lecco, Milano e nga vise të tjera të Italisë, të përcjellura nga veterani i Mërgatës Shqiptare në Itali - Z. Sejdi Jakupi (nga Mushtishti), i cili u falënderua publikisht. Mirëpo përshëndetja që shkaktoi emocione te të gjithë të pranishmit, ishte ajo e veteranit mbi 90 vjeçar të arsimit tonë - Z. Mehmet Gjevori.

Pastaj manifestimi, që sivjet shënoi edhe tre jubile: 90 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, 60 Vjetorin e Lindjes së kryepoetit kosovar Ali Podrimja dhe 30 Vjetorin e botimit të librit të parë poetik (Gallatea) të shkrimtarit stubllas - Isak Ahmeti, ka vazhduar me Orën e Madhe Letrare, që tashmë është tradicionale dhe mbahet nën emrin e Heroit tonë - Agim Ramadani. Në këtë orë letrare, poezitë e tyre i kanë lexuar këta poetë: Agim Gjakova, Ibreahim Kadriu, Sali Bashota, Haxhi Vokshi, Zejnullah Halili, Milaim Zariqi, Gjon Gjergjaj, Zanita Halimi, Miradije Ramiqi, Demir Behluli, Ramadan Mehmeti, Fatime Ahmeti, Sabit Rrustemi, Vilson Culaj, Veli Veliu, Aziz Mustafa, Xhevat Emërllahu, Zana Pira, Fatos Rushiti, Frrok Kristaj, Hida Halimi, Rabie Hoxha, Jusuf Lushtaku, Naime Beqiraj, Marie Nikolla dhe Engjëll Koliqi.

Meqë të gjitha poezitë ishin të mira, juria (Ali Podrimja, Sarë Gjergji e Pren Buzhala) e pati vështirë t`i shpallë më të mirat, mirëpo - megjithatë me meritë - Çmimin AGIM RAMADANI ua dha poetëve Sali Bashota (300 Euro) e Agim Gjakova (200 Euro). Këshilli Organizativ i Takimeve të Dom Mikelit, me rastin e 60 Vjetorit të lindjes, poetit Ali Podrimja ia ka dhënë një çmim special, me vlerë - 500 Euro, ndërkaq poezi nga kryepoeti ka recituar artisti Bislim Muçaj. Isak Ahmeti ka lexuar poezinë "Gallatae", nga libri me të njëjtin titull, i botuar 30 vjet më parë (1972).

Programin kulruro-artistik e ka hapur SHKA "ZËRI I KARADAKUT" nga Stublla, me një këngë kushtuar Shenjtëreshës Sonë - Gonxhe Bojaxhiu // Nëna Tereze dhe me një potpuri këngësh popullore. Pastaj e Madhja Shkurte Fejza i ka emocionuar të pranishmit me këngët për heronjt tanë legjendarë (Adem Jashari e Gjergj Kastrioti - Skënderbeu). Pastaj ka kënduar këngëtari i mirënjohur Naim Abazi e në fund - me dy këngë janë pasraqitur anëtarët e Ansamblit "GURRA" nga Gjilani, të cilët kanë vazhduar me një seri vallesh popullore, duke i bërë kështu qindëra të pranishëm të vallëzojnë së bashku.

Në fund, për të gjithë të pranishmit është organizuar një koktej freskues.

Manifestimin tradicional "Takimet e Dom Mikelit 2002" e kanë përcjellur dhjetëra redaksi të massmediave elektronike dhe të shkruara. Radiotelevizioni i Kosovës "RTK", Radiotelevizioni 21 "RTV21" dhe Radiotelevizioni Iliria "RTI" nga Vitia kanë dhënë emisione speciale kushtuar këtyre takimeve, për të cilat ka shkruar pothuajse i gjithë shtypi në Kosovë e më gjerë.

Këshilli Organizativ ka falënderuar përzemërsisht Shërbimin Policor të Kosovës, për ndihmën e madhe në zhvillimin normal të manifestimit.


-------nga shtypi------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13334
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Nëna TEREZA   27th September 2011, 13:39

FLET SHKRIMTARI QE TAKOI DY HERE SHENJTOREN

Nënë Tereza si Skënderbeu
Zhiti: Ja argumentet e origjinës shqiptare


--------------------------------------------------------------------------------

Migena Hoxhalli

TIRANE

Përgjithësisht shqiptarët nuk dinë shumë për Nënë Terezën", thotë shkrimtari Visar Zhiti, teksa e pyet për shënjtoren me origjinë shqiptare, të cilën shteti maqedonas po tenton ta ketë për vete. "Natyrisht nuk është faji ynë. Eshtë një e kaluar e tmerrshme ateiste e Shqipërisë, kur mëshira konsiderohej si një dukuri borgjeze. Vendi ynë udhëhiqej nga doktrina e luftës së klasave, e konsideruar si motor i historisë", vazhdon ai. Sipas Zhitit, gjithkush ka të drejtën e botëkuptimit të vet, por ne ishim të indoktrinuar nga një agresivitet ndaj alternativave të tjera, të cilat jo vetëm nuk i pranonim, por dhe i dënonim. Me një zanafillë të tillë Nënë Tereza ishte e vështirë të kuptohej dhe të besohej. Gjatë kësaj kohe, pra, kur vendi ynë udhëhiqej nga kjo doktrinë, vepronte paralelisht edhe Nënë Tereza, duke arritur të bëhej gruaja më e njohur e planetit. "Edhe duke qenë e tillë, dëshira e saj, e vërtetuar kartecipërisht, thekson shkrimtari, ishte të prekte tokën shqiptare. Shqipëria në atë kohë ishte e mbyllur dhe Nënë Terezës nuk i jepej vizë të vinte në shtëpinë e saj të takonte nënë dhe motrën që kishte këtu. Pas '90-ës asaj iu lejua të vinte lule mbi varret e tyre, të cilat ndodhen në varrezat e Kombinatit".

Ku qëndron keqkuptimi?
"Nënë Tereza ka lindur në Shkup. Babai i saj ka qenë nga Prizreni ndërsa nëna nga Gjakova. Ajo ishte një familje katolike e zbritur në Shkup, ku dhe lindi Nënë Tereza, i cili sot është kryeqyteti i shtetit artificial të Maqedonisë", shpjegon Zhiti, i cili ka patur rastin ta takojë dy herë atë. Këto që po thuhen sot për Nënë Terezën ndodhin pasi "Maqedonia sot është një shtet më serioz se i yni, që punon shumë më tepër se ne për kulturën". Sipas Zhitit, Maqedonia njihet në botë si shtet vetëm prej poezisë, pasi çdo vit atje zhvillohet Festivali ndërkombëtar i Poezisë në Strugë, një ndër më të mëdhenjtë në Europë, ku marrin pjesë emra të njohur të poezisë botërore, deri dhe nobelistë. Nënë Tereza lindi në Shkup kur Maqedonia nuk ekzistonte. Atëherë kur Shkupi ishte pjesë e njërit prej sanxhakëve të Shqipërisë nën Perandorinë Turke. Ajo lindi në një qytet shqiptar, nga një familje shqiptare. Maqedonia u themelua si shtet nga Titoja, pas Luftës së Dytë Botërore, në 1947.


Ka ndodhur edhe kështu
"Meqënëse u bë e famshme, duke zgjedhur misionin për t'i shërbyer më të varfërve të botës; pasi i jepet çmimi Nobel më 1979; pasi bëhet kështu e famshme, secili prej vendeve ballkanike kërkoi ta kishte të vetën". Sipas Zhitit, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Skënderbeun. "Madje, jo më larg se para 6 apo 7 vjetësh, në një enciklopedi angleze Skënderbeu trajtohet si udhëheqës serb. Shtetet rreth nesh bëjnë ç'është e mundur t'i mbrojnë, pse jo dhe të shtojnë figurat e shquara, ndërsa ne harrojmë të mbrojmë edhe ato që kemi". "Nënë Tereza është shqiptare, thekson me bindje Zhiti. Këtë e ka pranuar vetë ajo dhe gjithë biografët seriozë që kanë shkruar për të. Një prej tyre është dhe biografia italiane Zambonini, e cila e ka njohur nga afër Nënë Terezën. Në bio-grafinë që ajo ka shkruar për Nënë Terezën dhe jep dëshmira të gjakut dhe të të folurit të saj shqip".



Ja pse eshte shqiptare NENE TEREZA

- Nënë Tereza nuk ka qenë asnjë ditë maqedonase. Ajo dispononte tre nënshtetësi: shqiptare, indiane dhe atë italiane (pasaportën e Vatikanit). Gjithashtu ka qenë qytetare nderi në shumë vende të botës.
- Kur ajo mori çmimin Nobel në dhjetor të vitit 1979 në Oslo, ajo bëri një përshëndetje në gjuhën shqipe për të gjithë shqiptarët. Fjalët e saj janë të dokumentuara dhe bëhet fjalë për rreth 12 rreshta. Për shëndetja fillon me fjalinë: "Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar…"
- Gjatë një takimi me një argjipeshkv shqiptar ajo është shprehur: "Si shumë po vepron qoftëlargu në viset tona".
- Ndërsa një nip i saj, djali i të vëllait, Lazarit, i cili pas Luftës mbeti në Itali, tregon: "Halla (Nënë Tereza) gjithë kohës fliste shqip me babain".
- Emri i saj i vërtetë ishte Gonxhe dhe mbiemri Bojaxhiu. Nënë Tereza ishte pseudonim i saj, emër pune, zgjedhur për nder të shenjtores spanjolle të Mesjetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13334
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Nëna TEREZA   27th September 2011, 13:40

KUMTI I NËNË TEREZËS:

"NGA GJAKU DHE ORIGJINA JAM SHQIPTARE"

Kur mori çmimin NOBEL, Nënë Tereza deklaroi

se: " Nga gjaku dhe origjina, jam shqiptare". Ky është argumenti absolutisht i pakontestueshëm, që ua mbyll gojën të gjithë horrave, të shiturve dhe delirantëve të madhështisë të marrëzisë së rreme.

1.

Duke përjetuar vargjet lapidare të poetit të kombit Naim Frashëri: " Ti Shqipëri më jep nder/ Më jep emrin shqipëtar" do të thosha se figura e NËNË TEREZËS me inkandeshencë potente percjell kumtin e krenarisë për çdo shqiptar, kur thotë se " Nga gjaku dhe origjina jam shqiptare "

Çdo shqiptar dhe shqiptare, kur nga goja e saj, dëgjon këtë postulatë, e ndjejnë veten krenarë që janë nipër e stërnipër, mbesa e stërmbesa të Nënë Terezës, kësaj shqiptareje të Madhe, me fame botrore.

2.

Shpallja e Nënë Terezes SHENJTORE nga Vatikani, do ta supërdimensionojë figurën e saj si simbol i humanizmit, dashurisë, ngritjes shpirtërore dhe sakrificës : gjithçka në shërbim të njeriut, gjithçka për njeriun, gjithçka për të varfërit, të sëmurët, për t'u dhënë forcë, besim dhe guxim për të jetuar dhe për ta mundur të keqen.

Ky do të ishte edhe një mesazh i madh universal që i drejtohet së pari shqiptarit dhe gjithë botës e qytëtërimit, që gjithçka të orientohet kah humanizmi, mirëkuptimi, harmonia, për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të virtytshme, më të qytetëruar.

3.

Shqiptar ! Merr pak lavdi nga lavdia e saj, pak virtyte nga virtytet e saj, pak mirësi nga mirësitë e saj, pak humanizëm për të mjerët dhe të varfërit nga humanizmi i saj, pak sakrifica nga sakrificat e saj, pak guxim nga guximi i saj që, të bëhesh më i mirë, më njerëzor, më i qytetëruar, më i virtytshëm, duke u orientuar kah njerëzorja, dashuria dhe guximi për të triumfuar mbi të keqen.

4.

Zoti, nga gjiri i popullit shqiptar, përcaktoi këtë bijë të tij, të gjitet lart në qiejt e shënjtërisë universale, si simbol i pastërtisë, përkushtimit total dhe dashurisw ndaj njerëzimit, modeli më i përsosur human.

Nga një popull i vogël doli një shenjëtore e madhe e tërë planetit.

Dhe ne krenohemi që jemi shqiptar!

5.

Po, ka ca horra, të shitur e delirantë të madhështisë së marrëzisë së rreme, që prej disa vjetësh, të frymëzuar nga djalli, kanë lënë udhën e Zotit dhe, pështyjnë mbi figurat e ndritura të kombit shqiptar që nga Skëndërbeu e Isamil Qemali e gjer te Nënë Tereza.

Këta bastardë të kombit shqiptar, në një marrëvshje të heshtur e djallëzore, kanë krijuar një rrymë antikombëtare në " emër të kombëtarizimit ", duke pështyrë, hedhur baltë e blozë, ndaj figurave të ndritura historike të lavdisë e krenarisë kombëtare duke pështyrë e hedhur pilula të helmatisura ndaj figurave historike që janë krenaria e kombit tonë ndër shekuj.

* * *

Përpjekjet mjerane të tyre për të çmitizuar lavdinë dhe krenarinë kombëtare, i radhit ata në një front me akademikët sllavo‑maqedonas, vllaho‑maqedonas, me shovinistë antishqiptarë primitivë që u ka mbetur sahati në fillimet e shekullit që lamë pas. Por megjithëse pështyma, bloza dhe balta që ata hedhin bie mbi kokat e tyre e, lavdia e figurave të kombit nuk pëson asgjë, përsëri përbuzja dhe neveria e të gjithë shqiptarëve do të ishte shpërblimi që ata meritojnë dhe, duhet t'u jepet.

6.

Shqiptar ! Kudo ku të shkosh në botë, ec me kokën lart, si nip e stërnip, si mbesë e stërmbesë e Nënë Terezës dhe bota e qytetëruar do të të ndjejë dhe do të të nderojë.

Po kur të thuash se je nip e stërnip, mbesë e stërmbesë e Nënë Terezës, duhet më parë të rrëfehesh përpara vetes dhe përpara Zotit e, të bësh pastrimin: djallin që ke brenda ta nxjerrësh dhe, jo t'i japësh udhët e arratisjes, por ta mbysësh në puset më të thella, në ujrat e Ferrit.

Ka shumë djaj brenda vetes shqitari i lig...

Është një kategori horrash e horrucësh, aventurierësh e maskarenjësh, simbol të amoralitetit, që kanë futur djallin brenda dhe kanë nxjerrë virtytet jasht vetes, në ankand...

Këta monstra, orvaten t'i ngrenë lavdi vetëvetes pa merita, duke përdhosur lavdinë e të lavdishëmve, të atyre që kanë hyrë në panteonin e krenarisë kombëtare.

7.

Do të mjaftonte qoftë edhe vetëm episodi që rrëfen kardinali Pio Laghi, njeriu që më shumë se kushdo, sipasPëllumb Xhufit, e ka njohur dhe i ka ndenjur pranë Nënë Terezës, i cili thotë se : në një ditë maji të vitit 1991, Nënë Tereza vizitoi sanktuarin e Zonjës së Këshillit të Mirë në Genazzano, afër Romës. Në këtë kishë të shenjtë për shqiptarët, ruhet ende akoma ikona e Shën Mërisë, që dikur zbukuronte altarin e katedrales së Shën Stefanit në Shodër dhe që pas pushtimit turk, më 1478, të ikurit shqiptarë e sollën me vete në tokën italiane. Pio Laghi, sipas Xhufit, duke vazhduar rrëfimin thoë se Nënë Tereza pasi përfundon lutjet para ikonës së Madonës, iu drejtua asaj me një zë të rëndë, që kardinalit i ishte dukur si një urdhër: " And noë come back to Albania" ( Dhe tani kthehu prapë në Shqipëri ).

Nuk thotë as ktheu në Maqedoni, as në Rumani, as ne Sërbi apo gjetkë, por në Shqipëri bijë e së cilës ajo është.

Çdogjë tjetër jasht kësaj kuptimësie është gënjeshtër, mashtrim, e pavërtetë.

8.

Shqiptarë! Dita e bekuar po afron: shenjtërimi i Nënë Terzës, shqiptares së Madhe.

Le të buçasë zëri ynë kudo në glob: Jemi krenarë që jemi shqiptarë, që jemi bashkëkombas me Nënë Terezën me gjak të kulluar ariani, e cila është edhe nëna e të gjithë njerëzimit, SHENJËTORJA e tërë PLANETIT.

Dita e kremtimit të shenjtërimit le të jetë kryefestë e kryefestave, si dita më e ndritur, ku krenaria kombëtare NËNË TEREZA, ngjitet në panteonin e lavdisë së
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13334
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Nëna TEREZA   27th September 2011, 13:41

BERLUSKONI: TE PERKULEM O NENE E MADHE E BOTES!

Nga Shkupi Zenepe Luka

Intelektuale nga Shqiperia, moren rrugen per tek shtatorja e Nene Terezes e vendosur ne nje nga lagjet e Shkupit. E derdhur ne bronz, ashtu e perkulur pergjysme, dukej sikur do te na ulte ne prehrin e saj te gjere sa vete ndjenja e humanizmit qe e karakterizoi gjithe jeten. Buqeta lulesh te fresketa, puthje mbi shtatoren dhe mall per shqiptaren e madhe, tek e cila shkuam te marrim bekimin. Gjuha e mbishkrimit, zemerimi i grave dhe sfida e nenkryetares se Parlamentit. Stopjan Tremcevski, gazetari i radios maqedonase, eshte njeriu qe sherben si ciceron prane statujes, dhe me tej ne dhomen e vogel ku shpalosen vlerat e medha te nobelistes shqiptare. Nje tjeter gazetare shqiptare po ne kete radio shpjegon se kolegu i saj maqedonas eshte njeriu i apasionuar dhe qe ka germuar per jeten e Nene Terezes, duke ndihmuar edhe Vatikanin. Ai shpjegon se eshte kuptimplote fakti qe shtatorja eshte vendosur prane kulles feudale te shek.XVIII dhe parku i gjelber qeteson shpirtin e saj dhe te vizitoreve qe vijne nga te gjitha anet e botes. Ai thote me tej se e ka takuar disa here Nene Terezen, ka bere intervista me te dhe se nuk resht se germuari e pasqyruari jeten e vepren e saj.



Tek shtatorja e Nene Terezes. Perse te shkruhet majka...

Njera nga intelektualet shpertheu teksa pa ne fund te shtatores te shkruhej ne gjuhen maqedonase "...majka Tereza...". Perse nuk eshte shkruar ne gjuhen shqipe Nene Tereza, ajo eshte shqiptare. Pikerisht ky moment u shfrytezua nga gazetarja e radios maqedonase per te pyetur nenkryetaren e parlamentit shqiptar Makbule Ceco, se cili do te ishte komenti i saj per mbishkrimin qe shqeteson shqiptaret.

"Per mua dhe te gjithe ne, nuk eshte mbishkrimi qe ben vlerat, te rendesishme jane vlerat qe mbart ne vetvete nene Tereza shqiptare dhe mesazhet qe percjell nobelistja e botes", thote Ceco.

Tek oda e vogel e shqiptares se madhe

Eshte nje ode e vogel, por ne ate siperfaqe prej 20 metra katror, shpaloset nje thesar i vertete. Gjithcka i perket Nene Terezes, objekte qe ka perdorur e dorezuar vete, jeta e familjes se thjeshte, qe eshte edhe vatra e humanizmit ku celi Gonxhja.

Ne faqet e murit te kesaj ode karakteristike shqiptare jane shpalosur edhe thenie filozofike te Nene Terezes, qe secila prej nesh i hodhi ne bllokun e saj.

"Na ishte nje grua me emrin Drane, e njohur ne tere gjuhet e botes si Nena Loke, ashtu sic e therrisnin femijet e saj. I kishte tre femije: 1 djale e dy vajza, nder te cilat e vogla quhej Gonxhe. Gjersa e mbante e ema, askujt nuk i vete mendja se kjo foshnje shqiptare nga Shkupi, nje dite do te pagezohet Nena e Rruzullit tokesor. Gonxhja me kohe i verviti perdet mes njerezish te cdo botekuptimi race, religjoni, per t'iu perkushtuar e tera nje terreni te vetem te quajtur...

Mjerim...

Terren ky qe lindi nenen Tereze - Nene e Globit te perthekur nga ankthet e cmendise, simbolin e paqes, dashurise dhe meshires, simbolin e virgjerise shpirterore, ne trupin e vogel te se ciles, gjeti strehim shpirti me bamires i mijevjecarit te fundit, zemra me e madhe e globit te semure nga filozofia e egoizmit dhe gabzherrit te pangopshem.

Nena Tereza qe engjelli i mbrame, hyjnesha e mbrame qe tronditi boten me sakrificen dhe vetemohimin e pashoq per te fituar e mira mbi te keqen, lumturia mbi mjerimin, pastertia mbi pisllekun, njerezorja mbi shtazaraken, hyjnorja mbi tokesoren, konkretja mbi verbalen... Nena Tereze qe shenjtorja e fundit qe jetoi mes njerezish dhe u mundua t'u mesoje atyre dhe te kultivoje tek ata shpirtin e madh, bujarine, miresine, bamiresine, dhemshurine, meshiren, altruizmin dhe virtytet me te larta me te cilat e pajisi Perendia. Ajo mbetet perjetesisht shenjtorja e vetme tokesore, qe do te vazhdoje te sfidoje edhe me tej mitet dhe Zeuset e rreme. Dhe, nese tregimi per parajsen eshte i sakte, Nene Terezes i takon aty vendi i nderit..



Prinderit e Nene Terezes

Babai ishte shume bujar, te gjitheve u ndante te holla dhe ushqim, por kurre nuk e permendte. Ai i kishte thene Gonxhes "Bija ime, kurre mos e shtie kafshate ne goje, pa e nda me te tjeret.

Mua me ka thirrur zeri i Zotit, po me siguri Ai me ka thirre. Porosia e tij ka qene tejet e qarte. Duhet t'i ndihmosh te varferit duke jetuar bashke me ta".

"Isha e vogel ne gjirin familjar kur kisha 12 vjet. Atehere se pari deshirova t'i perkushtohem plotesisht Zotit. 6 vjet kam menduar dhe jam lutur nje kohe pothuaj se nuk kisha me deshire te behesha moter.., por Zoti me zgjodhi. Zot, nese nuk mund t'u ndihmoj njerezve ne kete varferi, ne kete mjerim, ne keto varre, bej qe se paku te vdes se bashku me ta, afer tyre, per t'ju deshmuar dashurine tende- eshte thenia e nene Terezes. -Po ta gjeje nje shtepi, strehim per njerezit e mjere qe ta pushojne kryet, gjymtyret e derrmuara, se paku per nje dite.. per nje ore.. qe se paku te vdesin si njerez..."

"Shume te varfer te Shkupit apo te rrethit, e dinin deren tone. Kurre nuk ka dale askush dorezbrazet, cdo dite vinin dhe hanin buke tek ne. Ne fillim e pyesja nenen Loke. Kush jane keta njerez? Ajo me pergjigjej:

- Disa te aferm tane, disa daja. Pak me vone kur u rrita, e kuptova se keta ishin njerez te varfer, s'kishin asgje"- thote ajo.

Nene Tereza jep mesazhin

"Nder te semure duhet te jemi si rreze e miresise. Buzeqeshja jone duhet te jete gjithmone e gatshme, per cdo te semure qe e ndihmojme. Ne duhet t'u japim atyre zemern tone. Dhembja, s'ka skaj, por as dashuria. Semundja me e rende nuk eshte gerbula,

por vetmia, harresa prej te gjitheve. Ka njerez qe nuk e dine cka eshte gezimi, cka eshte dashuria njerezore, kontakti njerezor. Mjerisht numri i njerezve te tille dita-dites po rritet..."



Berluskoni shkruan: "Te perkulem o Nene e madhe e botes"

Nga dita qe eshte celur kjo ode, ne librin e pershtypjeve kane

shkruar mijera njerez, te ardhur nga te gjitha anet e botes. Njerez te varfer qe ajo u ka sherbyer, njerez te thjeshte qe e kane idhull per misionin qe kreu. Ciceroni na thote se i pari njeri qe ka celur kete bllok eshte ishte presidenti Kiro Ligorov. Ai shkruan: Nderim per gruan e shquar, nobelisten qe iu kushtua njerezimit te varfer te rruzullit. Ndersa shenimi i kryeministrit Berluskoni eshte prekes. Nen firmen e tij shkruhet: "Perkulem me nderim para teje, Nene e madhe e botes, humaniste e shquar, nobeliste e paqes".



Makbule Ceco, nenkryetare e Parlamentit shqiptar



"Rrallehere ngarkohesh me emocione te tilla sikurse ndodhi ne kete takim me perfaqesuesen e gruas shqiptare, te shenjten Nene Tereze, shembulli i miresise, figura me e madhe boterore, qe ka rrezatuar per te varferit. Ky takim do ta quaja, eshte i motivuar nga ndjenjat, nga dashuria qe ushqen cdo grua shqiptare per Nene Terezen dhe ne kemi marre bekimin e saj, qe ne emer te saj te ece gjithcka per paqen, prosperitet, zhvillim, perparim, integrim

qe afrojne popujt".

Publicisti Stefan Tremcevski.

"E kam njohur nga afer dhe e kam per nder qe t'i perkushtohem

me mish e shpirt figures dhe vepres humane te kesaj gruaje, qe tashme thirret me te drejte Nena e Botes. Vatikani, Papa, kane shfrytezuar materialet e grumbulluara prej meje dhe kemi vendosur nje bashkepunim te ngushte per te propaganduar e perjetesuar vepren e shenjtores. Askush nuk mund t'i mohoje origjinen, sidoqe

kontributi i saj eshte ne te gjithe rruzullin tokesor. Nobelistja eshte me origjine shqiptare, por tashme i perket gjithe botes dhe me te krenohemi te gjithe".







Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13334
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Nëna TEREZA   6th October 2011, 13:05

Me liro, o Zot


Me liro, o Zot,
nga deshira qe te me duan,
nga deshira qe te me lartesojne,
nga deshira qe te me nderojne,
nga deshira qe te me lavderojne,
nga deshira qe te me perparesojne,
nga deshira qe te me pyesin per keshilla,
nga deshira qe te me miratojne,
nga deshira qe te me te jem e njohur;
nga frika se jam e perbuzur,
nga frika se jam nencmuar,
nga frika se do te me qortojne,
nga frika se do te me shpifen,
nga frika se do te me harrojne,
nga frika se s’do perballoj padrejtesite,
nga frika se do te me perqeshin,
nga frika se do te jem e dyshimte!
Amen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13334
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Nëna TEREZA   6th October 2011, 13:05

Zot, kur kam urí


Zot, kur kam urí,
më nep ndokend qi ka nevojë me u ushqye;

kur kam etje,
më dërgo ndokend qi ka nevojë me pi;

kur kam të ftoftë,
me dërgo ndokend me e ngrofë;

kur kam nji keqardhje,
më dhuro ndokend me ngushllue;

kur kryqi i jem bâhet i rânde,
më bân me da kryqin e nji tjetrit;

kur jam i vorfen,
më udhëhiq te ndonji nevojtar;

kur nuk kam kohë,
më nep ndokend me ndihmue per do çaste;

kur jam i fyem,
bân qi un me pâsë dikend me levdue;

kur jam i ligshtuem,
më dërgo ndokend me i dhânë zemer;

kur kam nevojë per mirkuptimin e tjerve,
më nep ndokend qi ka nevojë per têmin;

kur kam nevojë qi te kujdesen per mue,
më dërgo ndokend per të cilin me u kujdesë;

kur mendoj vetem per vedi,
terhiq vemêndjen tême mbi nji tjeter njerí.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13334
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Nëna TEREZA   6th October 2011, 13:09


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Nëna TEREZA   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nëna TEREZA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vilhelme Vranari: Nënë Tereza, e mohuara nga Diktatura Komuniste
» E Lumja Nena Tereza
» Ajet Nuro:Nënë Tereza u përjetësua në Montreal, Kanada

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: