Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2017-2018
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Nga ditari i Gjon Nikollë Kazazit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13029
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Nga ditari i Gjon Nikollë Kazazit   27th September 2011, 13:33

Fahri Xharra | 07-08-2011
Jemi në Gjakovën e vitit 1747, ishte muaji mars, një mars i bukur por që paralajmëronte diçka të kobshme. ”Lëvizjet e shpeshtuara të ushtrisë turke që bëheshin atyre ditëve dhe netëve nga Gjakova, e drejt nga Qafa e Prushit i kishin ra në sy gjithkujt, por që të gjithë ia kishin dronë ndonjë të ligeje që mund të përgatitej. E sigurt ishte që Porta lart, qëllimisht kishte zgjedhur hapësirën e Gjakovës, Malësinë së saj, Shkodrën e deri në det për të treguar qëllimet e saj dhe sajimin e një “tampon zoneje” të tmerrit, ngase përherë aty ishin thyer lindja dhe perëndimi në paraqitjen e fuqisë së tyre”... shkruante Gjon Nikollë Kazazi në fletorët e tij të asaj kohe, të cilat na i zbardhi Jusuf Buxhovi më 1982.

“ ... Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave... O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin...”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij.

“Me keqardhje“ të thellë – thoshte Kajmekami i Gjakovës, ju lajmëroj se në Gjakovë ka shpërthyer sëmundja e rrezikshme e murtajës. Ishte, më 28 mars 1747... ( Murtaja anglisht plague, turqisht veba. Forma më e shpeshtë nga Xenopsylla cheopsis e murtajës, vjen pas një pickimi të morrit të minjve. Ajo së pari i sulmon dhe i zhduk minjtë, dhe me mbytjen e tyre, e vazhdon te njeriu. Pas një inkubacioni njëjavor sëmundja shfaqet ashpër dhe mbjell vdekje. Kjo është murtaja Bubonike.) ...Dhe qyteti i Gjakovës, që nga Pashtriku, deri te brenda Drinit, nga Nënshkëlzeni e deri te Lumbardhi i Deçanit, shpallej karantinë.

“...Unë, Gjon Nikollë Kazazi i biri i Pjetrit, dëshmoj për mënxyrën që na ka rënë mbi kokë dhe rrezikun të mbesim të shkëputur nga bota... Ky kërcënim lidhet me shfaqjen e murtajës për të cilën thuhet se është midis nesh, sado që ajo ende nuk është dëshmuar...(inkubacioni i pritur vazhdon f.xh.)... por shumëçka që këtu lidhet me sëmundjen, lë për të dyshuar se ajo është pjellë e ligësisë së robit....”

Pra, sëmundja ishte sjellë kastile që nga viset e largëta të Lindjes me të sëmurë, të shoqëruar me përcjellje po nga ata që e kanë derdhur sëmundjen. Kjo ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin apo zhvendosjen e popujve, aty ku binte kufiri në mes të dy botërave. E ngjashme kishte ndodhur në Gjakovë më 1972, kur u karantinua Gjakova me prurjen e sëmundjes së lijës (variola vera), shpërthimi fundit në Evropë i kësaj sëmundjeje. Sipas shtypit jugosllav të kohës, sëmundjen e pat sjellë një haxhi mysliman shqiptar.

“Çudë, për besë – fliste populli, çudë e madhe.

Flitet e përflitet për këtë të zezë sëmundje e kurrkund nuk hetohet”.. Kurse në të njëjtën kohë Kajmekami kërcënohej: ”Ata që dyshojnë në sëmundjen, janë armiq të Perandorisë dhe të gjithë ata që e hapin fjalën se nuk ka sëmundje dënohen pamëshirshëm” (?) Pritej me padurim dhe me imtësi të planifikuar të shfaqej sëmundja.

“Otomanët, meqenëse nuk arritën të krijojnë ‘njeriun e ri’ në këtë anë, i cili do të ishte i së ardhmes dhe si i tillë nuk do të kishte mendim të vetin, nuk do të kishte të kaluar, me një energji të pashtershme një ditë sjelljet e tij të mos shfaqeshin si pjesë e veprimit dhe e të menduarit sipas urdhërave”, shkruan Jusuf Buxhovi në librin e tij.

Murtaja ishte pjellë e strategjisë. “Tek e fundit, sëmundje ka pasur dhe gjithmonë do të ketë, pse t`ua vejmë veshin gjithaq kur ato vijnë nga i madhi që mendon për të gjitha?“ e qetësonte Kajmekami parinë e Gjakovës, në marsin e vitit 1747.

“Por, koha e duhur eci dhe sëmundja u shfaq, sëmundja nuk erdhi nga zoti por nga robi, sëmundja u shfaq sipas rendit të paraparë dhe e dinin mirë ata rrjedhën e saj”- vazhdon tutje Gjon Nikollë Kazazi në shënimet e tij. Pastaj Gjakova do të bëhej varri më i madhi në botë ku dhjetëra e mijëra të dënuar me vdekje të futeshin në të.

Qytetarët habiteshin që sëmundja paraqitej në mënyrë të përzgjedhur (selektive) nëpër mëhallë të qytetit. Kishte, vallë hile edhe aty?...

Sëmundja përhapej dhe fikej, falë gjeturisë së kundërveprimit të qetë që në të vërtetë ngërthente kundërvënien më të ashpër, jo me infrastrukturë ushtarake por me mospërfillje të urdhërave të pushtuesit.

Prurja e plakava nga Malësia që i përdornin dregëzat e nxjerra nga hunda e të sëmurit që pastaj me anë të grrithjes në lëkurën e dorës dhe fërkimit me gjakun që shfaqet, i futnin të sëmurit kundërmikrobin në trup dhe kështu i bëhej ballë sëmundjes. Plakat grrithëse ishin shpërndarë në katundet e Malësisë dhe Rekës dhe kudo i kishin grithur të sëmurët.

“Pushtuesit e dinin mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të prekin edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i tyre dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi...”, shkruan Buxhovi në veprën kushtuar Kazazit.

“Ndodhi të së djeshmes që kanë ndodhur në të nesërmen e sotme...”
-murtaja ne qytet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Nga ditari i Gjon Nikollë Kazazit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjon Neçaj: Zbulohet pasaporta e Bajram Currit
» Zef Mulaj: Ditari i shekullit tim
» Enver Gjon Mehaj: Nuk jam Kastriot Celiku por Enver Gjon Mehaj
» Fritz Rdovani: V. I. Lenin, Xhon Kenedi dhe Papa Gjon Pali II...
» Ditari i Besa Salihut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: