Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjuhe gjermane - UPPZ

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 26265
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Gjuhe gjermane - UPPZ Empty
MesazhTitulli: Gjuhe gjermane - UPPZ   Gjuhe gjermane - UPPZ Icon_minitime18th February 2011, 18:48

Nga www.uppz.net

Gjuhe gjermane - UPPZ Deutch_uppz


Në kuadër të universitetit të dytë shtetëror në Kosovë, Universitetit të Prizrenit, nga ky vit akademik do të funksionojë edhe Dega: Gjuhë Gjermane.

Studimet në fushën e gjuhës dhe letërsisë gjermane do të zgjasin 4 vjet dhe konform Deklaratës së Bolonjës do të përmbajnë gjithsej 240 ECTS (kredi). Për çdo semestër studenti do të jetë i detyruar të fitojë 30 ECTS, respektivisht 60 ECTS një vit akademik. Pas mbarimit të studimeve (në semestrin VIII), studenti përgatit një punim diplome i cili vlerësohet me 20 ECTS.

Dega e gjuhës dhe letërsisë gjermane i përfshinë disiplinat dhe fushat tematike fundamentale dhe profesionale të obligueshme dhe zgjedhore nga lëmi i gjuhës, linguistikës, letërsisë dhe kulturës gjermane, si dhe i kombinon ato me njohuri më të thella nga lëndët zgjedhore – përkthimore, mësimore ose akademike. Ato ofrojnë njohuri teorike dhe aftësi praktike, të cilat u nevojiten studentëve të kualifikohen në profesionin e tyre të ardhshëm si mësues, respektivisht si përkthyes të gjermanishtes ose t’i orientojë ata kah studimet pasdiplomike (master dhe doktoraturë) nga fusha e gjuhës, kulturës dhe letërsisë gjermane.

Programi studimor kryesisht është menduar asisoj, që të jetë në hap me zhvillimet e sotme të gjuhës dhe letërsisë gjermane dhe të jetë i përputhshëm me programet e ngjashme studimore në rajon, Evropë dhe më jerë.

Me përfundimin e studimeve të gjuhës gjermane merren titujt profesionalë: profesor i diplomuar i gjuhës gjermane dhe përkthyes i diplomuar nga gjuha gjermane, varësisht nga drejtimi i zgjedhur në vitin e tretë dhe të katërt.

Profesori i gjuhës dhe letërsisë gjermane është i kualifikuar të mbajë mësim në shkollat fillore dhe në të gjithë llojet e shkollave të mesme, si dhe në shkollat për gjuhë të huaja.

Përkthyesi i gjuhës gjermane arrin kualifikimin të përkthejë dhe interpretojë biseda gojore dhe tekste të shkruara nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
 
Gjuhe gjermane - UPPZ
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush u pranu gjuhe angleze
» Juridik - UPPZ
» Ku gjendet UPPZ?
» Pershendetje Uppz
» Forumi UPPZ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Gjuhë gjermane-
Kërce tek: